15 persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë janë plagosur pasi trami ikonik Gloria në Lisbonë doli nga shinat dhe u rrëzua, thanë shërbimet e emergjencës.
Sipas raporteve fillestare, një nga kabllot që mbështeste të automjetit u këput, duke shkaktuar rënien e tij dhe më pas u përplas në një nga ndërtesat ngjitur me shinat.
Funikulli, i cili lidh pjesën e poshtme të qendrës së kryeqytetit portugez me lagjen Barrio Alto, është mjeti më i popullarizuar i transportit për turistët. Ambulanca, zjarrfikësit dhe automjetet e Mbrojtjes Civile ishin në vendngjarje për të nxjerrë të plagosurit nga rrënojat.
Drejtoresha e Mbrojtjes Civile, Margarida Castro Martins, raportoi se dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike, ndërsa pesë në gjendje të lehtë.
Zona qendrore është gjithashtu e mbushur me këmbësorë dhe klientë të lokaleve aty pranë. Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa, në faqen zyrtare të internetit të Presidencës së Republikës, shprehu “ngushëllimet e tij më të thella”, veçanërisht “për vdekjet dhe lëndimet e rënda”.