• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkodër/ Masakër me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur, në shënjestër anëtari i Bajrave, prangoset autori

11:23 : 08/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Shkodra është zgjuar mëngjesin e sotëm me një tjetër ngjarje të rëndë kriminale, e cila ka tronditur opinionin publik, teksa këtë herë plumbave nuk u kanë shpëtuar as qytetarët e pafajshëm.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, pranë shkollës “Kole Idromeno”. Një person u fut brenda lokalit dhe hapi zjarr me breshëri kallashnikovi, ku për pasojë humbën jetën dy persona, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Më konkretisht në vendin e ngjarjes ka humbur jetën Armando Pali, punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak. Rreth një orë pas atenatit humbi jetën në spital edhe 31-vjeçari Liridon Kraja alias Liridon Lushi.

Ky i fundit njihej si truproja i shtetasit Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, 43-vjeç, anëtar i grupit kriminal Bajri, i cili dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit dhe mbeti i plagosur. Ndërkohë, e plagosur lehtë ka mbetur edhe shtetasja Meri Kaceri, 25 vjeçe, e cila dyshohet se punonte si kamariere në lokal.

Në foto: Shënjestra e atentatit Erogen Vaso alias Brajoviç
Pamje nga vendi i ngjarjes

Si ndodhi atentati dhe arrestimi i autorit

Si autor të dyshuar të ngjarjes, Policia e Shkodrës arrestoi pas atentatin shtetasin Ragip Gila, 28 vjeç, banues në Shkodër, i cili njihet si anëtar i grupeve kriminale në kryeqendrën e veriut.

Lexo edhe:

Vrasja e çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve! 40-vjeçari: Nuk kam lidhje

Eglant Koçi u vra me plumb pas koke, detaje të reja pas gjetjes së trupit të 34-vjeçarit

Në foto: Autori i dyshuar Ragip Gila

28-vjeçari ka qenë me skafandër në kokë dhe me një motor, në momentin kur ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka hapur zjarr me breshëri kallashnikovi në ambientet e lokalit, duke lënë dy të vdekur dhe dy të plagosdur.

Në foto: Motori i përdoru nga autori

Pas atentatit, ai ka braktisur motorin në vendin e ngjarjes dhe është është larguar me një automjet tip “BMW” ngjyrë gri. Por, rrugës ka bërë një aksident me një makine tjetër dhe ka tërhequr vëmendjen e policisë pasi ishte ende me skafandër.

Rakip Gila ka braktisur makinën dhe ka tentuar të arratiset në këmbë, por siç shihet edhe në videon e mëposhtme, ai është rrethuar nga Policia dhe është kapur në zonën e njohur si “Zalli i Kirit”, tek shinat e trenit, disa kilometra larg vendit të atenatit.

E shkuara kriminale e autorit Ragip Gila

28-vjeçari Ragip Gila nuk është një emër i panjohur për Policinë apo drejtësinë, pasi siç theksuam më lart, konsiderohej si anëtar i grupeve kriminale në kryeqendrën e veriut.

Ai rezulton se është arrestuar edhe më 6 dhjetor të vitit 2023, pasi në banesën ku jetonte iu gjetën sende që përdoreshin nga grupe kriminale për vepra të ndryshme në Shkodër si jelekë anti-plumb, maska, paruke, armë e municion dhe sasi të lëndëve narkotike.

Më konkretisht, në kuadër të operacionit “Imazhi fals”, në banesën e tij në lagjen “Partizani”, të riut iu gjetën:

• 7 jelekë antiplumb
• 2 palë doreza
• 3 maska
• 2 paruke (të përdorshme për kamuflim gjatë atentateve)
• një armë gjahu
• sasi municioni luftarak
• një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis

Policia asokohe deklaroi se kjo bazë e armatimit përdorej për të ndihmuar grupe kriminale në përgatitje të ngjarjeve të rënda. Ai kishte vetëm disa muaj që kishte dalë nga burgu në rrethana ende të paqarta.

Kush ishte shënjestra e atenatit Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç?

Erogen Vaso alias Brajoviç, është vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç, i cili pak kohë më parë u deportua nga Dubai, pasi akuzohet nga SPAK për vrasjen e Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër, ku sipas komunikimeve në “Sky Ecc”, krimi u krye me urdhët të grupit të Bajrave për llogari të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Ai është një emër i njohur për policinë pasi në korrik të vitit 2023 emri i tij doli në grupin e Bajrave në Shkodër. Njihet gjithashtu redhe për lidhjet e tij me politikën.

Ai qenë anëtar i Këshillit Bashkiak, por edhe i përfshirë në vepra kriminale. Fillimisht ka qenë këshilltar bashkiak me Partinë Bashkimi për Drejtat e Njeriut, që drejtohet nga Vangjel Dule. Në vitin 2007-të ai është akuzuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”, e njohur ndryshe si gjobëvënie.

Në rrjetet e tij sociale gjen foto ku ai ka pozuar krah emrave të rëndësishëm të politikës, apo edhe me kreun e FSHF-së, Armando Duka.

Etiketa: Armando paliatenatitErogen BrajoviçErogen VasoLiridon KrajaLiridon LushiShkodervrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve! 40-vjeçari: Nuk kam lidhje

09:47 : 23/06/2026
AKTUALITET

Eglant Koçi u vra me plumb pas koke, detaje të reja pas gjetjes së trupit të 34-vjeçarit

09:52 : 19/06/2026
AKTUALITET

Dhunimi i çiftit në Fushë-Arrëz, flet i lënduari: 5 persona u prezantuan si policë, njëri kishte armë

12:47 : 17/06/2026
AKTUALITET

Pas sherrit tentoi të përplasë me makinë 4 persona, shoferi akuzohet për “vrasje me dashje në tentativë”

10:20 : 13/06/2026
AKTUALITET

U përfshi në një sherr në lokal në Velipojë ku pati të shtëna me armë, arrestohet i riu në kërkim

14:17 : 10/06/2026
AKTUALITET

Rama bën “garipin”, shkon i veshur me një bluzë me flamingo në Shkodër

18:35 : 08/06/2026
Para

Apeli lë në burg Ilir Metën, avokati: Do vazhdojmë me kërkesën për zëvendësim mase

TË GJITHA

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

14:22 : 24/06/2026

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026

Makina përfshihet nga flakët gjatë ecjes në Llogara

14:00 : 24/06/2026

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

13:57 : 24/06/2026

Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson

13:33 : 24/06/2026

“Laertin e kam shok fëmijërie”/ Cllevio në GJKKO: Nuk kam dijeni për tritolin në lokalin e Noizyt

13:26 : 24/06/2026

Zbulohet parcela me kanabis në Vaun e Dejës, arrestohen motër e vëlla

13:04 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş