• Kontakt
Sunday, July 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Komisioni i BE rrit presionin ndaj Izraelit

Me një paketë masash, BE kërkon të bindë Izraelin të ndryshojë politikat humanitare në Gazë. Megjithatë kjo do të jetë e vështirë pa shtetet anëtare të BE-së, që nuk janë të një mendimi.

08:31 : 19/09/2025
në BOTA

“Dua ta bëj shumë të qartë. Qëllimi nuk është të ndëshkohet Izraeli. Qëllimi është të përmirësohet situata në Gaza”, tha të mërkurën në Bruksel shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas. Kallas, kur së bashku me dy komisionerë të tjerë, paraqiti një paketë të re masash kundër Izraelit.

Pikërisht javën e kaluar, Presidentja e Komisionit të BE-së,  Ursula von der Leyen, njoftoi masa kundër Izraelit, duke shënuar një ndryshim kursi në Komisionin e BE-së. Propozimet e tanishme janë zbatimi i këtij njoftimi. Sipas Kallas, vendimi i fundit i qeverisë izraelite për ofensivë në Qytetin e Gazës është një “përshkallëzim i ri i luftës, duke përkeqësuar më tej krizën humanitare”. Paketa e re e masave të Bashkimit Evropian përfshin tre aspekte.

Sanksione kundër “ministrave ekstremistë” dhe “kolonëve të dhunshëm” 

Shefja e politikës së jashtme të BE-së ka paraqitur atë që ajo e quan një “paketë të qartë sanksionesh”. Ajo përfshin sanksione kundër “terroristëve të Hamasit”, “ministrave ekstremistë” në qeverinë izraelite dhe “kolonëve të dhunshëm”, si dhe subjekteve që mbështesin pandëshkueshmërinë në Bregun Perëndimor.

Hamasi,  i cili klasifikohet si një organizatë terroriste nga BE-ja, SHBA-ja dhe shtetet e tjera perëndimore, është përgjegjës për sulmin ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Sipas burimeve izraelite, rreth 1.200 njerëz u vranë dhe më shumë se 250 u morën peng. Pas ofensivës së gjerë ushtarake izraelite kanë humbur jetën 64.000 njerëz në Gaza, sipas autoritetit shëndetësor palestinez të kontrolluar nga Hamasi.

Lexo edhe:

Gjoba ndaj Google/ Trump sulmon BE-në: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Rama sulmon sërish protestuesit: Flamingot ikën, mbetën vetëm pulat dhe vezët e tyre

Ursula von der Leyen duke folur në Parlamentin Europian
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, njoftoi masa kundër Izraelit javën e kaluarFotografi: Pascal Bastien/AP Photo/picture alliance

BE-ja ka vendosur sanksione ndaj kolonëve edhe në të kaluarën dhe tani synon t’i intensifikojë ato. Sipas informacioneve nga BE, propozimi për të vendosur sanksione ndaj dy ministrave izraelitë ka qenë në tryezë për ca kohë. Ata janë Ministri i Financave Bezalel Smotrich dhe Ministri i Policisë Itamar Ben-Gvir. Por që këto sanksione të hyjnë në fuqi kërkohet miratimi i të 27 shteteve anëtare të BE-së, gjë që më parë konsiderohej e pamundur, pasi 27 shtetet anëtare të BE-së nuk kanë një qëndrim të unifikuar se si të veprojnë me Izraelin.

Pezullim i pjesshëm i disa pikave të rregulloreve tregtare

Komisioni i BE-së ka propozuar gjithashtu edhe pezullimin e disa dispozitave tregtare të Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael. “Në praktikë, kjo do të thotë që importet nga Izraeli në BE do të humbasin qasjen e privilegjuar në tregun e BE-së”, shpjegoi Komisioneri i Tregtisë i BE-së Maros Sefcovic në konferencën për shtyp. Këto mallra do të trajtoheshin më pas në të njëjtën mënyrë si mallrat nga vendet me të cilat nuk ka marrëveshje tregtare.

Sipas zyrtarëve të BE-së, kjo rregullore do të zbatohet për 37 përqind të të gjitha eksporteve izraelite në BE. Në total, BE-ja importon mallra me vlerë pothuajse 16 miliardë euro nga Izraeli – nga masat do të preken mallra me vlerë 5.8 miliardë euro. Sipas Komisionit të BE-së, BE-ja është partneri më i rëndësishëm tregtar i Izraelit, ndërsa Izraeli renditet i 31-ti për BE-në. Sipas komisionerit të BE, Maros Sefcovic, nuk bëhet fjalë vetëm për shifra të pastra, por edhe për një “vendim politik”. Që ky vendim të ketë ndonjë efekt, një shumicë e kualifikuar e shteteve anëtare – domethënë, 15 shtete anëtare që përfaqësojnë të paktën 65 përqind të qytetarëve të BE-së – do të duhej të bien dakord.

Palestinezë mbi kamionë mbushur me dyshekë
Palestinezët largohen pas njoftimit për ofensivën në Qytetin e GazësFotografi: Dawoud Abu Alkas/REUTERS

Masat kundër Izraelit deri më tani kanë dështuar, për shkak të qëndrimit gjerman. Qeveria gjermane nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi propozimet e fundit. Megjithatë, sipas disa agjencive të lajmeve, një zëdhënës i qeverisë theksoi se qëndrimi bazë ndaj Izraelit nuk ka ndryshuar.

Si pikë të tretë, Komisioni i BE-së do të mbajë të pezulluara pagesat e fondeve të BE-së për Izraelin nga fondin për bashkëpunimin ndërkombëtar. Sipas një zyrtari të BE-së, shuma përfshin rreth 6 milionë euro për vitin 2025, të cilat janë të destinuara si për programet e partneritetit ashtu edhe për financimin rajonal për zbatimin e Marrëveshjeve të Abrahamit. Do të pezullohen edhe 9.5 milionë euro të tjera për projektet që janë në proces. Nuk do të preken, sipas zyrtarit të lartë të BE rreth 20 milionë euro për Memorialin e Holokaustit Yad Vashem dhe fonde të tjera për shoqërinë civile dhe iniciativat e paqes izraelito-palestineze.

Kritika nga Izraeli

Qeveria izraelite i ka kritikuar ashpër propozimet e Komisionit të BE-së. Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, i përshkroi njoftimet javën e kaluar në X si “të pafatshme” dhe akuzoi von der Leyen për përsëritje të propagandës së Hamasit.

Të mërkurën, Saar e forcoi kritikën e tij, duke i quajtur propozimet “të shtrembëruara moralisht dhe politikisht”. Shpresojmë që ato nuk do të zbatohen, siç ka ndodhur deri më tani. “Hapat kundër Izraelit do të përballeshin me përgjigje të përshtatshme”, tha Saar. Por pala izraelite shpreson se nuk do të duhej t’i ndërmarrë ato./DW

Etiketa: BEizrael

Lajme të lidhura

BOTA

Gjoba ndaj Google/ Trump sulmon BE-në: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

21:21 : 24/07/2026
AKTUALITET

Rama sulmon sërish protestuesit: Flamingot ikën, mbetën vetëm pulat dhe vezët e tyre

13:04 : 24/07/2026
AKTUALITET

Eurodeputetët në protestë, Rama: Nuk kanë lexuar ligjin! Individë me agjendë politike

12:58 : 24/07/2026
BOTA

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat dhe nafta

21:41 : 23/07/2026
RAJONI

BE kërkon që partitë të mos i bëjnë presion KGJK-së për gjyqtarët serbë

20:40 : 23/07/2026
BOTA

BE-ja gjobit Google-in me 890 milionë euro, arsyeja

16:23 : 23/07/2026
Para

Trump kundërshton njohjen e shtetit palestinez gjatë vizitës në Britani

TË GJITHA

Të shtëna me armë në Dibër, në pranga një 38-vjeçar, procedohen 9 persona

12:34 : 26/07/2026

“As Diella nuk e beson”/ Bardhi akuza Ramës për “Paketën e Maleve”: Propagandë, ja ç’thotë e-Albania!

12:26 : 26/07/2026

Donacionet, fondet publike dhe akuzat për keqmenaxhim: Çfarë po ndodh në QSUNT?

12:11 : 26/07/2026

Kishte pikasur defektin dje dhe u kthye për ta rregulluar, detaje nga vdekja e elektricistit në Pogradec

11:56 : 26/07/2026

12-vjeçari nga Elbasani rezulton i zhdukur prej dy javësh, nëna bën apel: Na ndihmoni ta gjejmë

11:45 : 26/07/2026

Ish-kryetari i PS Korçë “shpërthen” ndaj Ramës: Krijove administratën më të korruptuar në 114 vite shtet

11:34 : 26/07/2026

Protesta popullore dhe pushimet, fluks i lartë makinash në doganën e Morinës

11:26 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş