• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbulohen lidhjet e ministres së Shëndetësisë Evis Sala me oligarkun Klodian Allajbeu

17:10 : 17/09/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Qeveria e 11 shtatorit e krijuar nga kryeministri Edi Rama është kryekëput nepotike dhe produkt i miqësive familjare të tij dhe të Linda Ramës. Një pjesë e ministrave karrierën e tyre e kanë ngritur mbi besnikëri të verbër ndaj shefit, duke marrë poste përmes vendimeve që kanë cenuar ligjin.

Sot do të ndalemi tek emërimi i ministres Evis Sala, e cila nuk është vetëm një mike familjare e Ramës, por edhe e lidhur drejtpërdrejt me interesat klienteliste të tij. Një profesioniste e njohur që në aspektin ekonomik ka të ardhura shumë më të mira në këtë marrëdhënie, lë karrierën e saj dhe i atashohet një qeverie si ministre me një shpërblim më të ulët lë dyshime se kemi të bëjmë me një anomali.

Lidhjet me Allajbeun

Evis Sala përveçse është mikeshë familjare e Edi Ramës në karrierën e saj ka pasur marrëdhënie pune të drejtpërdrejt me Klodian Allajbeun si pronar i Spitalit Amerikan ka qenë dekane e parë (rektore themeluese) e Universitetit Privat “Western Balkans University” (WBU) në Tiranë, një institucion i krijuar me mbështetjen e biznesmenit Allajbeu.

Në faqen zyrtare të WBU-s konfirmohet se nga 2022 në 2025 ajo “ka shërbyer si rektorja themeluese” e universitetit. Ndërkohë, Klodian Allajbeu figuron si pronari kryesor i  WBU. Ligjërisht, pronari kryesor i WBU-së, sipas regjistrit shqiptar të biznesit, është Klodian Allajbeu me 90% dhe Ferdinand Gjana me 10%.

Lexo edhe:

Qeveria ka gati pesë akte për lojërat e fatit

Sanksionet ndaj Luftar Hysës/ ‘El Pais’: Si u bllokua perandoria e mikut të Edi Ramës

Profesionistja në fjalë nuk është thjesht lidhje familjare e Edi Ramës, po është e punësuar në një nga biznesmenët e përfshirë në aferat e kryeministrit shqiptar me procesin e Hemodializës dhe Laboratorëve me vlerat përkatëse 84 milionë euro dhe 130 milionë euro,  koncesione skandaloze ku përfitues është Klodian Allajbeu, të cilat janë nën hetim nga SPAK.

Duke qenë se ministrja në fjalë është rektore universitetit të Allajbeut nuk kemi të bëjmë më me miqësi familjare, por me një aferë skandaloze, ku oligarku më i madh i shëndetësisë ka ushtruar influencat e tij për të përzgjedhur Ministren e Shëndetësisë një nga punonjëset e tij. Nga të dhënat e deritanishme ministrja e re do të ushtrojë detyrën si një gur themeli midis interesave të Edi Ramës dhe Allajbeut, ku do të ketë nën kontroll të plotë koncesionet që ky i fundit ka me qeverinë Rama.

Profesoresha dhe profesionistja, duket se kanë qitje më të largët se shëndetësia e qytetarëve. Ajo do menaxhojë koncesionet e Edi Ramës dhe do jetë mbështetësja e punëdhënësit të saj. Këtu kemi të bëjmë me një emërim të dyshimtë që është bashkëpunim midis Edi Ramës dhe Klodian Allajbeut, i cili është pjesë e një afere abuzive si koncesioni i Hemodializës, përveç lidhjeve shumë nepotike të Edi Ramës me familjen Sala.

Lidhjet familjare të Evis Salës me Edi Ramën

Evis Sala me një biografi shumë të pasur në aspektin profesional u emërua si ministre falë lidhjeve familjare të Edi Ramës me nënën e saj Valdete Sala, e cila është drejtuesja e parë e Soros dhe e ka udhëhequr këtë organizatë për 13 vite.

Njohja e Edi Ramës me shefen e Soros nuk është njohje thjesht personale. Valdete Sala ka qenë mikeshë e familjes Rama, Kristaqit me të cilin e lidhte aktiviteti gjatë periudhës së diktaturës, Valdete Sala ka pasur një rol të rëndësishëm në organizmat rinore të diktaturës komuniste. Ajo shërbeu si Sekretare e Komitetit Qendror të Lëvizjes Rinore Komuniste (RKS), organi kryesor rinor i Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH), ndërkohë që Kristaqi ishte i lidhur fort me këto struktura.

Sipas burimeve të ngushta miqësia e familjes Rama me familjen Sala  ka qenë shumë e fortë dhe e tillë ka mbetur deri më sot. Ka qenë vetë Valdeti që e ingranoi Edi Ramën në strukturat e Soros dhe  e mbështeti fuqimisht në hapat e tij në politikë duke i dhënë një rol shumë të fuqishëm brenda kësaj strukture.

/Gazeta Sot

Etiketa: Edi RamaEvis SalaKlod AllajbeuKlodian AllajbeuministreoligarkRamaShendetesiespitali amerikanWBUWestern Balkans University

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria ka gati pesë akte për lojërat e fatit

13:12 : 17/11/2025
AKTUALITET

Sanksionet ndaj Luftar Hysës/ ‘El Pais’: Si u bllokua perandoria e mikut të Edi Ramës

12:13 : 17/11/2025
AKTUALITET

Rama: Na merrni në BE ose do ju përndjekim deri në fund

10:24 : 17/11/2025
AKTUALITET

Rama “gosti” në Bruksel, tortë dhe verë zyrtarëve të BE-së

09:46 : 17/11/2025
AKTUALITET

Kulla-mania/ Nga 18, në 56 kate, Rama trefishoi “pa asnjë shpjegim” lejen e Lefter dhe Orest Sotës tek ish-UET

09:04 : 17/11/2025
AKTUALITET

Turizmi i palloshit , dhe “Fiume di M*rda” në mes të Tiranës

11:07 : 16/11/2025
Para

"Nuk u qëllua me thikë", policia jep detaje për plagosjen e 69-vjeçarit në Himarë

TË GJITHA

Qeveria ka gati pesë akte për lojërat e fatit

13:12 : 17/11/2025

Shtyhet seanca ndaj Veliajt, përplasja në GJKKO mes avokatëve dhe prokurorit të SPAK

13:02 : 17/11/2025

“I dhanë mjekime dhe e larguan”, vdekja e 49-vjeçares në Korçë, policia nis hetimet për neglizhencë mjekësore

12:59 : 17/11/2025

Blenë vota për Shkëlqim Hoxhën/ GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për 5 të pandehurit

12:51 : 17/11/2025

Meteorologia: Stuhi e shtrëngata në gjithë vendin, të dielën nis bora

12:46 : 17/11/2025

“Urdhëron partia, vendos kartoni”/ Bardhi: PS ka 83 memec-deputetë në Parlament

12:42 : 17/11/2025

Veliaj kërkon laptop në burg!

12:22 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com