50 anëtarë të Këshilli Bashkiak të Tiranës miratuan sot kërkesën e propozimit për shkakrimin nga të Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Në vendimmarrje, Këshilli Bashkiak iu referua pikës c të nenit 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore” që thotë se Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave kur propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.
Dy kërkesa të njëjta, duke përdorur të njëjtin argument për shkarkimin e Veliajt, por të bëra nga ana e opozitës qëndronin prej muajsh në sirtar dhe nuk ishin marrë fare në shqyrtim nga Këshilli.
Këshilltarët socialistët vepruan vetëm pas urdhrit të Edi Ramës, në Asamblenë e PS-së më 11 shator, u vunë në rresht për një për të firmosur për shkarkimin e Erion Veliajt, duke harruar miqësinë me të apo nderet prej tij.
Pra, ata që dikur i serviloseshin Erion Veliajt, duke i thurur lavde kryebashkiakut, i kthyen menjëher kurrizin sapo atij i rrëshkiti këmba dhe u kthyen në servila të Edi Ramës. Disa për shkak të interesit për të mbajtur ende postet në parti apo Qeveri, e disa prej frikës prej “të madhit”.
Ata janë me poste të larta në institucionet e qeverisë “Rama” dhe biznemenë të lidhur me pushtetin, që përfitojnë favore ekonomike-financiare, shumica të promovuar e përzgjedhur si këshilltarë nga vetë Erion Veliaj.
Këshilltarët që nuk morën pjesë në votimin për shkarkimin e Erion Veliajt numërohen me gishtat e dorës, teksa të tjerët nxorën fytyrën e vërtetë të tyre si “servila të pushtetit”. Mes dinjitetit dhe karakterit ata kanë zgjedhur nënshtrimim para një njeriu të vetëm.
Në listën e mëposhtme, disa prej këshilltarëve socialistë me poste në Qeveri apo parti që firmosën për shkarkimin e Veliajt:
– Endri Fuga, Drejtori i Komunikimit në Kryeminsitri.
– Aldrin Dalipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut Tiranë.
– Megi Fino, Zv/ministre e Jashtme dhe Kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
– Eridian Salianji, Shef i Zyrës Jurdike në PS për çështjet zgjedhore dhe përfaqësues në KQZ.
– Sara Shameti, Koordinatore e Ministrisë së Brendshme për Konsultimin Publik të Ligjeve.
– Etleva Bajrami, Zv/Dekane e Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës dhe Këshilltare e Jashtme e Ministrit të Financave.
– Ledia Tota, ish-Drejtore e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe Sekretare e përgjithshme e Këshillit Kombëtar të Territorit.
– Sonila Qato, Ish-Drejtreshë e Përgjithshme e Agjencisë së Kthim-Kompensimit të Pronave, ish-Drejtoreshë e Përgjithshme e Rrugëve dhe ish-Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen.
– Luan Bregasi, ndërtues, kryetar i shoqatës së biznesit dhe anëtar i Bordit të Agjencisë ë Investimeve; ka marrë fonde shteti e dhjetra leje ndërtimi për kulla, hotele dhe resorte.
– Arta Dollani, ish-Drejtoreshë e Trashëgimisë Kulture dhe Drejtoreshë e Agjencisë së Mjedisit.
– Genci Hyska, Drejtor e Spitalit Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”-Tiranë.
– Julian Hodaj, Zv/ministër i Brendshëm, anëtar Bordi në Drejtorinë e Rrugëve e 2 borde të tjera.
– Reme Ymer Lala, ish-Deputete e PDIU kaluar deputete e PS dhe Drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimit Social shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë.
– Blerina Doracaj, ish-Drejtoreshë e Përgjithshme e Hipotekave.
– Silda Çepe, ish-Specialiste në Kryeministri, Zv/ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.
– Endrit Hoxha, Zv/ministër i Arsimit.
– Adelina Greca, Drejtore Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.
– Hantin Bonati, ish-Drejtor i “Albcontrol” dhe Zv/ministër i Infrastrukturë-Energjisë.
– Vjollca Braho, ish-Drejtoreshë e Fondit të Kujdesit Shëndetësor, ish-Drejtoreshë e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ish-Zv/ministre e Shëndetësië, aktualisht zyrtare e qeverisë.
– Glindxhet Madhi, Koordinator për projektet “Tirana-Kryeqytet Evropian i Rinisë”, dhe rekrutues të rinjve për në Akademinë Politike të PS.
– Katerina Marku, Komisionere për Energjinë në Bashkinë e Tiranës dhe biznesmene.
– Enio Civici, ish-Zv/ministër i Bujqësisë.
– Agim Kraja, biznesmen ndërtimi, përfitues i miliona euro tenderë, leje ndërtimi e licenca nga qeveria “Rama” dhe i koncesioneve për 7 hidrocentrale private.
– Rezart Isufi, ish-Drejtor OSHEE-Shkodër dhe zyrtar në Drejtorinë e Përgjitshme të OSHEE.
– Endrit Braimllari, ish-Deputet dhe Sekretar i Përgjithshëm i LSI; iu bashkua grupit të këshilltarëve të PS dhe është Zv/kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.