• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gara për Kushtetuesen/ Pikët e Sadushit përcaktuan “fituesit”, votim në konflikt interesi

10:55 : 20/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Gara e zhvilluar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për të vlerësuar kandidatët që aplikonin për të plotësuar vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese nga përfundimi i mandatit të gjyqtares dhe njëkohësisht kryetares, Holta Zaçaj, është shoqëruar me dyshime të forta publike se po kontrollohej në mënyrë “okulte” nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Faza përfundimtare e këtij procesi, pikëzimi i gjashtë kandidatëve të kualifikuar, i jep një element më shumë këtij dyshimi publik.

Në janar 2025, Gjykata e Lartë, si organ emërtese, shpalli thirrjen për aplikime për postin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Lista e kandidatëve iu përcoll për verifikim Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), i cili, përgjatë vitit 2025, drejtohet nga Sokol Sadushi, i cili është njëkohësisht edhe kryetari i Gjykatës së Lartë, institucioni i cili do të emërojë gjyqtarin kushtetues.

Lexo edhe:

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Në foto: Pamje nga një mbledhje e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED)

Mesnatën e së Mërkurës së kësaj jave (17 Shtator 2025), Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi vlerësimin me pikë të kandidatëve Asim Vokshi, Naureda Llagami, Florian Ballhysa, Alma Faskaj, Genta Bungo Tafa dhe Alban Toro.

Vota “vendimtare” e Sadushit

Dokumentat zyrtare tregojnë se renditja e pikëve për kandidatët është “diktuar” tërësisht nga Sokol Sadushi, i cili mban edhe postin e kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025.

Të paktën dy nga tre kandidatët që janë në krye të listës, gjenden aty falë pikëve që kanë marrë pikërisht nga Sokol Sadushi.

Asim Vokshi, gjyqtar në Gjykatën e Lartë, vartës i Sadushit, është renditur kandidati me më shumë pikë në garën për të plotësuar vakancën e Holta Zaçaj.

Sipas proces-verbalit të pikëzimit, kandidati Vokshi ka marrë në total 89.5 pikë. Nga 9 anëtarët e KED-it, rezulton se Sokol Sadushi i ka dhënë pikët më të larta, plot 93.5 pikë. Në rastin e Asim Vokshit ka edhe një detaj interesant-ai ka marrë vlerësimin më të ulët në “Ekspertizën në fushën e të drejtës”, një kriter që, si rregull, ai duhet ta kishte shumë lart, përsa kohë është anëtar i Gjykatës së Lartë dhe kandidati kryesor për në Gjykatën Kushtetuese.

Në foto: Vlerësimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për kandidatin Asim Vokshi

Në vijim, pikët e Sokol Sadushit kanë qenë vendimtare për të përfshirë në “top listë” edhe kandidatin tjetër, Florian Ballhysa. Ish-Komisioneri Publik i Vetingut ka “bindur” kryetarin e Gjykatës së Lartë që ta vlerësojë më shumë se të gjithë anëtarët e tjerë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në foto: Vlerësimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për kandidatin Florian Ballhysa

Sokol Sadushi i ka dhënë kandidatit Ballhysa 90 pikë. Ky vlerësim i ka shërbyer Ballhysës që të rregullojë më së miri mesataren, e cila i ulej shumë nga pikëzimi që i dha një tjetër anëtar i KED-it, vetëm 59 pikë.

Votim në “konflikt interesi”

Kryetari i Këshillit të Emërimit në Drejtësi (KED), Sokol Sadushi, i ka dhënë pikët më të larta edhe kandidatit tjetër, Alban Toro. Ky është një vlerësim që, megjithëse nuk ka dhënë peshë në rastin e Toros, krijon dyshime për konflikt interesi.

Alban Toro ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, kur Sokol Sadushi kandidoi për një pozicion në Gjykatën e Lartë, në vitin 2020.

Në foto: Vlerësimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për kandidatin Alban Toro

Po ashtu, një tjetër situatë me sfond konflikti interesi është shfaqur gjatë procesit të pikëzimit të kandidatëve për postin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Aplikantja Genta Bungo Tafa, e renditur e pesta në listën përfundimtare, është vlerësuar me pikët më të larta nga anëtari i KED-it, prokurori i Apelit, Etjen Kapo.

Në foto: Vlerësimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për kandidaten Genta Bungo Tafa

Genta Bungo është vlerësuar me 75.44 pikë. Ndërkohë, anëtari Kapo e ka vlerësuar atë me plot 91 pikë, shumë më shumë se kolegët e tjerë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kandidatja Genta Bungo Tafa ka qenë anëtarë dhe, për një periudhë kohe, edhe kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (Vetingut).

Ajo rezulton se ka qenë kryesuese e trupës së Vetingut për prokurorin dhe, njëkoësisht, anëtarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Etjen Kapo.

Në foto: Genta Bungo Tafa ka kryer vetingun e anëtarit të KED, Etian Kapo

Me vendimin e datës 13 Maj 2022, trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e përbërë nga kryetare Genta Bungo Tafa, relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtar Lulzim Hamitaj, ka vendosur “Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Etien Kapo, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës”.

Pikët për kandidatët

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi njoftoi mëngjesin e 18 Shtatorit përfundimin e procesit të pikëzimit për kandidatët për vakancën në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Këshillit, “pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga ky Këshill, si dhe komunikimit me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturave”, bën publike rezultatin e vlerësimit dhe pikëzimit të kandidatëve, sipas kësaj renditje:

  1. Asim Vokshi           89.5   pikë;
  2. Naureda Llagami    89.3   pikë;
  3. Florian Ballhysa     77.83 pikë;
  4. Alma Faskaj            77.77 pikë;
  5. Genta Tafa (Bungo) 75.44 pikë;
  6. Alban Toro              74.22 pikë.

Në vijim, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi thotë se “do të miratojë edhe Raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes përfundimtare të tyre, me qëllim dërgimin e tij më pas te organi i emërtesës, Gjykata e Lartë”.

LEXO EDHE:

Nga “presioni” te “mashtrimi”/ Si e “baltosi” Sokol Sadushi garën për zëvendësin e Holta Zaçajt në Kushtetuese  

Etiketa: Alban ToroanetarAsim VokshidrejtesiaFlorian BallhysaGenta BungoGenta TafaGenta Tafa BungoGjykata e larteGjykata KushtetuesekapjaKEDNaureda Llagamisokol sadushivakanca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025
AKTUALITET

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ankimi në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin nga detyra, Erion Veliaj do të jetë i pranishëm në seancë

14:15 : 28/10/2025
AKTUALITET

Blendi Fevziu: Drejtësia është në kaos, askush nuk mban përgjegjësi

21:35 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Përplasja” Sadushi- Llagami për Kushtetuesen, reagon Delegacioni i BE-së: Jepini zgjidhje

12:17 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin

14:02 : 25/10/2025
Para

Itali/ Vranë 62-vjeçarin me thikë dhe i vendosën zjarrin, arrestohen 3 autorët, mes tyre një shqiptar

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com