• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BSH: Indeksi i çmimit të banesave u rrit me gati 42%. “Fluturojnë” edhe qeratë

15:08 : 24/09/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE

Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se çmimet e pronave po vazhdojnë të rriten me ritme të larta.

Sipas indeksit Fischer, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti çmimi i banesave në rang vendi shënoi rritje me 14.6% në krahasim me gjashtëmujorin e dytë 2024 dhe me 41.7% ndaj të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja ishte disi më e ulët për Tiranën. Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë u rrit me 5.1% ndaj periudhës paraardhëse dhe 32.6% ndaj nivelit të një viti më parë.

Kjo tregon se efektin kryesor në rritjen e çmimeve duken ta kenë dhënë zonat bregdetare të vendit.

Lexo edhe:

Jo vetëm ushqimet; shqiptarët paguajnë dhe për komunikimin 7.6% më shumë se mesatarja e BE-së

Shqipëria po humbet avantazhin e “destinacionit të lirë”

Edhe çmimet e qirasë sipas agjentëve kanë shënuar rritje gjatë periudhës, megjithëse Banka e Shqipërisë nuk ofron matje konkrete në shifra. Informacioni mbi kërkesën dhe çmimet e qirasë vjen kryesisht nga agjentët që kryejnë aktivitet në zonën e kryeqytetit. Sipas tyre, kërkesa e përgjithshme për marrje me qira raportohet më e lartë nga kërkesa gjatë gjashtëmujorit të mëparshëm.

Vlerësimet e subjekteve për gjendjen e tregut dhe çmimet në tregun e banesave mbeten përgjithësisht pozitive, për afatin e shkurtër dhe afatin më të gjatë.

Vlerësimi i përgjithshëm i agjentëve për situatën e përgjithshme të tregut ishte disi më pozitiv në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar. Në përgjigje të pyetjes “Si e vlerësoni situatën e tregut në krahasim me periudhën (gjashtëmujorin) e mëparshme?”, balanca neto e përgjigjeve ishte pozitive për rreth 6%, me përgjigje veçanërisht optimiste për zonën e kryeqytetit, ku vlera e balancës ishte dukshëm më pozitive sesa mesatarja afatgjatë. I njëjti tregues i vlerësuar vetëm për subjektet që kanë raportuar shitje rezultoi ndjeshëm më pozitiv gjatë periudhës, me një balancë neto rreth 21%.

Balanca e treguesit të numrit të banesave të reja të regjistruara nga agjentët tregoi përmirësim lehtë ndaj periudhës paraardhëse. Balanca neto e atyre që raportojnë rritje të numrit të banesave të regjistruara dhe atyre që raportojnë rënie të numrit të tyre ishte -2%, ose pothuajse neutrale. Nga ana tjetër, numri i pronave të pashitura, si për banesa, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për disa gjashtëmujorë radhazi.

Megjithatë, koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi u rrit në 11.6 muaj, nga 9.3 muaj në vrojtimin e mëparshëm. Rritja u përcaktua nga kryeqyteti dhe zonat jashtë bregdetit, ndërsa në zonat bregdetare tendenca ishte e kundërt. Në rastin e Tiranës, koha mesatare e shitjes u rrit ndjeshëm në 11.1, nga 7.1 muaj. Koha mesatare për shitjet në zonat bregdetare ra në 8.7, nga 10 muaj. Për zonat e tjera, kohëzgjatja e shitjes ishte pak më e lartë sesa në gjashtëmujorin e kaluar, duke u rritur në 12.8, nga 11.6 muaj.

Financimi nëpërmjet kredisë bankare ka vijuar të figurojë në një pjesë të mirë të shitjeve të pronave. Sipas agjentëve, ashtu si periudhën e kaluar, 58% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 62% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të viti 2025, rreth 15% e banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë, krahasuar me 18% për gjashtëmujorin e mëparshëm. Nga këta, rreth 71% rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së, nga 77% të raportuar në gjashtëmujorin e mëparshëm. Megjithatë, pesha e transaksioneve në të cilat blerësit janë jorezidentë ka shfaqur një prirje në rritje gjatë 5 vjetëve të fundit.

Pritjet për të ardhmen tregojnë se agjentët kanë pritje pozitive për ecurinë e tregut në territorin ku ata veprojnë për të ardhmen afatshkurtër dhe për periudhën më të gjatë (deri në dy vjet).

Informacioni mbi ecurinë e çmimeve dhe vlerësimin e situatës nga ana e agjentëve në tregun e pasurive të paluajtshme merret nëpërmjet vrojtimit në terren të një kampioni të përbërë nga 230 subjekte, që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme. Subjektet e zgjedhura janë agjentë të zyrave të tregtimit të pasurive të paluajtshme dhe shoqëri ndërtimi shitjet e të cilave përfaqësojnë rreth 75%-80% të xhiros së të gjithë popullatës./Monitor

Etiketa: banesaBanka e ShqiperiseqerateRritja e cmimeve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Jo vetëm ushqimet; shqiptarët paguajnë dhe për komunikimin 7.6% më shumë se mesatarja e BE-së

09:03 : 10/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria po humbet avantazhin e “destinacionit të lirë”

10:24 : 04/07/2026
AKTUALITET

Vera, vaji i ullirit, vezët dhe mjalti shënuan rritjen më të madhe të çmimeve në 2025

14:01 : 03/07/2026
AKTUALITET

Shpenzimet e familjeve shqiptare u rritën më shumë se të ardhurat

08:25 : 03/07/2026
AKTUALITET

Përfshihet nga flakët banesa në Fushë-Arrëz, shpëton i moshuari

10:43 : 29/06/2026
AKTUALITET

18.1 vite punë për të blerë një shtëpi! Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

18:25 : 26/06/2026
Para

Ristani del me nxitim, çfarë ndodhi në takimin e Ramës me nënkryetarët e bashkisë së Tiranës

TË GJITHA

Vrasja e Astrit Kalasë në sallën e gjyqit, zgjaten me tre muaj hetimet

14:25 : 16/07/2026

Rikthehet rënia e Euros, prek rekord të ri historik pranë 93.6 lekëve

14:19 : 16/07/2026

Braçe replika me Sallën për fotovoltaikët në toka bujqësore: Nuk kemi tokë pa fund, duhet për prodhim

14:03 : 16/07/2026

Ndotje mjedisore në Dhërmi/ Pezullohen dhe gjobiten Gjikuria dhe 4 kompani të tjera

14:02 : 16/07/2026

I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, arrestohet! (Emrat)

13:34 : 16/07/2026

Rama hesht për deklaratën skandaloze të ministres serbe/ Berisha: Të shpallet non grata

13:29 : 16/07/2026

“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”/ Ministrja serbe i kërkon falje Vuçiç, jo shqiptarëve

13:22 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş