• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

“Kosova Euroatlantike e rrezikuar nga paranojat sovraniste” !

10:46 : 16/09/2025
në BOLD BLOG, RAJONI

Nga Gjeneral Piro Ahmetaj

Për shkak të detyrave dhe funksioneve të larta që kam ushtuar, 26 vitet e mbas clirimit të Kosovës nga Pushtuesit Serb, kam ndjekur me përgjegjësi shtesë gjendjen e Sigurisë në Kosovë.  Në të njëjtën kohë (sigurisht kam bërë detyrën) vlerësimet dhe rekomandimet strategjike për paqen dhe sfidat Euroatlantike të Kosovës, i kam prezantur në forumet më të larta të sigurisë, në konferenca, panele dhe qindra publikime në kryeqytetet e Ballkanit, përfshi Beograd, në CSCE si dhe IoW në Washington, në Bruksel, Qëndrën Marshall, Gjermani, Kolegjin e NATO-s dhe në 32 Kryeqytetet anëtare.

Në pamundësi për tu dhënë përgjigje të dedikuar studiove televizive, gazetave dhe portaleve të interesuara, në vijim po paraqes një përmbledhje strategjike mbi “pezullimin pa afat të dialogut të ShBA me Qeverinë Kurti”, çka vijon të dominojë debatin strategjik dhe publik në Prishinë, Tiranë, Washington, etj:

Pikësëpari, po citoj të pjesë nga deklarata e Ambasadës: “SHBA-të kanë pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën për shkak të shqetësimeve nga veprimet e qeverisë së përkohshme”, si dhe në të mëncur nëvizohrt se: “ShBA mbeten të përkushtuara për të çuar përpara interesat e përbashkëta me popullin e Kosovës”. 

Pra, përtej mllefeve bollshevike të pushtetit, në njoftimin e ambasadës së SHBA, konfirmohet se: “ka ngrirë dialogun me Qeverinë e Kryeministrit Kurti dhe JO me popullin e Kosovës”!

Lexo edhe:

A munden vendet e NATO-s ta ndalin blerjen e naftës ruse siç u kërkon Trump

Rubio paralajmëron Hamasin: Keni vetëm pak ditë për marrëveshje paqeje në Gaza

Së dyti, këtë deklarat të ShBA e gjej si mesazhin më të rëndë mbas çlirimit të Kosovës në 12 Qershor 1999. Gjithashtu duhet thënë se ky “zhgënjim i Washingtonit” nuk eshte as i pari dhe as ka ardhur brenda një dite, por si pasojë e oshilacioneve sovraniste të Pushtetarëve në Prishtinë, si dhe delireve bollshevike si: “për marrëzinë e mbrojtjes me forcat e veta, do rrisin shpenzimet e mbrojtjes 1 miliard € apo prodhojnë dronë made in Kosovo, etj brrockulla enveriste mbi lirinë dhe sovranitetin”!

Në lidhje me Dronët “made in Kosovo”, sjell në kujtesë se: “Serbia ka mbi 6000 dronë luftarak të gjeneratës së fundit”, por edhe faktin që për tu armatosur gjer në dhëmbë po shpenzon rreth 2.3 Miliard € në 2025, pa konsideruar 1.64 miliard për dronë dhe raketa nga Izraeli, rreth kontrata 3 Miliard € me Francën për 12 avionë Rafale, 2 miliard € me Kinën, pra te total mbi 5 % të GDP-së vjetore të Serbisë (8 herë më shumë se Shqipëria & Kosova së bashku) ?!? Thënë ndryshe, Serbia zotëron fuqi ushtarake që asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mundet ta gjunjëzojē më vehte, pra pa prezencën e ShBA/NATO.

Me këtë rast, shpreh shqetësimin, për të mos thenë neverinë strategjike jo vetëm për: “mos-mirënjohjen cinike ndaj USA, riciklimin e kakofonisë Enveriste dhe paranojave sovraniste”. Parë kështu po adresoj një pyetje, shumë të thjeshtë: “Nëse ShBA/NATO, konfirmojnë tërheqjen e trupave ushtarake nga Kosova (që sigurisht një ditë do të ndodhë) = kush është opsioni i  Kryeministrit në detyrë për të mbrojtur tërësinë teritoriale dhe ardhmërinë Euroatlantike të Kosovës si dhe interesat gjeopolitike të Kombit shqiptar” !? (pyetje që lejen e vetëvendosësve të z.Kurtit kërkon përgjigje edhe nga Tirana Zyrtare).

Së treti, duke u përulur për rënët si dhe nderuar sakrificat në shekuj të Shqiptarëve, mbas 26 vitesh besoj edhe fortë se në koshiencën mbarëkombëtare dhe Institucionale, do të mbetet përjetësisht e skalitur, që: “çlirimi nga pushtimi Serb në 1999, nuk u arrit vetëm nga luftërat, gjaku i derdhur, qëndresa si dhe sakrificat sublime në shekuj të popullit të Kosovës”!

Për këtë mjafton të sjellim në memorien kombëtare, që ShBA/NATO/UK, u angazhuan për herë të parë në luftë “jashtë artikullit 5” si dhe falë kësaj fuqie ushtarake, Millosheviçi u gjunjëzua dhe tërheqi forcat pushtuese (ushtarake & policore) deri në kufijtë e përcaktuar nga rezoluta 1244, si dhe të shenjtëruar në Flamurin Zyrtar të Kosovës.  Po ashtu për shkak të së vërtetës, sjell në vëmendje që në Kumanovë (Qershor 1999), Kosova nuk ishte as palë nënshkruese, as vëzhguese, megjithëse aty u vendos shkrirja dhe shndërrimi i UCK në Forcat e Sigurisë së Kosovës ndërsa siguria territoriale, ju ngarkua KFOR-it, me mbi 37 mijë forca këmbësorie në terren nga 36 shtete.

E thënë më qartë, as ligjëratat marksiste mbi lirinë dhe as bejtet patriotike për të drejtat sovrane nuk do munden kurrësesi të errësojnë rolin përcaktuese të ShBA/NATO për çlirimin e Kosovës dhe as peshën kritike që vijojnë të mbajnë për paqen, stabilitetin si dhe ardhmërinë Euroatlantike të Kosovës. Kështu, çlirimi i Kosovës nga pushtuesit Serb, meriton të skalitet jo vetēm si data e mirënjohjes Kombëtare ndaj ShBA por edhe e falënderimeve ndaj 32 vendeve anëtare si dhe mbi 500 mijë ushtarakëve/misionarëve të KFOR-it për peshën kritike që vijojnë të mbajnë për bashkëjetesën dhe st.abilitetin demokratik në Rajon.

Së katërti, 10 vitet e fundit i kam adresuar në Shqip, Anglisht, Serbisht, etj, edhe oshilacionet/tmerrin e z Vučić, nga “Shqipëria e Madhe”, disa pyetje fare të thjeshta: “ndërkohë që Serbia nuk kërcënohet nga asnjë vend i rajonit (përfshi RSh/Kosova), përse shpenzon më shumë se 2 miliard € në vit dhe pse armatoset “deri në dhëmbë”, me Tanke, 18-Mig/29, 12-Rafale, Helikopterë Mi-35, raketa Pantsir-S dhe FK-3 (Kineze), etj ((?) si dhe përse 3/4 e fuqisë ushtarake i ka dislokuar në kufijtë shtetërorë të Kosovës?

Gjithësesi, më duhet ta përsëris qartë, përfshi për sovranistët folklorikë të Prishtinës: “VETËM përsa kohë të ketë prezencë të SHBA/NATO në terren, agresioni ushtarak kundër tërësisë territoriale të Kosovës (nën përgjegjësinë e KFOR-it), përveçse aventurë vetëvrasëse e Serbisë mbetet mision tërësisht i pamundur”.  E thënë ndryshe, riciklimi i maktheve të Millosheviçit 26 vjet mbas humbjes turpëruese të luftës me NATO-n, mund të ushqejë agjendën e radikalëve në Beograd, interesat e krimit të organizuar, apo sorrat rreth liqenit Ujmanit, por kurrësesi nuk munden të trembin kombin Shqiptar si dhe as fuqinë e sprovuar (në 1999) të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/UK/BE!

Në SHTESË, po paraqes respektivisht edhe: “katër gjetje dhe rekomandime strategjike”:

Mbrojtjen e sovranitetit dhe statusquo-së së Kosovës si dhe zhvillimi i interesave gjeopolitike (mbarë-Kombëtare) në Rajon dhe Mesdhe, Shqipëria dhe Kosova, mund t’i realizojnë vetëm duke skalitur mirënjohjen zyrtare si dhe forcuar më tej bashkëpunimin strategjik me USA/NATO/BE.

Pa u konsuluuar, Prishtina Zyrtare nuk do duhet kurrësesi të ndërmarrë vendimarrje me impakte strategjike, që minojnë themelet e besimit nga/me “Çlirimtarët/USA, që mbajnë ende peshë kritike për paqen, sigurinë dhe ardhmërinë Euroatlantike të Kosovës”. Ndërsa përtej qeverisë së përkohshme/radhës, faktorët mendjehapur të Prishtinës do t’i këshilloja vëllazërisht që: “përtej marrëzisë së vetëmbrojtjes territoriale apo delireve bollshevike të (mbi) pushtetit”, ardhmërinë e vendit, ta konsiderojne si sfidë kombëtare ku qytetarët pavarësisht përkatësive etnike, fetare dhe politike të garantohen si të barabartë para ligjit, si dhe faktorizimin e Kosovës, nga konsumatore në kontribuuese për paqen dhe integrimin në NATO dhe BE.

Duke duartrokitur “marrëveshjen mes Kroacisë, Kosovës dhe RSh në fushën e mbrojtjes”, e çmoj si emergjencë kombëtare ngritjen e një “Grupi të urtësh/mendjehapur”, që përulen para përgjegjësive shtetërore për të përgatitur një Platformë afatgjatë: “2-Shtete sovrane 1-Komb i vetëm”. Platformë që nuk kërcënon (as Serbinë), por do të kontribuojë si një balancë për paqen afatgjatë si dhe integrimin e Rajonit.

Aktorët dhe strategjistët/kolegët në Washington dhe Bruksel, Londër, etj do t’ju sugjeroja që perspektivën e dialogut strategjik me Kosovën ta para-kushtëzojnë JO me “deliret e pushtetarëve që janë apo do vijnë”, por me një Matricë Masash të Mirëbesimit Reciprok, nëpërmjet të cilave Prishtina Zyrtare të “imponohen dhe monitorohen nga USA/NATO/BE”.

Gjithësesi, përkundër riciklimit të delireve sovraniste të pushtetit apo rikthimit te burimet//rrënjët e konflikteve të përgjakshme, mbas 26 vjetësh besoj edhe më fort se paqja mbetet opsion dhe misioni i vetëm në interes të sigurisë dhe prosperitetit të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën Euroatlantike edhe për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Etiketa: Gjeneral Piro AhmetajKosovaserbiaSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

A munden vendet e NATO-s ta ndalin blerjen e naftës ruse siç u kërkon Trump

09:49 : 16/09/2025
BOTA

Rubio paralajmëron Hamasin: Keni vetëm pak ditë për marrëveshje paqeje në Gaza

09:06 : 16/09/2025
BOTA

Trump padit New York Times për shpifje, kërkon 15 miliardë dollarë dëmshpërblim

08:46 : 16/09/2025
RAJONI

SHBA mesazh Kurtit: Na duhet një partner në Kosovë që nuk sjell destabilitet

19:46 : 15/09/2025
RAJONI

Rubin në Hagë: Shqiptarët e Kosovës vriteshin thjesht për shkak të etnisë

19:01 : 15/09/2025
SPORT

Zyrtare/ UEFA jep dritën “jeshile”, ndeshja Serbi-Shqipëri zhvendoset nga Beogradi

18:50 : 15/09/2025
Para

Probleme me pasurinë/ Kryebashkiaku i Divjakës, Josif Gorrea, refuzon të paguajë gjobën 400 mijë lekë

TË GJITHA

Struktura e re e komisioneve/ Berisha – Peleshit: Sekretar mjeran i Ramës, shkelmove Kushtetutën

13:05 : 16/09/2025

“S’keni ku ta çoni Xhafën”, Bardhi: S’mund të ndryshohet rregullorja për t’i gjetur punë anëtarëve të PS-së

12:57 : 16/09/2025

Pësoi infarkt teksa udhëtonte me autobus, humb jetën turisti i huaj në Tiranë

12:45 : 16/09/2025

25% e grave nga 15 deri 49 vjeç në Shqipëri vuajnë nga anemia, përkeqësim në dekadën e fundit

12:42 : 16/09/2025

Digjet automjeti në Vlorë, plagoset drejtuesi i tij

12:40 : 16/09/2025

Rama uron Fatos Nanon për ditëlindjen: Gëzuar i dashur Kryetar

12:21 : 16/09/2025
Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

20 pika për të rrëzuar hetimin e SPAK/ Jamarbër Malltezi rendit shkeljet e dosjes “Partizani”

12:18 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com