• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Merz: Vjeshtë e “vendimeve të rëndësishme” në Gjermani

15:30 : 17/09/2025
në BOTA

Në fjalimin e tij në Bundestag të mërkurën, (17.09.) Friedrich Merz e paraqiti veten si kancelar reformist, ai i përgatiti gjermanët për reforma të gjera në muajt e ardhshëm. “Vendi ynë ndodhet para vendimeve të rëndësishme këtë vjeshtë”, tha Merz gjatë debatit të përgjithshëm mbi buxhetin në Bundestag. Prandaj është e rëndësishme, të “marrim rrugën e duhur në këtë moment historik”. Nuk ka të bëjë “me asgjë më shumë dhe asgjë më pak se me të ardhmen e vendit tonë – si jetojmë, si jetojmë së bashku, si punojmë, si bëjmë biznes dhe nëse vlerat tona do të vazhdojnë të qëndrojnë”. “Vendimet që na presin nuk kanë të bëjnë me detaje, por me çështje shumë themelore”, tha kreu i CDU.

Në fjalën e tij, Merz theksoi se liria është nën kërcënim, qytetarët po ndiejnë një ndjenjë në rritje të pasigurisë. Po ashtu ai paralajmëroi se modeli ekonomik gjerman është nën presion nga “një proteksionizëm i ri i drejtuar kundër tregtisë së lirë dhe tregjeve të hapura”. Ai kërkoi edhe reforma të thella në sistemin e pensioneve. “Ne gjithashtu duhet të ristrukturojmë sistemin tonë të pensioneve.” Kancelari e justifikoi këtë me ndryshimet demografike, duke argumentuar se të rinjtë nuk duhet t’i nënshtrohen barrës shtesë në Gjermani.

“Ndarja në politikë të brendshme dhe të jashtme është e vjetëruar”

Merz në fjalën e tij iu referua edhe luftës në Ukrainë dhe tha se ajo duhet të përfundojë. Por duhet të presim, se ajo nuk do të përfundojë shpejt, theksoi kancelari gjerman, dhe nuk duhet të përfundojë në kurriz të sovranitetit politik dhe integritetit territorial të Ukrainës. Merz theksoi, se ndarja në politikë të brendshme dhe të jashtme sot është e vjetëruar dhe paralajmëroi për pasojat e mundshme të një paqeje në Ukrainë të diktuar nga Rusia. Kjo vetëm sa do ta inkurajonte Presidentin rus Vladimir Putin “të kërkonte objektivin e tij të radhës”, tha kreu i CDU-së. “Putini ka kohë që po teston kufijtë”, theksoi ai. “Ai saboton, spiunon, vret, përpiqet të krijojë pasiguri”. Kjo është parë kohët e fundit jo vetëm në Poloni; Rusia gjithashtu dëshiron të destabilizojë shoqërinë gjermane, paralajmëroi Merz.

Pamje nga seancë e Bundestagut
Friedrich Merz përgatit gjermanët për ndryshime të thella muajt e ardhshëm. Fotografi: Helena Dolderer/dpa/picture alliance

Më parë kryetarja e grupit parlamentar të AfD, Alice Weidel e cila sipas traditës si partia më e madhe e opozitës mban fjalën e para, kishte sulmuar ashpër kancelarin, duke e akuzuar përsëri për shkelje të premtimeve të fushatës dhe “nxitje të luftës” në Ukrainë. Ndryshe nga debati i tij i parë i përgjithshëm si kancelar në korrik, Merz nuk i hyri debatit me Weidel këtë herë.

Lexo edhe:

Grabitja në Luvër/ Hajdutët përdorën pajisjen gjermane, kompania e reklamon në Instagram

Mesazh nga Berlini: CDU i thotë jo çdo afrimi me AfD-në

Kritika kancelari Merz pati edhe nga partia Të Gjelbrit.  Drejtuesja e grupit parlamentar, Katharina Dröge, tha se politika e Merz është për mjaft biznese në Gjermani “zhgënjim i hidhur”. Çmimet e energjisë janë shumë të larta dhe taksa e energjisë elektrike duhet të ulet, kërkoi ajo. Merz po “zhgënjen miliona njerëz”, kritikoi Dröge. Kurse kryetarja e partisë E Majta,  Heidi Reichnnek kërkoi nga koalicioni një “pagë minimale të paprekshme nga varfëria”, në vend të kursimeve tek paratë për qytetarin, “Bürgergeld”. Paratë duhet të shpërndahen “nga lart poshtë”, kërkoi politikanja e majtë./DW

Etiketa: Gjermanimerz

Lajme të lidhura

BOTA

Grabitja në Luvër/ Hajdutët përdorën pajisjen gjermane, kompania e reklamon në Instagram

08:51 : 25/10/2025
BOTA

Mesazh nga Berlini: CDU i thotë jo çdo afrimi me AfD-në

08:24 : 25/10/2025
BOTA

Samiti i BE-së/ Merz thirrje për më pak burokraci: Na duhet një kthesë e vërtetë kulturore

11:55 : 24/10/2025
BOTA

Gjermani/ Përleshja mes grupeve përfundon me armë, disa të plagosur

20:32 : 22/10/2025
AKTUALITET

Çfarë fshihet pas grabitjes misterioze të autobusit shqiptar në Gjermani?

12:25 : 22/10/2025
AKTUALITET

Trafikoi 120 kg kokainë në Gjermani, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar

20:21 : 21/10/2025
Para

Hakerët rusë shënjestrojnë spitalet polake dhe furnizimin me ujë të qyteteve

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com