• Kontakt
Wednesday, September 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë për dosjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

10:04 : 03/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar gjyqtaren Irena Gjoka për të shqyrtuar në seancën paraprake çështjen penale në ngarkim të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Shorti elektronik i hedhur në GJKKO ka përcaktuar që dosja të shqyrtohet nga gjyqtarja Gjoka, e cila do të vendosë nëse do e kalojë çështjen për gjykim, apo do ja kthejë SPAK-ut për plotësim hetimesh.

Dosja

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë dhe e dërgoi dosjen në gjykatë për t’iu nënshtruar vlerësimit në seancë paraprake. D

Po ashtu, janë dërguar për gjykim si të bashkëpandehur dhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku, një finacuese e LSI-së. Dosja ka të bëjë me çështjen CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Sipas SPAK, Meta akuzohet për korrupsion pasiv në tre raste, dy prej të cilave në bashkëpunim. Ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është marrë e pandehur për korrupsion pasiv në dy raste të kryera në bashkëpunim. Ndaj ish-bashkëshortëve rëndojnë dhe akuzat për kryere të veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Nëna e Kryemadhit dhe e pandehura Ema Çoku akuzohen për pastrim parash, ndërsa Xhixho për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim.

Lexo edhe:

Avokati i Metës: E dyshimtë, e prisnim që të ishte Irena Gjoka! Ne s’do ta pranojmë, të dorëhiqet vetë

Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, ja kur do të mbahet seanca në Apel

SPAK sqaron se procedimi ndaj Metës dhe të pandehurve të tjerë ka nisur në vitin 2019 dhe është zgjeruar në vitet pasardhëse në bazë të kallëzimeve të ndryshme. Në vitin 2024, të gjitha procedimet e veçuara u bashkuan në një të vetëm.

Prej tetorit të vitit të kaluar, Ilir Meta ndodhet në burg, teksa ai dhe të pandehurit e tjerë i kanë kundërshtuar publikisht akuzat e ngritura si të montuara politikisht.

Irena Gjoka vendos sërish për eksponentët e opozitës dhe procedimi penal ndaj saj

Irena Gjoka është një prej gjyqtareve më të atakuara nga opozita, pasi ajo ka qenë edhe gjyqtarja në vlerësimet e masave të sigurisë për dosjen e Sali Berishës, si dhe të ish-kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Ajo e la Berishën për rreth një vit në masën e “arrestit në shtëpi”, ndërsa dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në “arrest me burg”, por që iu ndryshua masa nga Apeli. Ndërkohë, edhe Fredi Belerin e la në burg, duke mos e lejuar të betohet si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.

Rreth dy muaj më parë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) konfirmoi se ka nisur një procedim penal ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, e cila ka përdorur edhe mbiemrat Maneku dhe Shpata. SPAK bëri me dije se çështja është regjistruar më 5 qershor të këtij viti për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Rreth një viti më parë, mediat greke publikuan vendimin e gjykatës së Athinës për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka (Maneku – Shpata). Nga vendimi vërtetohej se ajo është dëbuar nga vendi fqinj në vitin 2002 për shkak se kishte përdorur një vizë të falsifikuar dhe për këtë shkak iu ndalua hyrja për 12 vite në vendet e zonës Shengen.

Media greke raporton se Irena Gjoka ka tentuar të hyjë në Greqi më 24 dhjetor 2002, bashkë me bashkëshortin e saj nga pika kufitare e Kakavijës duke përdorur një vizë konsullore të falsifikuar për sa i përket periudhës së vlefshmërisë.

Në atë kohë, verio-epiriotasit merrnin viza konsullore 100 ditë dhe shqiptarët deri në 90 ditë. Nëse dikush kishte një vizë konsullore 100 ditore, ai mund të merrte një kartë identiteti speciale të emigrantit (EDTO) në Greqi. Ajo kishte falsifikuar kohëzgjatjen e vlefshmërisë së vizës konsullore për të dalë se ishte 100 ditë, duke u përpjekur të tregonte se gjoja ishte nga Vorio-Epiri. Së bashku me bashkëshortin e saj në atë kohë, ata apeluan në një gjykatë administrative në Greqi. Kërkesa e tyre u refuzua.” – thuhej në artikull.

Nëse kjo vërtetohet, rezulton se Irena Gjoka ka gënjyer dy herë përpara komisionit të vetingut edhe duke deklaruar se nuk kishte qenë kurrë e dënuar brenda apo jshtë vendit edhe se nuk kishte qenë kurrë e debuar nga një shtet i BE-së.

Lidhur me vendimin e Gjykatës së Athinës, Irena Gjoka ka dhënë vetëm një përgjigje të shkurtër për BIRN ku e mohoi kategorikisht.

“Absolutisht nuk jam e dënuar nga asnjë nga autoritetet e drejtësisë greke,” deklaroi ajo.

LEXO EDHE:

Ndalim në Shengen/ “Drejtësia e Re” dhe ONM mbyllën sytë për gjyqtaren Irena Gjoka

Etiketa: dosjagjyqtarjaIlir MetaIrena GjokaMonika Kryemadhishorti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Avokati i Metës: E dyshimtë, e prisnim që të ishte Irena Gjoka! Ne s’do ta pranojmë, të dorëhiqet vetë

10:51 : 03/09/2025
AKTUALITET

Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, ja kur do të mbahet seanca në Apel

11:24 : 02/09/2025
AKTUALITET

“Më thanë mos hajde më”/ Kryemadhi në SPAK: U intimiduan dëshmitarët! S’do kërkoj gjykim të shkurtuar

13:14 : 01/09/2025
AKTUALITET

“KLGJ e mbron me urdhër politik”/ Berisha: Irena Gjoka e ka vendin në burg, por e mban në detyrë Rama

10:57 : 01/09/2025
AKTUALITET

SPAK dërgon për gjykim Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe 3 të tjerë/ AKUZAT

14:54 : 29/08/2025
AKTUALITET

Procesi ndaj Metës/ Tedi Blushi: Endrit Braimllari hyri në SPAK me teserën e PL-së dhe doli me atë të PS

11:45 : 27/08/2025
Para

EMRAT/ Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari me të shkuar kriminale dhe shoku i tij

TË GJITHA

Burimin e Tragjasit do ua japë “strategjikëve”/ Rama: Uji nuk është i tyre, në Shqipëri s’ka oligarkë

12:50 : 03/09/2025

Shkoi në punë, por nuk u kthye më në banesë/ 50-vjeçari i zhdukur prej 3 ditësh në Cërrik

12:35 : 03/09/2025

Daja i vdiq në spital, mbesa akuza mjekut: Neglizhoi trajtimin mjekësor! Vihet nën hetim

12:23 : 03/09/2025

FOTO-VIDEO/ Rama pret në zyrë sekserin izraelit, pasi i dha monopolin e mjeteve të ushtrisë

12:11 : 03/09/2025

Rama paralajmëron burg edhe për ata që vjedhin ujin

12:02 : 03/09/2025

Pacienti francez dhe makthi i përhapjes së sëmundjes

11:51 : 03/09/2025

Rama pranon dështimin me ujin, por fajin ia lë pushtetit vendor: Niveli i papërgjegjshmërisë i frikshëm

11:37 : 03/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com