• Kontakt
Monday, September 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Procedura e shkarkimit/ Veliaj mund të mbrohet me precedentin e Sali Berishës (dokumenti)

12:47 : 22/09/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Këshilltarët socialistë të Bashkisë së Tiranës janë thirrur nën urdhërin e kryeministrit Edi Rama, për të vendosur shkarkimin e kryetari të arrestuar, Erion Veliaj. Një kërkesë e tillë ëshë bërë më herët edhe nga këshilltarët e opozitës, por është refuzuar me arrogancë nga kolegët e tyre të maxhorancës.

Tashmë që lideri politik, Rama, dha urdhërin, përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak kanë nisur të diskutojnë mbi mënyrën se si duhet të shkarkojnë kryetarin e tyre, i cili gjendet në arrest me burg prej 10 shkurtit 2025, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Argumenti që duket se do të përdoret për shkarkimin e tij në mbledhjen e Këshillit, të parashikuar për 24 Shtator 2025, është mungesa e tij mbi 3-mujore në detyrë.

Lexo edhe:

Berisha-Ramës: Nëse s’ke frikë, lejoje Veliajn të flasë! Prapaskenat e dërgimit të Dakos në qelinë e Durrësit

“Certifikoi censusin e falsifikuar me kompaninë e tij”, Berisha: Petrit Malaj, anëtar i klanit të Gjolekë Malajt

Neni 62 i ligjit “Për vetëqeverisjen vendore” parashikon se Këshilli Bashkiak i propozon Këshillit të Ministrave shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë “Për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”.

Ndërkohë që Erion Veliaj ka munguar më shumë se 3 muaj, ajo që krijon pikëpyetje kushtetuese dhe ligjore është fakti nëse mungesa e tij do të konsiderohet “e justifikuar” apo “e pajustifikuar”.

Në foto: Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në momentin e arrestimit

Praktika e deritanishme institucionale nuk njeh asnjë rast të ngjashëm në pushtetin lokal. Por, ka një precedentë të freskët në pushtetin legjislativ, i cili, për nga arsyetimi dhe logjika juridike, mund të shërbejë edhe në rastin e kryetarëve të bashkive.

Në 26 Qershor të vitit 2024, Konferenca e kryetarëve në Parlamentin e Shqipërisë, kishte një shqyrtim një pikë të fortë, sa politike, aq edhe ligjore.

Në diskutim ishte mandati i deputetit dhe njëkohësisht kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Kryeopozitari ishte nën masë arresti shtëpiak prej 30 dhjetorit 2023, në kuadër të një hetimi që po zhvillonte Prokuroria e Posaçme për “korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Kushtetuta parashikon se deputeti mund të humbasë mandatin, nëse nuk paraqitet për 6 muaj në detyrë. Berisha ishte në prag të përmbushjes së mungesës 6-mujore, për shkak të vendimit gjyqësor që nuk e linte të dilte nga shtëpia.

Diskutimi politik dhe ligjor u mbyll në mënyrë të prerë nga kryetarja e Kuvendit në atë kohë, Lindita Nikolla.

Mungesa e Berishës “me arsye”

Në proces-verbalin e Konferencës së Kryetarëve të Parlamentit të Shqipërisë, të konsultuar nga “Boldnews.al”, Nikolla ka sqaruar se deputeti Sali Berisha nuk mund të humbasë mandatin, pasi mungesa e tij 6-mujore në punimet e parlamentit është e justifikuar dhe se ai nuk është paraqitur në detyrë, për shkak të imponimit nga një vendim gjyqësor.

“Do të doja t’u jepnim fund spekulimeve, që lidhen me afatin kushtetues të mandatit të deputetit Sali Berisha, i cili që prej 30 dhjetorit është në masë sigurimi “arrest shtëpie”, tha Lindita Nikolla, në hyrje të mbledhjes së 24 Qershorit 2024.

Në foto: Proces-verbali i Konferencës së Kryetarëve të Parlamentit, dt. 24 qershor 2024, ku u diskutua për mandatin e Berishës

Sipas saj, “në nenin 71/2, germa “d”, të Kushtetutës thuhet: “Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend”. Elementi “mungesë mbi 6 muaj” dhe elementi “pa arsye” janë kumulative, që do të thotë se shkojnë bashkë me njëri-tjetrin dhe mungesa e njërit e bën të pavlefshëm mandatin e deputetit. E njëjta situatë, për shembull, është edhe në rastin kur një deputet mungon për arsye shëndetësore, ai duhet të sjellë justifikimin pse në këta 6 muaj ka qenë e pamundur të merrte pjesë në Kuvend. Po ashtu, e njëjta situatë aplikohet edhe në rastin kur deputeti është i arrestuar me burg ose me arrest shtëpie”, analizoi Lindita Nikolla.

Për kryeparlamentaren e asaj kohe “ky deputet (Sali Berisha, shën.red) mbahet jashtë vullnetit të tij në këtë gjendje dhe kjo do të thotë se ai nuk mungon në Kuvend me dëshirën e tij. Edhe nëse do të ishte i akuzuar, sërish ndaj tij do të zbatohej prezumimi i pafajësisë, derisa të merrte një vendim të formës së prerë”.

Ndaj, duke u konsultuar me Kushtetutën, me Rregulloren e Kuvendit, me Shërbimin Juridik dhe me konstitucionalistë të nderuar të vendit, “konkludojmë që, në përputhje me nenin 71 të Kushtetutës, qenia e një personi i arrestuar, por ende i padënuar, nuk mund të konsiderohet si mungesë pa arsye në Kuvend”, deklaroi Lindita Nikolla në atë kohë.

Precedenti “Berisha” pro Veliajt

Parlamenti është interpretuesi i parë i Kushtetutës dhe, natyrisht, konkluzionet e tij kushtetuese mund të jenë busull orientimi edhe për organe më të ulta në hierarki, siç është në rastin konkret pushteti lokal.

Për analogjinë më rastin “Berisha” edhe mungesa e Veliajt në detyrë për më shumë se 3 muaj duhet të konsiderohet e justifikuar dhe nuk mund të shoqërohet me penalitete.

Gjithsesi, kjo është ana kushtetuese dhe precedentët. Ndërkohë, fati politik i Erion Veliajt u duk se u përcaktua që në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, të zhvilluar në 11 Shtator.

Në foto: Kryetarja e Këshillit Bashkiak Tiranë, Megi Fino, duke dalë nga selia e Partisë Socialiste

Në atë takim politik, kryesocialisti, njëkohësisht kryeministri Edi Rama, u dha ultimatum këshilltarëve bashkiakë të majtë që të nisnin procedurat për shkarkimin e Erion Veliaj, nën argumentin se “Tiranës u duhet një njeri në krye të punëve”. Rama caktoi edhe kandidaten pasuese të Veliajt, Ogerta Manastirliu.

Deri më tani, duket se Veliaj nuk e ka pëlqyer këtë qasje të kryeministrit, “mikut të tij, Edi”. Në një kërkesë drejtuar nga parburgimi i Durrësit, ai i kërkoi Këshillit Bashkiak që të dëgjohet, para se ata të marrin në shqyrtim propozimin për shkarkimin e tij, në mbledhjen e 25 shtatorit.

Këshilli Bashkiak, ish-bashkëpunëtorët më të ngushtë të Veliajt, nuk i dhanë një përgjigje të saktë kryetarit të tyre, duke i thënë se “në vijim të kërkesës suaj për të qenë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në rast pamundësie për të qenë prezent, Ju lutem që observacionet tuaja t’i përcillni me shkrim pranë Këshillit Bashkiak, në mënyrë që ato të administrohen dhe të bëhem me dije në këtë mbledhje”, sipas një dokumenti të miratuar në 22 shtator 2025.

Në foto: Përgjigja e Këshillit Bashkiak për kërkesën e kryetarit në detyrë, Erion Veliaj

Tashmë, thuajse askush nuk mendon se Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në detyrë, pas “vendimit” të kryeministrit Edi Rama. Megjithatë, Veliaj, që dikur konsiderohej si “pasardhësi politik” i Ramës, tashmë ka një mjet juridik në dorë-të kundërshtojë vullnetin e kryetarit të partisë në Gjykatën Kushtetuese, pasi urdhëri politik të formalizohet me vendim shkarkimi.

Etiketa: bashkia tiraneErion Veliajkeshilli bashkiakSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha-Ramës: Nëse s’ke frikë, lejoje Veliajn të flasë! Prapaskenat e dërgimit të Dakos në qelinë e Durrësit

13:15 : 22/09/2025
AKTUALITET

“Certifikoi censusin e falsifikuar me kompaninë e tij”, Berisha: Petrit Malaj, anëtar i klanit të Gjolekë Malajt

12:57 : 22/09/2025
AKTUALITET

Kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Veliajt

11:17 : 22/09/2025
AKTUALITET

Dorëheqja e Dredhës, mblidhet Këshilli Bashkiak i Vlorës kush pritet të jetë kryebashkiaku i ri

10:59 : 22/09/2025
AKTUALITET

Shkarkimi i Veliajt, shtyhet mbledhja e Komisionit të çështjeve ligjore të Bashkisë së Tiranës

09:28 : 22/09/2025
AKTUALITET

“Në kujtim të Charlie Kirk”/ Berisha: Luftëtarët e fjalës së lirë, të pavdekshëm

22:40 : 21/09/2025
Para

Balla zbulon se çfarë u diskutua në Konferencën e Kryetarëve: Do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit

TË GJITHA

Migrena në rritje! Pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

15:07 : 22/09/2025

Ju gjetën video po*nografike me të mitur, arrestohet 24-vjeçari në Lushnje

15:02 : 22/09/2025

Armiku i deklaruar i Trump: çfarë është Antifa?

14:58 : 22/09/2025

Njihuni me 3 shenjat më fatlume të horoskopit për këtë javë

14:40 : 22/09/2025

Britania ashpërson kushtet për emigrantët, hiqet e drejta për leje qëndrimi të përhershëm

14:35 : 22/09/2025

Porositi vrasjen e gruas/ Naim Murseli kapet me mjekun psikiatër të raportit që e la në qeli

14:27 : 22/09/2025

Kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, dënohet me 25 vite burg i akuzuari

14:20 : 22/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com