• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

AKSHI pezullon tenderin 5 milionë euro të internetit

13:04 : 04/09/2025
në AKTUALITET, KRYESORE

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka pezulluar tenderin me vlerë 5 milionë euro për ofrimin e shërbimit të internetit dhe intranetit për institucionet e qeverisjes qendrore, pas ankesave të paraqitura nga pesë kompani të mëdha të tregut.

Burime për Skyweb.al bëjnë të ditur se vendimi për pezullimin është marrë dje, ndërsa pritet që të rishikohet fondi limit i vendosur nga AKSHI.

Kompanitë e internetit kanë argumentuar se me kushtet aktuale është e pamundur të përmbushet shërbimi i kërkuar.

Më herët, Skyweb.al kishte raportuar mbi ankesat e operatorëve, të cilët e kanë çuar çështjen në Komisionin e Prokurimit Publik.

Në dokumentacionin e depozituar, kompanitë pretendojnë se raporti mes fondit limit dhe kapaciteteve të kërkuara nga tenderi nuk qëndron, duke theksuar se me këtë çmim nuk mund të garantohet cilësia dhe volumi i shërbimit.

Lexo edhe:

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Krijimi i ADS/ PD: AKSHI i dytë! Do përdoret për të paguar rrogat e luksit të oborrtarëve të Rilindjes

Në thelb, kërkesa e tyre është rritja e fondit limit ose rishikimi i kritereve teknike. Operatorët kanë sjellë si argument edhe tenderin e mëparshëm, i cili kishte një vlerë dukshëm më të madhe.

Kompanitë që kanë paraqitur ankesa janë: One Albania, MC Networking, Abissnet, Vodafone Albania dhe Albanian Satellite Communication. Disa prej tyre kanë dorëzuar edhe përllogaritje të detajuara, duke vënë në dukje se AKSHI ka llogaritur gabim kapacitetet dhe se kërkesat teknike nuk janë të përcaktuara qartë.

Tenderi, i shpallur me vlerë mbi 5 milionë euro, parashikonte një marrëveshje kuadër me katër kompani fituese për një periudhë dyvjeçare, ndërsa afati për dorëzimin e ofertave ishte caktuar më 22 shtator 2025.

Tenderët e AKSHI-t janë shpesh të shoqëruar me ankesa dhe akuza për favorizime, ndërsa disa procedura të mëparshme ndodhen ende nën hetim nga SPAK. Me pezullimin e këtij tenderi, pritet që procesi të rikthehet në rishikim dhe të vendosen standarde të qarta për të mundësuar konkurrencë reale mes operatorëve.

/SkyWeb

Etiketa: 5 milione euroakshiinternetitpezullontenderin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

10:05 : 02/06/2026
AKTUALITET

Krijimi i ADS/ PD: AKSHI i dytë! Do përdoret për të paguar rrogat e luksit të oborrtarëve të Rilindjes

11:49 : 29/05/2026
AKTUALITET

Skandali me tenderët e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në GJKKO

12:33 : 28/05/2026
AKTUALITET

Skandali i AKSHI-t/ ‘L’essentiel’: Diella rezulton një fiasko, miliona euro të përvetësuara

10:44 : 28/05/2026
AKTUALITET

Televizioni publik austriak ORF: Kërcënime, rrëmbime dhe miliona të devijuara tek AKSHI i Ramës

12:43 : 26/05/2026
AKTUALITET

Tjetër skandal te AKSHI! PD: Firmosën kontratë 2.1 mln euro me ‘Ovla Systems’. Lidhjet me trafikun e drogës

12:26 : 23/05/2026
Para

Sherri me thika në Korçë/ Gjykata lë në burg vetëm një nga 10 të arrestuarit (EMRAT)

TË GJITHA

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

11:46 : 04/06/2026

Autori bënte qitje në pyll, pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

11:42 : 04/06/2026

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom