• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK: I pandehur edhe ndërtuesi Rrok Gegaj, bashkë me ish-kryebashkiaken e Tropojës (AKUZAT)

16:34 : 30/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me përfundimin e hetimeve dhe marrjen si të pandehur të ish kryetares së komanduar në detyrë të Bashkisë së Tropojës, Zyra Islamaj.

Bashkë me këtë të fundit, është marrë i pandehur edhe ndërtuesi Rrok Gegaj, teksa rasti ka të bëjë me faktin se Zyra Islamaj ndërtoi një urë me lekët e taksapaguesve për të motrën e saj.

Ndërtuesi Rrok Gegaj është marrë i pandehur për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa ish-kryebashkiakja e komanduar akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera për këtë procedim penal, rezulton se shtetasja Zyra Islamaj, aktualisht në ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Tropojë, rezulton se është përpjekur përmes një tenderi të hapur, të favorizojë ndërtimin e një ure në dobi të familjarëve të saj. Ajo ka ndërhyrë tek ndërtuesi, Rrok Gega për të ngritur urën mbi përroin që kalon pranë shtëpisë së motrës së saj. Njëkohësisht planifikoi të angazhonte edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, punonjës në Bashkinë Tropojë, për ta ndihmuar ndërtuesin. Edhe ndërtuesi, nga ana e tij, ka pohuar se ky ndërtim nuk ka qenë në procedurat e tenderimit dhe ai do t’ia bënte dhuratë Kryetares së Bashkisë Tropojë.

Prokuroria e Posaçme ka administruar materialin kallëzues, bazuar mbi një informacion të ardhur më 8.1.2025, nga Partia Demokratike, i mbështetur mbi denoncimin e bërë nga një emision televiziv investigativ në nëntor të vitit 2024.” – thuhet në njoftimin e SPAK.

Lexo edhe:

A është hakeruar sistemi i SPAK? Flet prokurori Mara

Paraqitet në SPAK kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

Rrok Gegaj është pronar i kompanisë “Rroku Guest”, e cila ka marrë tendera të majme jo vetëm nga Bashkia e Tropojës, por edhe bashkitë e tjera, si dhe Bashkia e Tiranës.

Rasti u denoncua fillimisht nga emisioni “Piranja” dhe më pas Partia Demokratike depozitoi kallëzim penal në SPAK, bazuar mbi materialin e emisionit televiziv.

Gjithçka nis me një tender të hapur nga bashkia për rikonstruksion apo ndërtim të disa urave në bashkinë e Tropojës. Ky do të ishte momenti ideal që Zyra Islamaj, të ndërhynte tek ndërtuesi Rrok Gega, për të ngritur një urë të përsonalizuar mbi përroin që kalon fare pranë shtëpisë së motrës.

Për këtë, zyrtarja e lartë e bashkisë ngarkoi teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, Agim Demiraj që të asisonte ndërtuesin duke i treguar vendin ku ka shtëpinë motra e saj dhe të ndiqte punimet, si dhe të insistonte tek ndërtuesi që ura të ndërtohej sa më shpejt.

Sapo, Demiraj kuptoi se diçka nuk shkonte, vendos të përballet me kryetaren në detyrë dhe e refuzoi. Por, pas refuzimit nga ana e tij, nisi një ”hakmarrje” nga Islamaj, duke e transferuar atë nga qytetit i Bajram Currit në fshatin Lekbibaj, 120 kilometra vajtje-ardhje nga qyteti, pavarësisht se ai kishte rreth 3 dekada punë në Bashkinë e Tropojës dhe është në prag pensoni.

Tenderi në fjalë ka pasur vlerën 145 milionë lekë të vjetra, të cilat janë paguar në llogarinë bankare të “Rroku Guest” më 29 janar 2024, ndërkohë që fatura e shitjes ishte regjistruar me datë 29 dhjetor 2023.

Zyra Islamaj mbante postin e nënkryetares dhe u komandua në krye të Bashkisë së Tropojës, pas caktimit të masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj kryebashkiakut Rexhë Byberi.

Ky i fundit është marrë i pandehur së bashku me zëvendëskryetarin AbedinKërnaja për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim. Ata akuzohen për hapjen e rrugës së re “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, totalisht ndërtim i ri i cili 80% të kësaj gjatësie kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese.

Sipas SPAK, punimet janë bërë në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore, të miratuara me vendim të Këshillit Bashkiak dhe prefektit të Qarkut Kukës, duke sjellë një dëm prej 277. 611.520 lekësh.

LEXO EDHE:

SPAK merr nën hetim kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj

Ndërtoi urë për të motrën/ PD: Kryebashkiakja e Tropojës të japë dorëheqjen, të nisë hetimi!

Etiketa: e pandehurkorrupsionkryetaremotrenRrok GegaspaktropojeureZyra Islamaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A është hakeruar sistemi i SPAK? Flet prokurori Mara

12:04 : 11/11/2025
AKTUALITET

Paraqitet në SPAK kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

09:42 : 11/11/2025
AKTUALITET

A do shkojë Balluku drejt arrestit? Ja çfarë thotë ish-prokurori

22:55 : 10/11/2025
AKTUALITET

Klodiana Lala: SPAK mund të thërrasë edhe Edi Ramën për 21 Janarin

22:25 : 10/11/2025
AKTUALITET

Hetimi ndaj Ballukut/ Shkullaku: A po shkon SPAK drejt Ramës dhe sistemit të tenderave ?

22:17 : 10/11/2025
AKTUALITET

“Nuk ka të paprekshëm”/ Spiropali me spond Ballukut: Secili mban përgjegjësi para fytyrës së vet

19:14 : 10/11/2025
Para

Pjesë e tenderit abuziv/ GJKKO dënon me 1.5 vite burg Denis Xholin, bashkëpuntorin e Lefter Allës

TË GJITHA

SHBA planifikon ngritjen e një baze ushtarake pranë Gazës

13:35 : 11/11/2025

Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, reagon Grupi Parlamentar i PD: Dhunim flagrant i të drejtave të opozitës

13:23 : 11/11/2025

Dëshmia e Elton Kilës në “Plumbi i Artë”: Më dogjën biznesin, më thanë se Dumani do të më vriste

13:13 : 11/11/2025

“Nuk e dija që Elvisi do vriste gjyqtarin”/ Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit

13:08 : 11/11/2025

“Masakër me VKM’/ Qytetarët durrsakë akuzojnë Ramën për projektin e shembjes së banesave

13:01 : 11/11/2025

PD bojkoton mbledhjen e Komisonit për reformën Administrativo-Territoriale, aleatët marrin pjesë

12:54 : 11/11/2025

Rrugët e Bulqizës kthehen në përrenj, qarkullimi rrugor futet në kolaps (Video)

12:50 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com