• Kontakt
Sunday, September 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Analiza e REL: Aleanca që ndërtoi lirinë, sot në sprovë

13:39 : 21/09/2025
në RAJONI

Kur në vitin 1998, Kosova po mbytej nga dhuna e regjimit serb, shpresa për mbijetesë vinte nga një adresë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në maj të atij viti, udhëheqësi i atëhershëm politik i shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova, u prit në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan, Bill Clinton, për t’i treguar përndjekjen që po përjetonte populli i tij.

“Kërkuam nga Shtetet e Bashkuara që të bëhet diçka urgjentisht për ndaljen e dhunës dhe të sulmeve në Kosovë. Dhe, zgjidhja më e mirë është një Kosovë e pavarur”, tha Rugova pas takimit.

Përplasjet mes forcave serbe dhe shqiptarëve që kishin marrë armët po rriteshin çdo ditë. Viktimat civile po e thellonin krizën, ndërsa diplomacia amerikane po hynte më thellë në lojë.

Takime, biseda intensive, kushtëzime diplomatike dhe përpjekje për marrëveshje – gjithçka u risoll këtë javë në qendër të vëmendjes nga James Rubin – atëherë ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit – gjatë një dëshmie të tij para Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Ishte një përpjekje dramatike për të sjellë paqe dhe për të parandaluar atë që ne frikoheshim se do të ishte masakër e madhe e shqiptarëve të Kosovës përmes një konference të paqes”, tha Rubin.

Lexo edhe:

Trump kërcënon Afganistanin: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk na riktheni bazën e Bagramit

Pse NATO mund ta humbasë Luftën e Tretë Botërore brenda 5 ditësh

Konferenca e paqes në Rambuje dështoi: pala serbe refuzoi marrëveshjen e propozuar nga Perëndimi, ndërsa pala kosovare e pranoi. Kështu, Shtetet e Bashkuara – siç kujtoi Rubin – realizuan premtimin që i kishin dhënë përfaqësuesit të krahut kosovar të luftës, Hashim Thaçi – se nëse Serbia nuk do të nënshkruante, SHBA-ja do të niste një fushatë ushtarake.

Avionët e parë të NATO-s u ngritën në ajër më 24 mars, 1999, për të shënuar fillimin e një kapitulli vendimtar për Kosovën.

“Amerika e ka detyrim të qëndrojë pranë aleatëve tanë, kur ata përpiqen të shpëtojnë jetë të pafajshme dhe të ruajnë paqen, lirinë dhe stabilitetin në Evropë. Kjo është ajo që po bëjmë në Kosovë”, tha Clinton atë mbrëmje në një fjalim drejtuar kombit.

Shtatëdhjetë e tetë ditë me bombardime çuan në tërheqjen e forcave serbe dhe çlirimin e Kosovës. Shtetet e Bashkuara hynë në terren me mijëra ushtarë – pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s – dhe ngritën bazën më të madhe ushtarake në Ballkan.

Për vite me radhë, SHBA-ja qëndroi krahu i Kosovës, duke u bërë mbështetësja kryesore e pavarësisë së saj.

“Shtetet e Bashkuara njohën zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Në deklaratën e pavarësisë, Kosova u zotua për standardet më të larta të demokracisë, përfshirë lirinë, tolerancën dhe drejtësinë për qytetarët e të gjitha etnive”, tha atëkohë presidenti amerikan, Geroge W. Bush – dy ditë pasi Kosova shpalli pavaraësinë më 17 shkurt të vitit 2008.

Gjatë 27 vjetëve që nga 1998-a, Shtetet e Bashkuara investuan mbi dy miliardë dollarë në Kosovë – duke mbështetur gjithçka, nga reformat në sundimin e ligjit deri te luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe përpjekjet për integrim në strukturat euroatlantike.

Sot, pamja nuk mund të ishte më ndryshe. Aleatja më e ngushtë e Kosovës prej vitesh, pezulloi Dialogun e planifikuar Strategjik – i krijuar për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe. Ajo e lidhi vendimin me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës dhe rritjen e tensioneve në vend. Por, Qeveria i hodhi poshtë kritikat.

“Veprimet tona, të ligjshme dhe kushtetuese, përgjatë gjithë kohës kanë qenë në shërbim të eliminimit të vatrave të destabilitetit. Stabiliteti që gëzojmë sot, është rezultat i natyrshëm i sundimit të ligjit dhe rendit publik”, shkroi zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, në Facebook.

E, një javë pas pezullimit të Dialogut Strategjik reagoi edhe vetë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se marrëdhëniet me SHBA-në nuk janë prishtur, por pranoi se ka “disa” dallime në qëndrime.

Për ish-ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pezullimi i Dialogut Strategjik ishte rezultat i frustrimeve të grumbulluara ndaj Qeverisë së Albin Kurtit gjatë dy vjetëve të fundit.

Frustrimet nisën për shkak të disa masave që u perceptuan si të pakoordinuara dhe në dëm të komunitetit serb – si heqja nga përdorimi e dinarit apo mbyllja e disa institucioneve të Serbisë – dhe kulmuan me kritikat e ashpra që Kurti i bëri Gjykatës Kushtetuese për disa aktgjykime të saj.

“Dialogu Strategjik mundëson një bashkëpunim më të madh dhe më të thelluar. Funksionon kështu: delegacionet shkojnë në Uashington, ose delegacionet vijnë në Prishtinë; Qeveria e SHBA-së sjell njerëz nga Departamenti i Energjisë, Departamenti i Mbrojtjes, Departamenti i Bujqësisë, Departamenti i Tregtisë… Në njëfarë mënyre, e gjithë Qeveria punon për të forcuar marrëdhënien. Ndaj, humbja e kësaj mundësie është një humbje e madhe”, thotë Hovenier për Radion Evropa e Lirë.

Në rrjetet sociale dominuan komentuesit që i dhanë të drejtë Qeverisë në detyrë të Kosovës, duke thënë se “ku përzihet Amerika, aty vetëm shkretëtirë ka mbetur”. Të tjerë shkuan edhe më larg, duke thënë se “kurrë nuk jua pamë hairin”, apo “punë e madhe, 26 vjet, jeni duke luajtur si macja me miun”.

Por, punë vërtet të madhe e konsiderojnë disa vëzhgues të rajonit, të cilët thonë se Kosova, përballë pretendimeve territoriale të Serbisë dhe mosmarrëveshjeve të pazgjidhura me të, nuk duhet ta vërë në sprovë mbështetjen e SHBA-së.

“Mbështetja e SHBA-së është thelbësore në shumë drejtime, por më e rëndësishmja lidhet me praninë e ushtarëve amerikanë në terren. Kosova do të dëshirojë t’i mbajë ata aty. Dhe, unë mendoj se duhet të mbeten aty”, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins.

Në kohën kur Pentagoni pritet të shpallë një zvogëlim të konsiderueshëm të forcave amerikane në Evropë, Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se është në interes të Kosovës dhe të Kurtit që të ruajnë një marrëdhënie të fortë me Shtetet e Bashkuara.

“Mendoj se do të ishte e papërgjegjshme dhe vetëshkatërruese nëse Qeveria në Kosovë vazhdon të ndërmarrë hapa që dëmtojnë marrëdhënien me një vend që ka qenë një mbështetës aq i fortë”, thotë Kupchan.

Në lidhje me mundësinë që Kosova të navigojë vetë, pa një përkrahje të fortë amerikane, Hovenier e lë vendimin te qytetarët, por shton edhe këtë:

“Nëse unë do të isha udhëheqës politik i Kosovës – që nuk jam – do të isha shumë i kujdesshëm për të mos bërë asgjë që do të dëmtonte ose do të ndikonte negativisht në marrëdhënien time me Shtetet e Bashkuara”.

Në një anketë të realizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) në periudhën maj-korrik të këtij viti, 77 për qind e të anketuarve në Kosovë thanë se e shohin SHBA-në si aleaten më të rëndësishme të vendit të tyre.

Në të njëjtën anketë, 38 për qind e qytetarëve u shprehën se vendit i duhet ndryshim i udhëheqësve kryesorë politikë dhe partive në pushtet, ndërsa 44 për qind thanë se favorizojnë përmirësimin e situatës ekonomike dhe drejtësisë sociale.

Analistët paralajmërojnë se të dyja palët duhet të ecin me kujdes, sepse çdo vakuum i krijuar nga ftohja e mbështetjes amerikane për Kosovën mund të shfrytëzohet nga fuqitë keqdashëse, si Rusia, dhe aktorët e tyre në terren, dhe këtë rrezik asnjëra palë s’e do.

“Kosova mund të mbajë marrëdhënie të mira me Evropën dhe SHBA-në vetëm nëse shihet se po negocion me mirëbesim dhe në mënyrë konstruktive, për të çuar rajonin përpara”, thotë Kupchan për Radion Evropa e Lirë.

Serwer sugjeron që Kosova t’i forcojë marrëdhëniet edhe me aleatë të tjerë, veçanërisht në kohën kur, siç thotë, SHBA-ja po shpërqendrohet nga prioritetet e tjera globale. Në mënyrë të veçantë, ai përmend Japoninë, Korenë e Jugut, Greqinë.

“Ka opsione të tjera, edhe pse asnjëri nuk është i mirë si amerikanët. Por, nëse bashkoni një grup miqsh, mund ta kompensoni disi humbjen e vëmendjes amerikane. Nuk jam i sigurt nëse Qeveria e Kosovës po e bën këtë, dhe është e vështirë për një qeveri në detyrë ta bëjë këtë”, thotë Serwer.

Bashkëbiseduesit e REL-it paralajmërojnë se vetëkënaqësia në emër të pavarësisë, mund të jetë e rrezikshme. Ata nënvizojnë se koordinimi me aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë nuk e cenon sovranitetin, por është mjet thelbësor për ta ruajtur atë dhe për të garantuar stabilitet.

Shembujt globalë si takimi i organizuar muajin e kaluar nga presidenti amerikan, Donald Trump, me udhëheqësit evropianë për krizën në Ukrainë, tregojnë qartë se bashkëpunimi është jo vetëm i këshillueshëm, por edhe i domosdoshëm.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u zotua se do të angazhohet me administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, për të forcuar dhe mbrojtur aleancën me SHBA-në, për të cilën tha se “ ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik”.

Clinton, Albright, Bush, Biden – që të gjithë janë emra të gdhendur sot në hapësirat publike të Kosovës.

Kur kishin kaluar rreth pesë muaj nga çlirimi, Clinton shkoi në Kosovë për të takuar njerëzit që kishin vendosur besimin e tyre tek ai. Mes turmave të ngazëllyera, ai pranoi se falja është e vështirë, por tha se është e rëndësishme për krijimin e paqes së qëndrueshme.

“Askush nuk mund t’ju detyrojë që të falni për atë që ju është bërë. Por, duhet të përpiqeni”, tha Clinton në nëntor të ’99-ës./REL

Etiketa: Kosovaregjisimi serbSHBAuck

Lajme të lidhura

BOTA

Trump kërcënon Afganistanin: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk na riktheni bazën e Bagramit

14:45 : 21/09/2025
BOTA

Pse NATO mund ta humbasë Luftën e Tretë Botërore brenda 5 ditësh

13:51 : 20/09/2025
BOTA

Trump, tarifë 100 mijë dollarë për vizat e punës

13:20 : 20/09/2025
BOTA

Pse Trump dëshiron ta rimarrë kontrollin e bazës ajrore të Bagramit në Afganistan?

09:16 : 20/09/2025
BOTA

Trump njofton takim me Erdoganin në Shtëpinë e Bardhë: Do flasim për marrëveshje të rëndësishme

20:48 : 19/09/2025
BOTA

Motivet pas ekzekutimit të Charlie Kirk, çfarë dihet deri më tani

20:23 : 19/09/2025
Para

Zbulohet një “shtëpi bari” në Spanjë, 5 shqiptarë bien në pranga, mes tyre edhe një grua

TË GJITHA

Gara për Bashkinë e Tiranës, Boçi liston kandidatët potencialë të PD-së

15:04 : 21/09/2025

Trump kërcënon Afganistanin: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk na riktheni bazën e Bagramit

14:45 : 21/09/2025

Emina Cunmulaj trondit me rrëfimin e saj: Ish-bashkëshorti shqiptar më ka thyer qafën

14:34 : 21/09/2025

Aksident në Otllak të Beratit, plagoset motorçiklisti

14:19 : 21/09/2025

Zbulohet një “shtëpi bari” në Spanjë, 5 shqiptarë bien në pranga, mes tyre edhe një grua

13:52 : 21/09/2025

Analiza e REL: Aleanca që ndërtoi lirinë, sot në sprovë

13:39 : 21/09/2025

Vlorë/ 17-vjeçari plagos 40-vjeçarin me gërshërë pas një debati

13:19 : 21/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com