• Kontakt
Wednesday, September 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Takimi sekret në ishujt Karaibe mes bosëve të krimit dhe njerëzve të Ramës

19:35 : 24/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

“Të Pathyeshmit” është hetimi mbi grupet kriminale të Tiranës. Takimi misterioz në ishullin e Arubës. Në Antilet Holandeze është zhvilluar një takim mes biznesmenëve, narkotrafikantëve dhe përfaqësuesve të qeverisë së Ramës.

Nga Nello Trocchia

Në fund Shqipëria është një ishull i madh i lumturisë.

Miliarderët atje bëjnë resorte, ata që kanë para investojnë, turistët kalojnë pushimet, shtetet dërgojnë migrantët, narkotrafikantët pastrojnë para dhe festojnë ndërmarrjet e reja. Dhe është pikërisht në një ishull që unë dua ta mbyll këtë libër.

Jemi në Antilet Holandeze, ku në janar të vitit 2019, sipas drejtimit hetimor antimafia, do të ishte zhvilluar një takim mes biznesmenëve, narkotrafikantëve dhe përfaqësuesve të qeverisë së Ramës. Pikërisht kështu. Për herë të parë zbuloj detajet dhe protagonistët e një takimi të bujshëm. Samiti është dokumentuar nga hetuesit italianë dhe është zhvilluar në praninë e “përfaqësuesve të papërcaktuar të qeverisë aktuale shqiptare në detyrë”.

Lexo edhe:

A do e bojkotojë opozita Kuvendin? Noka: Ta harrojnë! E provuam një herë dhe na u kthye në bumerang

Zgjedhjet në Tiranë, Rama: Patronazhistët mezi po presin që të hakmerren ndaj përqeshjeve

Kështu shkruajnë hetuesit në dokumentet gjyqësore. Vendi: ishulli karaibik Aruba. Ishte një perandor i biznesit dhe i krimit, ishte një sipërmarrës me bazë në Prato të cilit kronikat lokale i kishin kushtuar ndonjë artikull, një narkotrafikant, dhe ishin të tjerë nga grupi i tyre, të gjithë shqiptarë. Por mbi të gjitha ishin burra të panjohur të lartë të politikës shqiptare. Një ngjarje e bujshme, e dokumentuar mirë në shënimet e hetuesve.

Takimi misterioz në ishullin e Arubës

Një histori e papublikuar dhe e pabesueshme. Por çfarë bënin të gjithë atje në atë ishull? Një saktësim është i detyrueshëm. Informacionet dhe dokumentet gjyqësore nuk kanë çuar në asnjë proces në Itali, procedura është mbyllur me pushim për shkak të kompleksitetit të hetimeve, rrjetit ndërkombëtar të ngjarjeve dhe skadimit të afateve për të hetuar. Procese gjyqësore janë hapur dhe janë në zhvillim në vende të tjera të Evropës. Sepse nëse jemi përballë një modeli të krimit ndërkombëtar, është e qartë që informacionet hetimore qarkullojnë dhe përdoren në vende të ndryshme.

Dokumente, dëshmi dhe intervista na ndihmojnë të vizatojmë profilin e fundit e të “Pathyeshmëve” për të cilët do të flasim në këto faqe. Një nga më të rëndësishmit, një perandor: Artur Shehu. Një bos që na tregon Shqipërinë, epopeja e saj, mbërritja në stinën e parave, e biznesit dhe e qarkullimit të parasë, likuiditeti që vrapon dhe i ndryshon fytyrën vendit. Në të gjitha nivelet. Madje edhe më të lartat.

Edhe ai, sipas hetuesve, ka marrë pjesë në takim.

“Ne kemi gjithashtu dokumentuar se nga 24 deri më 31 janar 2019 përfaqësuesit më të lartë të organizatës kriminale janë takuar në ishullin karaibik Aruba (Antilet Holandeze). Të pranishëm në vend Artur Shehu si dhe përfaqësues të papërcaktuar të qeverisë aktuale shqiptare në detyrë.

Në telefon, miq të grupit të përgjuar flasin për këtë takim, tregojnë për praninë e përfaqësuesve të rëndësishëm të ekzekutivit të kryesuar nga Rama. Edhe policia gjermane e konfirmon “mbledhjen” në ishull ku do të kishte marrë pjesë gjithashtu “Genci Hamzai (alias Alfredo Hamzai)”, një trafikant droge. Shumë emra. Disa të panjohur, të tjerë të shquar. Dhe në zemër të gjithçkaje ai, Shehu, Perandori.

“Është e dobishme të kujtohet në këtë drejtim se Shehu Artur, siç dihet, përshkruhet edhe në burime të hapura si kreu i padiskutueshëm i një organizate kriminale shqiptare me degë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, arsye për të cilën” hetuesit thojnë se “politikanët shqiptarë do të ishin shtyrë të mbanin këtë takim në një vend sekret (si Antilet ish-Holandeze) ku nuk kërkohet asnjë lloj vize për hyrjen”, – thuhet në dosjen e hetimit.

Qëllimi? “Ishte të përcaktohej një marrëveshje tregtare në të cilën udhëheqësit shqiptarë do të jepnin një leje ndërtimi për “një kullë në Tiranë”, toka duke qenë në pronësi të dy grupeve kriminale”. Pra, në ishull flitet për biznes në praninë e përfaqësuesve të qeverisë Rama. Këtë rindërtojnë hetuesit me përgjimet. A mburren? Dhe nëse është e gjitha e vërtetë, kush janë? A e ka takuar ndonjëherë Rama ose njerëzit e tij Shehun? E kemi pyetur kryeministrin, por nuk është përgjigjur.

Ishulli i Arturit

Credits: Google Street View – Vila në stilin kolonial e Artur Shehut në Miami Beach

Hetuesit, pas takimit, ndjekin gjurmët e Perandorit. Portreti që del nga hetimet është pak të thuash i shumëanshëm. Shehu ka qenë gjithçka. Po aq i fuqishëm sa edhe i padënuar. Historia e tij tregon gjithë parabolën. Ishte në Vlorë kur rridhte gjak nga lufta civile, regjimi i rrëzuar, kapitalizmi i egër, anarkia me bandat kriminale që i bënin luftë njëra-tjetrës duke sulmuar armeritë. Është një i mbijetuar i atyre përplasjeve.

Drejtonte rrjetin e gomoneve, të mbushura me të dëshpëruar që vinin në Itali. Shehu ishte aty në ato vite para se të strehohej në Shtetet e Bashkuara, në Miami, ku jeton ende. Ka bërë rrugë. Nga gomonet tek bizneset shoqërore me një nga mbretërit e Sacra Corona Unita, Albino Prudentino. Perandoria e vogël e Shehut është në një copëz toke buzë detit në Vlorë.

Një perandori që kryqëzon Italinë dhe Shqipërinë: ndihmë reciproke, biznese të përbashkëta. Biznesi i së ardhmes tashmë dy dekada më parë, lojërat, bastet: kazinoja. Dhe ajo kazino-restorant është ende këtu, është në një pallat të madh, por në katin e parë është gjithçka e mbyllur, akullorja, në vend të saj, është e hapur dhe ka një pronar tjetër. Emri i tij del gjithashtu në disa rindërtime gazetareske për një donacion të vjetër tokash.

Jemi në Vlorë, tridhjetë mijë hektarë të një gjiri fantastik dhurohen një fondacioni të kryesuar nga ish-gjenerali i Guardia di Finanza, Fabrizio Lisi, i cili kishte qenë gjithashtu kreu i Interpolit italian pikërisht në Shqipëri. Dhurata ndodh në 2015, por Lisi ka theksuar disa herë se nuk e dinte kush ishte Shehu dhe nuk njihte aktivitetet e tij të paligjshme. Sot Shehu, përmes një shoqërie dhe bashkëpunëtorësh, betonon dhe ndërton në Vlorë, mes polemikash, kontestimesh për shpronësimin e tokave dhe proceseve. Por bizneset e tij vazhdojnë me miratimin e qeverisë Rama.

Po e njëjta qeveri përfaqësuesit e së cilës ai do të kishte takuar në një ishull të shkretë, në 2019, pikërisht për të folur për investime dhe ndërtim.

“Këtu investimet kanë autorizime fillimisht lokale, pastaj kombëtare, le të themi që është një proformë, problemi është që duket se askush nuk e di vërtet kush është Artur Shehu” – rrëfen një burim shqiptar.

Kur mbërrij në Vlorë, kërkoj verifikime dhe informacione për takimin e famshëm në ishull. Dhe një burim i informuar mirë më tregon:

“Edhe në Shqipëri herë pas here flitet për një takim misterioz në Aruba me Shehun, pa datë, pa protagonistë. Nga këto anë ka sipërmarrës që marrin me qira charter. Ndonjë gazetar jo proqeveritar shkruan gjithashtu për një proces në Belgjikë dhe për të papritura të cituara në dosje. Kjo histori është një mister”.

Një mister që nis nga Aruba dhe mbërrin në Toskanë, ku njerëzit e Shehut merren me investimet.

Falë kredive dhe huave të marra në atdheun e tij, sistemi i lejon atij që ta vendosë menjëherë në dispozicion një shumë parash për çdo investim të ligjshëm, pa u ekspozuar ndaj kontrolleve të rrezikshme nga organet e mbikëqyrjes financiare. Jo vetëm kaq, kur kredia shlyhet, subjekti arrin gjithashtu të pastrojë paratë.

“Ky lloj pastrimi, i kryer në vende të gatshme dhe pa asnjë formë kontrolli, si në rastin konkret Shqipëria (vend ku jepet kredia), u lejon të dyshuarve të bëjnë investime të mëdha në pasuri të paluajtshme në Itali me para të ardhura nga aktiviteti kriminal, pa u përballur me kontrolle nga organet kompetente” – tregojnë hetuesit. Pa u përballur me kontrolle.

Për këtë ata janë të pathyeshëm.

*Shënim: Ky artikull është botuar në gazetën italiane Domani dhe bazohet në librin e sapo publikuar në Itali nga gazetari investigativ Nello Trocchia (linku i shkrimit origjinal)

/Shteg.org

Kopertina e Librit “Të Pathyeshmit”
Etiketa: Artur ShehuArubaEdi RamaishullikrimikriminelenjerëzitqeveriaRamasekrettakimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A do e bojkotojë opozita Kuvendin? Noka: Ta harrojnë! E provuam një herë dhe na u kthye në bumerang

22:14 : 24/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet në Tiranë, Rama: Patronazhistët mezi po presin që të hakmerren ndaj përqeshjeve

18:40 : 24/09/2025
AKTUALITET

Rama pas 12 vitesh në pushtet: Qytetarët e Tiranës vuajnë për shkolla e transport dinjitoz

18:19 : 24/09/2025
AKTUALITET

“Shkarkim i Veliajt, hap i debatueshëm”/ Rama nis fushatën: Ja ç’tregojnë anketat për Manastirliun

18:18 : 24/09/2025
AKTUALITET

Shkarkimi i Veliajt, vendimi i parë i Qeverisë “Rama 4″/ Ja kur do mblidhet Këshilli i Ministrave

17:30 : 24/09/2025
AKTUALITET

Rama i jep monopolin e armëve dhe mjeteve të ushtrisë mikut të tij izraelit, Ron Yeffet

15:18 : 24/09/2025
Para

Macron i bën thirrje NATO-s të përshpejtojë reagimin ndaj provokimeve ruse

TË GJITHA

5D-ja e Çuçkës së Kolonjës/ Pagoi 100% të parave tek Rehovari, tre javë pas lidhjes së kontratës

22:29 : 24/09/2025

Trump prezanton planin për Gazën, udhëheqësit arabë e pranojnë, ja kushtet që vendosën

22:28 : 24/09/2025

NASA nis misionin për studimin e motit hapësinor

22:19 : 24/09/2025

A do e bojkotojë opozita Kuvendin? Noka: Ta harrojnë! E provuam një herë dhe na u kthye në bumerang

22:14 : 24/09/2025

Makina përplaset me shtyllën elektrike në Vlorë, raportohet për dy persona të plagosur

22:03 : 24/09/2025

“Nuk më lenë më të luaj ping-pong, bidonat i sollën të shpuar”/ Meta rrëfen “vuajtjet” në qeli

21:54 : 24/09/2025

“U përhap si rrjeta e merimangës në gjithë Divjakën”, rrëfehet viktima e skemave zhvatëse

21:50 : 24/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com