• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Marrëveshje SHBA–Britani për Inteligjencën Artificiale, Trump dhe Starmer firmosin paktin në Chequers

15:37 : 18/09/2025
në BOTA

Një marrëveshje historike për bashkëpunim teknologjik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me fokus të veçantë në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale, është nënshkruar të enjten në mesditë në rezidencën zyrtare të kryeministrit britanik në Chequers.

Marrëveshja u firmos nga presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri britanik Keir Starmer, në prani të përfaqësuesve të kompanive kryesore teknologjike nga të dyja vendet.

Gjatë deklaratave të tij, presidenti Trump e përshkroi ekonominë amerikane si “ndoshta më të fortën që ka ekzistuar ndonjëherë”, duke shtuar se të gjitha kompanitë duan të operojnë në SHBA. Ai theksoi gjithashtu se marrëdhënia “e çmuar e miqësisë” mes SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar po bëhet gjithnjë e më e fuqishme, ndërsa falënderoi kryeministrin Starmer për përkushtimin ndaj kësaj marrëveshjeje, të cilën e cilësoi si “historike” dhe një “nder” për të marrë pjesë në të.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të paçmueshme. Kjo është një trashëgimi e jashtëzakonshme, dhe qeveritë tona po i forcojnë këto lidhje më shumë se kurrë më parë,” u shpreh Trump.

Presidenti amerikan shtoi se vetëm një vit më parë SHBA ndodhej në një krizë të thellë ekonomike, por sipas tij sot vendi po përjeton një ringjallje të jashtëzakonshme.

Lexo edhe:

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

“Mbretit të Arabisë Saudite i kam thënë: ‘Vendi ynë ishte i vdekur një vit më parë, por tani është vendi më i fuqishëm në botë’,” deklaroi Trump, duke shtuar se këtë vit në SHBA janë investuar mbi 17 trilionë dollarë dhe se tarifat doganore kanë sjellë të ardhura të mëdha për ekonominë amerikane.

Marrëveshja SHBA–Britani do të shërbejë si bazë për një sërë bashkëpunimesh të reja në sektorin privat, ndërsa një ndër projektet më të rëndësishme që u prezantua ishte ai mes kompanisë amerikane X-energy dhe gjigandit britanik Centrica, pronare e British Gas, për ndërtimin e reaktorëve bërthamorë në mbarë Mbretërinë e Bashkuar.

“Kjo ishte në diskutim prej vitesh, por tani më në fund po realizohet,” tha Trump.

Nga ana tjetër, kryeministri britanik Keir Starmer e cilësoi këtë si marrëveshjen më të madhe në historinë ekonomike të vendit. “SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar janë lidere botërore në teknologji, financë, mbrojtje dhe energji. Mjafton të shihni çfarë po arrijmë sot së bashku,” tha Starmer, duke theksuar se miliarda dollarë do të qarkullojnë në të dy anët e Atlantikut.

Sipas tij, marrëveshja do të sjellë investime që do të përmirësojnë jetën e mijëra punëtorëve në Britani, duke reflektuar fuqinë e partneritetit SHBA–MB.

Starmer theksoi gjithashtu se SHBA është partneri më i madh tregtar i Mbretërisë së Bashkuar dhe se bashkë të dyja vendet mbështesin mbi 2.5 milionë vende pune.

Në fjalën e tij, kryeministri britanik përmendi edhe një tjetër marrëveshje të rëndësishme të arritur këtë vit mes dy vendeve për uljen e tarifave doganore. Ai përmendi uljen e tarifave për makinat nga 27.5% në 10%, një marrëveshje që sipas tij ka shpëtuar mijëra vende pune në kompani si Jaguar-Land Rover.

Këtë marrëveshje Starmer e cilësoi si një fitore për të dyja vendet, ndërsa presidenti Trump theksoi se lidhja SHBA–MB është “e pathyeshme”.

Etiketa: Britaniainteligjenca artificialeSHBAstarmer

Lajme të lidhura

BOTA

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025
BOTA

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025
BOTA

Sanksionet e SHBA, kompania e naftës “Lukoil” detyrohet të shesë asetet jashtë Rusisë!

13:37 : 28/10/2025
BOTA

Turqia nënshkruan marrëveshje me Britaninë për blerjen e 20 avionëve luftarakë

10:23 : 28/10/2025
BOTA

SHBA-ja dhe Japonia lavdërojnë “epokën e artë” të aleancës, arrijnë marrëveshje për mineralet e rralla

09:44 : 28/10/2025
BOTA

Japonia planifikon pritje madhështore për Trump-in, në fokus ekspozita e kamionëve amerikanë

12:36 : 27/10/2025
Para

"Ballistët" mbetën jashtë Kuvendit/ Alimadhi akuza Nokës: Gjithmonë me hilera dhe poshtërsira

TË GJITHA

Vrasja në Komunën e Parisit, policia zbulon të shkuarën e autorit

09:04 : 29/10/2025

Netanjahu urdhëron sulme të reja në Rripin e Gazës

08:49 : 29/10/2025

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste, mes tyre zyrtarë dhe policë

08:39 : 29/10/2025

Erëra deri 200 km/orë, uragani “Melissa” godet Kubën

08:37 : 29/10/2025

Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

08:22 : 29/10/2025

Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët që nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë?

08:20 : 29/10/2025

Këmbimi valutor 29 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:15 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com