• Kontakt
Friday, September 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Takimi në ishullin Aruba me bosët e krimit/ Berisha thirrje Ramës: Jep dorëheqjen ose do bëjmë padi!

13:24 : 26/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Gazetari italian Nello Trocchia në në librin e tij “Të Pathyeshmit” ku në fokus janë grupet kriminale të Tiranës, flet për një takim misterioz në ishullin Aruba të Karaibeve mes biznesmenëve, narkotrafikantëve dhe përfaqësuesve të qeverisë së Edi Ramës.

E në konferencës e sotme për mediat, Sali Berisha ka folur pikërisht për takimin në fjalë, ku i kërkoi Edi Ramës që të japë dorëheqjen, si person i rrezikshëm, si bashkëpunëtor i organizatave të narkoterrorizmit ndërkombëtar, pasi sipas tij, nuk mund të jetë kryeministri i një vendi anëtari të NATO-s.

Lideri demokrat tha se avioni çarter është nisur nga Tirana, teksa shtoi se delegacionin e ka kryesuar vet Edi Rama, ndërkohë që në takim kanë marrë pjesë edhe ministra dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë.

Teksa e konsideroi ishullin Aruba, si bursa botërore e drogës dhe trafiqeve, Berisha tha se sot janë vetëm dy persona në drejtim që bëjnë takim me kartelet e drogës: Maduro i Venezuelës dhe Ramaduro i Tiranës.

Berisha paralajmëroi se nëse Edi Rama nuk jep dorëheqjen, do të depozitojnë një padi në SPAK, por do të shohin dhe ligjet ndërkombëtare, pasi me shpalljen e karteleve si organizata terroriste, mund të bëhet padi edhe në gjykatë ndërkombëtare.

Lexo edhe:

Rama takim në “Vilën 30” me Niko Peleshin dhe krerët e komisioneve parlamentare

Shkullaku: Krimi tani kontrollon shtetin, këtu mund të vritet ndonjë politikan

Sali Berisha: Jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe terrorin e narkoqeverisë mbi mediat, imponimin e saj për censurimin e zhvillimit më flagrant, e denoncimit më flagrant të lidhjes së kreut të organizatës kriminale, Edi Rama me bursën botërore të drogave, me Arubën, me takimin qeveritar famëzi të zhvilluar në Aruba. Duke shprehur një mirënjohje të pakufishme për antimafien italiane, e cila gjeti mënyrat për të informuar publikun shqiptar se, kryeministri i vendit mban lidhje qeveritare me grupet me të fuqishme të trafikut të drogës shqiptare, venezualiane. Se, Big Brother në Aruba, është Venezuela, në rrafsh me drogën. Aruba, quhet ndryshe bankers of drug mafia. Ata bosët, aty e kanë vendin. Por aty, njëkohësisht, ka dhe një mbikqyrje të madhe. Aruba, bankerët e mafies së drogës, ka si destinacion, nëpërmjet klaneve shqiptare të përcaktuara tri vende: Italinë, vendet e Beneluksit, dhe Spanjën. Aruba, çarteri për në Aruba, ku thuhet, por nuk mund të them 100%, edhe njëherë, por mjaft zëra janë se, delegacionin e ka kryesuar vet Edi Rama. Ajo që unë ju them 100%, kanë qenë ministra dhe zyrtarë shumë të lartë të qeverisë. Për këtë, po. Se pastaj, në rregjistrime, aty ku thuhet Tregti, për shembull, në ato që ju kam lexuar unë ju, aty nënkuptohet Mario Çela që flet me Taulantin, në emër të Taulantit. Por këto nuk kanë lidhje me Arubën. Këto janë histori të tjera. Problemi i tyre është se, ata përdorin kode.

Pra, janë të rregjistruar me kode. Sigurisht, agjencitë e dinë se kush janë, 100%. Nuk ka diskutim. Ne po bëjmë gjithçka t’i bëjmë publike. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen si person i rrezikshëm, si bashkëpunëtor i organizatave të narkoterrorizmit ndërkombëtar. Largimi i Edi Ramës, është rruga e vetme për shpëtimin e shqiptarëve, e rajonit dhe Europës nga rreziqet e mëdha të narkoshtetit shqiptar. Edi Rama mendon se do ta kapërcejë Arubën. Edi Rama ka dhe mbështetës, të cilët kur më dëgjojnë se flas për narkoshtetin apo Arubën, zemërohen me Sali Berishën. Por unë do mbroj, mbi të gjitha interesin e shqiptarëve, dhe interesat e qytetarëve të lirë kudo që janë, të cilët duhet të jetojnë jashtë rrezikut, ata dhe fëmijët e tyre, të drogave që trafikojnë klanet shqiptare.

Çarteri është nisur nga Tirana. Unë do t’ju informoj ju se, duke falënderuar shumë gazetarin italian dhe antimafien që i ka bërë të disponueshme rregjistrimet e këtij takimi, ne po hetojmë dhe çdo informacion që të mbledhim, ne do e paraqesim para jush, para shqiptarëve dhe para botës. Nuk ka akt më flagrant. Sot janë vetëm dy persona në drejtim që bëjnë takim me kartelet e drogës: është Maduro i Venezuelës, është Ramaduro i Tiranës. Unë, njerëzisht u kërkoj mediave, të mos censurojnë këtë skandal të përmasave botërore. Unë, u them mediave të kontrolluara nga qeveria, që e kanë censuruar, se këto organizata me qendër në Aruba, janë shpallur organizata terroriste. Dhe se, Aruba, si bursa botërore e drogës dhe trafiqeve ka si shareholder më kryesorët kartelet shqiptare të drogës. Pra, 30 vitet e fundit, pas Noriegës, tani janë dy shefa ekzekutivi: Maduro, në Venezuelë dhe Rama, që shkon në strofullën e tij, jo në Venezuelë, por në Aruba. Aruba është ngjitur me Venezuelën, dhe Aruaba është në kontroll të plotë të klaneve të Venezuelës. Ju informoj gjithashtu se, në Aruba, kanë qenë kartele e drogës të Shqipërisë, por kanë qenë dhe grupet e organizatave kriminale të drogës nga Kosova dhe Maqedonia, shqiptare. Dhe natyrisht, ortakët e tyre të karteleve të Venezuelës, Kolumbisë, Ekuadorit, Paraguait, Uruguait.

Është krim të fshehësh këtë takim që inkriminon direkt kryeministrin e Shqipërisë, kryemi nistri i një vendi anëtar të NATO-s. Kryeministri i një vendi që aspiron për anëtarësimin në BE, zhvillon takimi apo dërgon delegacion qeveritar për takime dhe dealer me kartelet më të rrezikshme të drogës, bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë, se ato janë shpallur tashmë organizata terroriste, dhe ju ofron malin e Tiranës. Ju kujtohet kur tha se, ajo është e Sali Berishës, mali i Tiranës, a ju kujtohet. Vazhduat mediat e shpifjes. Ja që doli, se i kujt është mali i Tiranës. Besoj se e mësuat, apo Syri i Tiranës, se nuk merret vesh, por besoj që ato janë. Ndaj dhe, jam këtu për t’i thënë Edi Ramës jep dorëheqjen! Jep dorëheqjen sepse, ti nuk mund të jesh kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s, anëtar i Këshillit të Europës, kandidat dhe që ka hapur negociatat me BE, në një kohë kur ti zhvillon takime me kartelet dhe klanet botërore të drogës.

Ju garantoj se, veprimet tona do të jenë të shumëfishta dhe të shumëllojta, për këtë takim që tashmë nuk e mohon dot kush. Tashmë është i stamposur në regjistrimet e antimafias italiane dhe unë e falënderoj shumë. Në qoftëse gazetari i ka publikuar ato, do të thotë se antimafia ja ka dhënë, nuk ja ka rrëmbyer nuk ja ka vjedhë. Ata kanë bërë një shërbim të madh. Ai do jetë vetëm një akt. Por akt tjetër nëse Rama nuk jep dorëheqjen, do të jetë një padi në SPAK, por do shohim tani ligjet ndërkombëtare, me shpalljen e karteleve si organizata terroriste, nëse mund të bëhet padi edhe në gjykatë ndërkombëtare. Për ne ky takim është detyrim madhor, para çdo shqiptari, qytetarëve të rajoni dhe Europës për të bërë transparencë të plotë. Shqipëria ka një kryeministër dhe ministra, të cilët udhëtojnë me çarter 13 mijë milje për të takuar bosë shqiptarë dhe latinoamerikanë të drogës.

Etiketa: ArubaBerishaboset e krimitishullikartelekrimimaduroRamaSali Berishatakim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama takim në “Vilën 30” me Niko Peleshin dhe krerët e komisioneve parlamentare

11:23 : 26/09/2025
AKTUALITET

Shkullaku: Krimi tani kontrollon shtetin, këtu mund të vritet ndonjë politikan

22:11 : 25/09/2025
AKTUALITET

Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva

19:37 : 25/09/2025
AKTUALITET

Takimi i njerëzve të Ramës me bosët e krimit në Aruba/ Gazetari: Ka përgjime, përmendet kryeministri

18:58 : 25/09/2025
AKTUALITET

Zbardhet vendimi i Qeverisë, shkarkimin e Erion Veliajt e firmos vetë Edi Rama

17:58 : 25/09/2025
AKTUALITET

“Gjejnë veten te aferat”/ Çfarë deklaronte Silva Caka për “të shiturit” te Edi Rama (VIDEO)

17:45 : 25/09/2025
Para

Trump urdhëron rikthimin e dënimit me vdekje në Uashington DC

TË GJITHA

Starmer konfirmon planet: Pa ID dixhitale nuk punon më njeri në Mbretërinë e Bashkuar

15:40 : 26/09/2025

Aksident i rëndë në Pejë, viktimë vëllai i reperit Gjesti

15:38 : 26/09/2025

SPAK: Aurel Hoxha pagoi 50 mijë euro për vrasjen e Kristian Lleshit, u ekzekutua nga Sabah Nuzi

15:34 : 26/09/2025

Banorët e Kurdarisë kundër ndërtimit të hidrocentralit “DOMA”

15:29 : 26/09/2025

Dialogu Strategjik Serbi-SHBA: Për çfarë do të negociohet?

15:12 : 26/09/2025

Shqipëria, mes 10 vendeve me tkurrje më të madhe të popullsisë në botë

15:02 : 26/09/2025

Konflikti i interesit/ Miratoi librin e saj si tekst shkollor, jep dorëheqjen drejtuesja e AKAP

14:47 : 26/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com