• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

27 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Berisha: Sot pluralizmi për të cilin luftuan studentët është i shtypur

10:02 : 12/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Sot bëhen 27 vite nga vrasja e deputetit demokrat Azem Hajdari afër selisë së PD-së më 12 shtator 1998. Në atë kohë, lideri i PD-së, Sali Berisha, akuzoi qeverinë Nano dhe vrasjen e Hajdarit e cilësoi politike. PD kishte rreth një vit që ishte në opozitë, pas humbjes në zgjedhjet e 29 qershorit 1997.

Në vitin 90 Azem Hajdari ishte një prej figurave kryesore të lëvizjes studentore që çoi në rrëzimin e diktaturës komuniste. Ai është kryetari i parë i Partisë Demokratike dhe një prej figurave që dominuan jetën politike të vendit deri në 12 shtatorin e vitit 1998 kur mbeti i vrarë para selisë së PD.

Demokratët me në krye Sali Berishën, mbajtën mëngjesin e sotëm një ceremoni përkujtimore te monumenti i Azem Hajdarit, ku ka qenë selia e vjetër e PD-së dhe vendosën kurora me lule.

Në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh se sot pluralizmi për të cilin Azem Hajdari dhe studentët liberatorë ecën drejt sakrificave sublime, për rivendosjen në Shqipëri të pluralizmit, defakto është i shtypur, i dhunuar, pasi sipas tij, nuk ekziston vota dhe fjala e lirë.

Sali Berisha: Në këtë përvjetor, të rënies së tij për të mbetur i pavdekshëm, Azem Hajdari, së bashku me sivëllaun e tij, Besim Çerja, janë më të gjallë se kurrë, në idealet e shqiptarëve që aspirojnë lirinë dhe dinjitetin njerëzor. Idealet e Azem Hajdarit, sot janë më kushtruese, më ftuese se kurrë që nga viti 1990 e gjer në këtë moment, mbasi Shqipëria është zhytur sot në formën më të shëmtuar të diktaturave, që është diktatura e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve. Sot pluralizmi për të cilin Azem Hajdari dhe studentët liberatorë ecën drejt sakrificave sublime, për rivendosjen në Shqipëri të pluralizmit, defakto është i shtypur, i dhunuar. Sot vota e lirë nuk ekziston, fjala e lirë është në satrin e xhelatëve të pushtetit, në satrin e Edi Ramës, siç ishte ajo në diktaturën tjetër kur i atij i tij xhelat firmoste varje të poetëve, ekzekutim të qytetarëve për fjalën e lirë, mendimin e lirë. Sot është një ditë betimi do të thosha për çdo demokrate e demokrat shqiptar, për çdo deputete dhe deputet të PD, për çdo drejtuese dhe drejtues të kësaj partie dhe mbështetësit e saj, që të ngrihemi për të shpëtuar Shqipërinë, për të çliruar Shqipërinë, për të shpëtuar pluralizmin, për të shpëtuar votën e lirë, për të rikthyer votën e lirë, për të shpëtuar fjalën e lirë. Dhe njëherë të gatshëm për çdo çmim, për çdo sakrificë, mbasi liria ka çmim, liria dhe dinjiteti kërkojnë sakrifica. Unë kam bindjen se, demokratët shqiptarë, opozitarët shqiptarë pavarësisht nga ditët e vështira, do ti tregojnë Shqipërisë dhe botës dhe njëherë se, ata janë në armiqësi për jetë a vdekje me armiqtë e lirisë. Janë në armiqësi me armiqtë e fjalës së lirë, dhe dinjitetit njerëzor dhe se do rikthejnë përsëri në këtë vend, vlerat e lirisë, idealet më të larta njerëzore, votën e lirë, fjalën e lirë.

Lexo edhe:

“Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohemi”, Berisha paralajmëron protesta

Raporti i ODIHR/ Berisha: Faktoi farsën elektorale! Rama dështoi në përpjekjet për ta ndryshuar

Etiketa: azem hajdariBerishaSali Berishavrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohemi”, Berisha paralajmëron protesta

13:31 : 23/10/2025
AKTUALITET

Raporti i ODIHR/ Berisha: Faktoi farsën elektorale! Rama dështoi në përpjekjet për ta ndryshuar

13:03 : 23/10/2025
AKTUALITET

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

12:54 : 23/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Shqipëri po shtypet pluralizmi politik! Ky parlament ka nisur në mënyrë të frikshme

12:14 : 23/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e Pëllumb Metës nga familja/ I biri dënohet përjetë, burg dhe për fëmijët e tjerë dhe gruan

11:21 : 23/10/2025
AKTUALITET

Zheni Gjergji u emërua drejtoreshë në spitalin e Elbasanit, Berisha: Shkoi te partia e krimit

13:52 : 22/10/2025
Para
Në foto: Vasil Llajo

Nis Kuvendi, njeriu që fitoi miliarda nga fatkeqësia e Covid hap legjislaturën e XI-të

TË GJITHA

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

19:59 : 23/10/2025

Dy avionë rusë shkelin hapësirën ajrore të Lituanisë

19:50 : 23/10/2025

Greqia “studion” krizën e banesave, Qeveria dy strategjitë për të frenuar mungesën e strehimit

19:47 : 23/10/2025

Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit

19:25 : 23/10/2025

Tensione në drejtësi, kreu i KLGJ nuk  fton në ceremoninë e gjyqtarëve të rinj Sokol Sadushin!

19:24 : 23/10/2025

Përplasja për aksionet e aeroportit/ Pacolli ia kalon fajin noteres: Ka bërë deklarime të pavërteta!

19:12 : 23/10/2025

Putin i përgjigjet SHBA-së: Akt jo-miqësor, por Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

19:03 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com