• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

Duke shënjestruar gjyqtarë dhe prokurorë me kritika të ashpra personale, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama rrezikon të gërryejë më tej ndarjen demokratike të pushteteve, thonë ekspertët.

14:18 : 18/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Më herët këtë javë, kryeministri shqiptar Edi Rama publikoi në Facebook një fotografi bardhë e zi të një burri dhe e akuzoi atë se po tallej me ligjin.

Burri në foto, Marko Boshku, nuk është i akuzuar për ndonjë krim, e as nuk është rival politik i Ramës. Ai është gjyqtar, por së fundmi ka dhënë një vendim që kryeministrit nuk i ka pëlqyer.

“Mesazhi im është ky: Kush tallet me interesat e shtetit dhe përqesh ligjin… do të përballet me keqbërjen e vet jo vetëm në organet e lartpërmendura të vetëqeverisjes së gjyqësorit, po edhe në sytë e opinionit publik ”, paralajmëroi Rama në postimin e tij, pasi Boshku ndërmori hapa për të rikthyer në punë një zyrtar policie që ishte shkarkuar.

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të martën e përshkroi shpërthimin e Ramës si një përpjekje për të uzurpuar pushtetin gjyqësor që ishte “në kufijtë e një vepre penale”. Shoqata e Gjyqtarëve i bëri thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë të shprehnin mbështetje për pavarësinë e sistemit gjyqësor.

Lexo edhe:

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

Boshku, megjithatë, nuk është figura e vetme e gjyqësorit që përballet me kritika publike nga Rama, lideri veteran i Partisë Socialiste që aktualisht po shijon një mandat të katërt të paprecedentë radhazi.

Prej muajsh, kryeministri ka sulmuar vazhdimisht gjyqtarë dhe prokurorë në fjalime dhe rrjete sociale, të nxitur, duket, nga arrestimi në shkurt i aleatit të tij të ngushtë dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për akuza korrupsioni.

Ekspertët thonë se ndërhyrjet e Ramës rrezikojnë të minojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe të gërryejnë ndarjen demokratike të pushteteve.

“Duke sulmuar gjyqtarë, prokurorë dhe institucionet e drejtësisë, krijohet perceptimi se kryeministri ka të drejtë të gjykojë dhe të drejtojë drejtësinë,” tha analisti Lutfi Dervishi.

“Nëse ai fyen dhe ushtron presion publik, mesazhi që përcillet është se vendimet gjyqësore vlejnë për të tjerët, por jo për qeverinë”, tha i për BIRN. “Nuk kemi të bëjmë vetëm me retorikë të tepruar, por me një ndërhyrje që gërryen themelet e ndarjes së pushteteve.”

Arrestimi i aleatit të tij

Pati një kohë kur Rama refuzonte të komentonte për arrestimin e një aleati partie apo ministri kabineti. “Është çështje e drejtësisë”, thoshte ai, dhe “përgjegjësia është personale”.

Gjithçka ndryshoi në shkurt, kur Veliaj u vu në pranga me akuza për korrupsion, shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie.

Që prej asaj kohe, Rama hoqi “dorashkat” dhe nisi të kritikonte publikisht sistemin gjyqësor, veçanërisht Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, dhe Gjykatat e Posaçme, të krijuara në vitin 2019 si pjesë e reformës në drejtësi të nisur nga qeveria e tij e parë me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

Rama e quajti këtë “kritikë konstruktive”, por së fundmi i ka zgjeruar sulmet, gjë e cila ka sjellë paralajmërime për rrezikun e ushtrimit të presionit të papërshtatshëm mbi gjykatat.

Në korrik, Rama kritikoi një prokurore në Shkodër për mos hetim të ndërtimeve të paligjshme në Parkun Kombëtar të Thethit, duke thënë se do t’i kërkonte Këshillit të Lartë të Prokurorisë të shqyrtonte nëse ajo meritonte ende të paguhej nga shteti.

Në gusht, i zemëruar nga vendimet kundër një fushate që ai nisi për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, Rama la të kuptohej se një gjyqtar i Gjykatës Administrative të Tiranës ishte i korruptuar dhe e quajti një tjetër “armik të shtetit”, një term që të risjell në kujtesë periudhën komuniste.

Po atë muaj, ai akuzoi gjyqtarët se favorizonin persona të shpallur fajtorë për disa nga zjarret që përfshinë Shqipërinë gjatë verës, duke thënë se ata kishin “ndjeshmëri njerëzore zero, dhe integritet moral zero me xhufkë”.

Në fund të gushtit, Këshilli i Lartë Gjyqësor reagoi, duke u bërë thirrje “të gjithë subjekteve publike dhe private të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e shtetit të së drejtës”.

Rigels Xhemollari, kreu i OJQ-së Qëndresa Qytetare, tha se Rama nuk ishte në pozicion për t’u ankuar.

“Pavarësisht se 90 për qind e vendimeve të Gjykatave Administrative janë në favor të shtetit, kryeministri sërish nuk është i kënaqur”, tha ai për BIRN. “Ai kërkon që të mos ketë asnjë vendim kundër fushatave të qeverisë, shkeljeve të të drejtave civile apo akteve të qeverisë pa bazë ligjore dhe kushtetuese.”

“Mendoj se retorika fyese e kryeministrit ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhet me mospranimin e disa vendimeve gjyqësore që kanë minuar dhe delegjitimuar veprimet e shtetit.”

Shqetësimi i BE-së

Ermal Hasimja, një ekspert politik me qendër në Tiranë, tha se Rama po kërkon ta vërë gjyqësorin nën kontroll.

“Qëndrimi i Ramës ka dy komponentë që në fakt janë pjesë e së njëjtës strategji: i pari është elementi i sulmit, agresiviteti që shohim që tregon pakënaqësinë e tij, por është gjithashtu një formë presioni mbi gjyqtarët; elementi i dytë është te Rama që përpiqet të paraqitet jo si sulmues kundër sistemit të drejtësisë, por si dikush që kërkon ta përmirësojë atë, pasi ai nuk mund të dalë hapur dhe të thotë se është kundër asaj që sistemi i drejtësisë po i bën popullit të tij”, tha Hasimja.

“Në sytë e opinionit publik, ai do ta bëjë të qartë se sistemi i drejtësisë nuk po funksionon siç duhet, por nga ana tjetër se ai është në favor të rregullimit të sistemit të drejtësisë në mënyrën e duhur”.

Kjo “mënyrë e duhur”, megjithatë, “është një mënyrë që nuk do ta dëmtonte qeverinë dhe Partinë Socialiste për skandalet e tyre të shumta”, tha Hasimja.

Sipas një procesi vetingu të nisur në vitin 2016 dhe të hartuar për të spastruar zyrtarët e korruptuar, rreth 430 nga 800 gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kaluar në veting janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqjen.

Por këtë muaj, ndërsa zbuloi kabinetin e tij të fundit, Rama tha se ende ka disa prokurorë dhe gjyqtarë “që nuk kanë integritet… dhe janë një kërcënim real”.

“Individë që paguhen nga taksat tona shumë më tepër sesa mësuesit, mjekët dhe infermierët, përdorin pavarësinë e tyre për të sulmuar interesat e shtetit”, tha Rama.

Në një dokument të brendshëm të botuar në qershor në median shqiptare, Këshilli i Bashkimit Evropian shprehu shqetësim për “presionin e tepërt” mbi sistemin e drejtësisë shqiptare dhe paralajmëroi për një ndikim në përparimin e vendit në negociatat e pranimit.

Ai citoi arrestimin e një zyrtari të zgjedhur në shkurt si shkaktar të “reagimeve të paprecedenta publike nga degët ekzekutive dhe legjislative, përfshirë përpjekjet për të ushtruar presion mbi SPAK dhe institucionet gjyqësore. Kjo përbën një shqetësim serioz”./ BIRN

Etiketa: BEEdi RamagjyqtareProkurore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

17:12 : 08/10/2025
AKTUALITET

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

17:01 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama paguan vizitën e Adams/ Revoltë në Nju Jork: Asnjë kryebashkiak nuk duhet të pranojë dhuratë nga qeveritë e huaja

12:28 : 08/10/2025
Para

Policia e Kosovës gjen municion luftarak në veri, çfarë dyshohet

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com