• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“U infektova me hepatit C, humba 12 kg”/ Pecorelli letër senatorit italian: Po mbahem në burgun më të ashpër

20:43 : 14/09/2025
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

“U infektova me hepatit C, humba 12 kilogramë në 4 muaj.”

Italiani Davide Pecorelli, i cili ndodhet i burgosur në Shqipëri ku po vuan dënimin për inskenimin e vdekjes së tij, i është drejtuar me një letër senatorit Walter Verini, sekretar i Komitetit të Drejtësisë të Senatit italian dhe një figurë kyçe në Partinë Demokratike Kombëtare, teksa i këkron ndihmë.

Në letrën e tij të gjatë, publikuar nga mediat italiane, Pecorelli pretendon se po mbahet padrejtësisht në burgun më të ashpër dhe më famëkeq të Shqipërisë, “Burg 313”, dhe ndan një qeli të vogël me shtatë persona të tjerë, duke jetuar në kushte të tmerrshme sanitare.

Pecorelli më pas i bën një apel të fortë senatorit.

“Ju kërkoj të merrni parasysh dëshirën time të fundit: të hedhim dritë, duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicionin tuaj, mbi çështjen ligjore në të cilën jam i përfshirë dhe, në veçanti, mbi seancën e fundit që do të mbahet më 18 shtator 2025, në orën 18:00, në Gjykatën e Apelit të Tiranës”, shkruan ai.

Lexo edhe:

Shërbimet celulare në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së

“A bëre fushatë në burg?”/ Sara Mila bllokohet pas pyetjes së gazetares

Pas apelit të tij, ka reaguar Verini.

“Davide Pecorelli, nga burgu shqiptar ku po mbahet, i dërgoi medias një letër të hapur drejtuar mua, si dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe autoriteteve diplomatike italiane në Shqipëri. Ne shpresojmë që mbrojtja e tij penale do të çojë në një rezultat që do të kapërcejë regjimin e tij të burgut”, shprehet Verini.

Siç dihet, në mars, Ministri i Drejtësisë Carlo Nordio dha ekstradimin e Pecorellit në Shqipëri bazuar në një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata e Pukës për krimet e mashtrimit (ose përvetësimit), përdhosjes së varreve, pengimit të drejtësisë dhe sekuestrimit të pronës me zjarrvënie, të kryera në janar 2021 në Shqipëri.

Ai është dënuar me 4 vite burgim nga Gjykata e Shkodrës. Më 8 maj, shtetasi italian nga San Giustino u transferua në burgun e Tiranës në pritje të një seance dëgjimore të Apelit, e cila do të mbahet më 18 shtator.

Pecorelli inskenoi vdekjen e tij në Janar të vitit 2021 në Pukë. Makina e tij u gjet e shkrumbuar në fshatin Gjegjan dhe brenda saj u gjetën edhe eshtra, duke bërë fillimisht që të mendohej se i përkisnin pikërisht biznesmenit. Por, ai u gjet i gjallë më 17 shtator 2021, në ishullin Montecristo (Itali). Ai u shpëtua në det, teksa lundronte me një varkë të vogël. E kur zbriti në tokë, u përball me urdhërarrestin e lëshuar nga gjykata shqiptare, më 2 tetor të 2022.

Rasti i Davide Pecorelli-t në fakt për shumë kohë ishte i mbushur me intrigë. Me origjinë nga San Giustino, sipërmarrësi në sektorin e produkteve të bukurisë dhe ish-arbitër, ishte vendosur në vendin tonë, aty ku fillimisht u mendua se ishte karbonizuar.

Më pas u rishfaq në Itali, në ujërat e detit Tirreno. Tregoi një histori si nëpër libra, duke thënë se kishte qenë në kërkim të një thesari. Në fakt, sipas asaj që doli në hetimet e autoriteteve shqiptare, në Janar të 2024-s, ai i vuri flakën makinës që kishte marrë me qira në Shqipëri dhe brenda saj vendosi eshtra për të simuluar vdekjen e tij. E gjithë ngjarja u inskenua për shkak të borxheve, të cilat e çuan të ndërmerrte këto veprime.

Etiketa: Burgdavide PecorellileterpandrejtësishtsenatoritShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shërbimet celulare në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së

08:55 : 14/09/2025
AKTUALITET

“A bëre fushatë në burg?”/ Sara Mila bllokohet pas pyetjes së gazetares

14:32 : 12/09/2025
SPORT

Serbia kërkesë zyrtare UEFA-s, sfida ndaj Shqipërisë mund të mos luhet në Beograd

18:14 : 11/09/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO e la në burg, Ilir Meta ankimon në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë

17:38 : 10/09/2025
AKTUALITET

Varfëria në qytetet e mëdha të Shqipërisë dyfishi i mesatares së BE-së

09:30 : 10/09/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëri-Letoni, ja sa tifozë priten në stadium

16:53 : 09/09/2025
Para
Tyler Robinson

Guvernatori: I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk nuk po bashkëpunon me autoritetet

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 15 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 14/09/2025

Myftiu i Shkodrës: Të futet edukata fetare si lëndë në shkolla, të mësojmë për Zotin

22:52 : 14/09/2025

Presidenti i Brazilit i përgjigjet Trumpit: Dënimi i Bolsonaros nuk është gjueti shtrigash

22:39 : 14/09/2025

Përfshihet nga zjarri një makinë në Ksamil (VIDEO)

22:24 : 14/09/2025

Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

22:10 : 14/09/2025

“Ndodhi në oborrin e pallatit tim”/ Aktorja Rita Gjeka flet për atentatin në Shkodër: Jam dridhur 2 ditë

21:56 : 14/09/2025

Protesta masive në Ankara kundër gjyqit ndaj opozitës

21:45 : 14/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com