• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

11 shtatori / Etapa e fundit e duelit të gjatë Lali- Bela

Në ditën që lajmëroi fundin e Veliajt Edi Rama shpalli edhe fuqizimin e Belinda Ballukut e bashke me të edhe përfundimin e një beteje vllavrasëse në kupolën e rilindjes

16:06 : 12/09/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ashtu si çdo betejë që e ka një fund edhe kjo e enjte e kësaj jave shënjoi përfundimin e një lufte të gjatë të dy prej njerëzve që kanë qëndruar në hijen e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut.

E zhvilluar mes influencash politike, goditjesh nën brez dhe përpjekjeve për të fituar përkrahjen e shefit ajo tashmë ka një fitues. Dhe jo dosido. Atë e shpalli me gojën e tij vetë kryeministri.

Ndoshta ishte thjeshtë një përkim rastësor, ndoshta një zgjedhje e qëllimshme, por në flalimin që mbajti para asmablesë kombëtare të PS-, ndonëse kishte paralajmëruar shpalljen e qeverisë së re-, Edi Rama zgjodhi të shpallte se mandati i Erion Veliajt do të përfundonte dhe se kryeqyteti do të futej në zgjedhje të reja të parakohëshme.

“Sot ne duhet të marrim vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar bashkie të ri në Tiranë. Përfaqësuesit tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në punë mekanizmin e shkarkimit të kryetarit të zgjedhur. Nuk është një propozim që unë e bëj me zemër të lehtë, prandaj i kuptoj të gjithë ata që mund të mos ndihen mirë nga një vendim i tillë”,– tha Rama.

Askush nuk di të shpjegojë se përse, në ditën që e ruan me fanatizëm për të prodhuar lajm ekskluziv, për të marrë vëmendje maksimale, duke mos lajmëruar as ministrat për postet që do të kenë nga frika se mos “scoop-i” digjet, shefi i qeverisë zgjodhi të sfumojë kuriozitetin për kabinetin e ri, duke plasur bombën Veliaj.

Lexo edhe:

Porti i Vlorës me pronar pensionistin e Salillarit, Bardhi: Ja skema e zhvatjes së 60 milionë eurove

Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

Por ama një gjë është e qartë: në kronikën historike të rilindjes, 11 shtatori do të mbahet mend si dita kur u çertifikua vrasja politike e Lalit dhe u fuqizua, të paktën përkohësisht, pozita e Belës. Në fjalën e tij, Edi Rama i thurri vetm lavde zëvendëses së tij,   “kontributi i së cilës deri më sot ka folur vetë më mirë se çdo fjalë. Zëvendës kryeministrja do të drejtojë të njëjtën ministri, Infrastrukturën dhe Energjinë, e cila nuk do të ndryshojë si ministri, sepse ka fituar një qëndrueshmëri që vetëm mund të forcohet”, tha ai.

Pra, ndryshe nga shumë të tjerë që edhe nëse e ruajtën postin kryeministror ndryshuan dikaster, Balluku jo vetëm ndejti zv/ kryeministre, jo vetëm ruajti të njëjtën ministri gjigande, po ajo arritë të konservojë të paprekuara edhe dy postet e idhtarëve të saj, Pirro Vengu tek mbrojtja dhe Petrit Malaj te financat. Pushtet të tillë rrallë se ka pasur ndokush që prej vitit 2013.

Ky pushtet koincidoi të sanksionohet pikërisht në të njëjtën ditë kur u çertifikua fundi i karrierës të atij që për shumë kohë ishte konsideruar si pasardhësi i Ramës.

Një rastësi? Ata që e ndjekin politikën e kanë të vështirë të besojnë tek ato. Dhe deri në një farë mase faktet u japin të drejtë atyre.

Që kur Erion Veliaj filloi të kërcënohet nga SPAK dhe shumë më tepër pasi u arrestua, i gjithë enturazhi i tij shtyu përpara fabulën se pas kësaj qëndronte Belinda Balluku. Disa vinin bast se pas denoncuesit inekzistent, Nesti Angoni, fshihej dora e saj, mediat pranë Veliajt aludonin se levizjet me avion, me biznesmenë, ishin spiunuar nga ministrja që kishte në dorë arkivat e Albcontrol, të tjerë shkonin deri aty sa flisnin për financim të potestës së PD-së para bashkisë, përmes njerëzve të kontrolluar nga numri 2 i qeverisë. Pra për klanin e Veliajt gjithçka ishte e qarte, goditjet kundër tij dirigjoheshin nga Bela.

Por për ata që nik qenë pjesë e këtij qerthulli kishte një hipotezë tjetër: a kishte fuqi Balluku të vepronte pa bekimin e Ramës? Kjo dilemë qartësohej gjithnjë e më shumë, sa më tepër kohë kalonte nga data e arrestimit në 10 shkurt. Me përjashtim të shout qe bëri për nja një javë Rama filloi të tregoi shenjat e para se qëndronte ai vetë pas rrokullisjes së Veliajt. Ai i mori drejtimin e bashkisë, ndaloi protestat para SPAK, hoqi njerëzit e Lalit nga vendet ne listat e mbyllura të deputetëve dhe tani në fund, sikur të mos mjadtonin të gjitha këto, shpalli shkarkimin pa pritur ende një dënim të formës së prerë, duke e ndëshkuar Veliajn i cili formalisht quhet ende i pafajshëm. Duhet një verbëri e madhe ose një besim besim gati religjioz tek lideri për të mos parë se veprimet e tij politike kanë qenë të rakorduara me ato të prokurorëve që çuan përpara arrestimin.

Po roli i Ballukut në gjithë këtë? Me siguri që nëse ka pasur një të tillë, ajo e mori shpërblimin për punën e kryer duke dalë më e fuqishme në formimin e qeverisë së re. Ndoshta dhe prandaj kulmi i pushtetit të saj përkoi me ditën kur u fundos Veliaj.

/Lapsi.al

Etiketa: bashkia tiranebelinda ballukuEdi RamaErion Veliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Porti i Vlorës me pronar pensionistin e Salillarit, Bardhi: Ja skema e zhvatjes së 60 milionë eurove

11:37 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

11:34 : 15/11/2025
ENGLISH

Photo Balluku–Wright / Did the U.S. Secretary of Energy know he was meeting an official indicted by SPAK?

11:21 : 15/11/2025
AKTUALITET

Foto Balluku-Wright/ A e ka njoftuar Ambasada e SHBA, Sekretarin e Energjisë, se po takonte një të akuzuar nga SPAK?

11:16 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama me dy standarde për Veliajn, njëherë ‘i vjen keq’, njëherë jo

11:02 : 15/11/2025
AKTUALITET

Pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama! Si u shlyen 229 mijë € kredi në pak muaj

10:38 : 15/11/2025
Para

Ky është 22-vjeçari që vrau Charlie Kirk! Babai njoftoi autoritetet pasi i biri i rrëfeu krimin

TË GJITHA

“Po na cënon fëmijët”/ Kundër ligjit për Barazinë Gjinore, qytetarët protestë te sheshi “Skënderbej”

11:49 : 15/11/2025

Porti i Vlorës me pronar pensionistin e Salillarit, Bardhi: Ja skema e zhvatjes së 60 milionë eurove

11:37 : 15/11/2025

Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

11:34 : 15/11/2025

Photo Balluku–Wright / Did the U.S. Secretary of Energy know he was meeting an official indicted by SPAK?

11:21 : 15/11/2025

Fate Velaj promovon romanin “Kreuztanne” në Panairin e Librit në Vjenë

11:17 : 15/11/2025

Foto Balluku-Wright/ A e ka njoftuar Ambasada e SHBA, Sekretarin e Energjisë, se po takonte një të akuzuar nga SPAK?

11:16 : 15/11/2025

Rama me dy standarde për Veliajn, njëherë ‘i vjen keq’, njëherë jo

11:02 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com