• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Artan Fuga: Hipokrizi e madhe të flasim për pluralizëm në Kuvend

09:22 : 03/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Akademiku Artan Fuga tha një lidhjeje për MCN se me numrat që ka PS-ja të dala nga zgjedhjet e 11 majit, do të ishte hipokrizi të flitej për pluralizëm në Kuvend. Sipas tij, fjala e opozitës do të mbetet vetëm fjalë dhe jo “fjalë-veprim”.

“Pluralizmi brenda Kuvendit të Shqipërisë në këto kushte është i mbaruar. Nuk them se është etapë e mbaruar sikur vdes një njeri por në këtë situatë është hipokrizi e madhe të flisnin për pluralizëm sepse numri i madh i deputetëve të PS-së, që mund të shkojë 80-83 ndoshta dhe më shumë e bën që fjala e opozitës të jetë vetëm fjalë, kurse fjala në Kuvendin e Shqipërisë ne në komunikim e quajmë fjalëveprim.”

Më tej Fuga tha se korrupsioni në shoqërinë shqiptare është kapilar dhe se nëse do të bëhet një analizë për nivelet e saj situata do të paraqitet shumë e frikshme.

“Nëse do të bëhej një analizë sesa është korrupsioni në shoqërinë shqiptare në të gjitha format e veta, situata është e frikshme dhe në këtë situatë të frikshme, vetëm me ndëshkime nga prokuroritë apo SPAK nuk i dilet dot kurrë sepse mund të duheshin, stadiumet të bëheshin burgje. Aq kapilar është aq i tmerrshëm është, aq e ka molepsur dhe squllur si metastazë shoqërinë shqiptare dhe e ka molepsur në kokë saqë njerëzit e pranojnë si një fakt fatal si vdekja apo e konsiderojnë dhe si sukses të X apo Y dhe për t’u pastruar nga kjo nëse fillon tani, nga fundi i shekullit mund të arrihet që shoqëria shqiptare të vetëpastrohet. Aq rëndë e ka infektuar në të gjitha format dhe nivelet. Dhe është një nga frenat më të fortë që na pengon për të shkuar drejt progresit.”

Në lidhje me procesin e integrimit, akademiku u shpreh se mënyra sesi flitet tani nuk jep asnjë garanci që ne jemi në rrugën e pranimit në BE. Sipas Fugës, një konjukturë gjeopolitike të favorshme apo brenda dinamikave të BE sot që të bëjë të mundur integrimin e Shqipërisë e aq më pak të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Lexo edhe:

Prapësi me punët e Zotit!!!

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

“Patjetër në kritere dhe në kritere të matura mirë dhe që janë të vështira për t’u realizuar.  Në konceptin tim, nuk e shtroj çështjen kështu, që, ne do pranohemi për këtë arsye apo për këtë tjetrën. Unë nuk shoh akoma horizontin se ne do pranohemi. Unë mendoj se mënyra sesi flitet tani nuk më jep asnjë garanci që ne jemi në rrugën e pranimit. Pastaj do thoja që u pranuam për këtë apo për atë. Nuk shoh një konjukturë gjeopolitike të favorshme apo brenda dinamikave të BE sot që të bëjë të mundur integrimin e Shqipërisë e aq më pak të gjithë Ballkanin Perëndimor. Unë do ta uroja rritjen e influencës evropiane në Shqipëri, rrugën drejt integrimit, por shoh se vështirësitë janë akoma dhe  deklarimi se në 2027 apo 2030 do jemi pjesë e BE, nuk them se nuk mund të ndodhë, por e shoh të vështirë dhe nuk shoh argumentet mbi të cilat bazohet ky kalkulim.”

Etiketa: Artan Fugahipokrizikuvendpluralizem

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prapësi me punët e Zotit!!!

14:21 : 01/11/2025
AKTUALITET

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

‘Ha e pi me familjarët e Ramës’/ Noka: Irena Gjokën e mbani se i bindet partisë

15:48 : 30/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

13:47 : 30/10/2025
AKTUALITET

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

11:19 : 30/10/2025
Para

“Kontrata e vdekjes”/ Zbardhet vrasja e Artur Bashimit, porosia u dha nga burgu, autori mori 15 mijë euro

TË GJITHA

Ambasadori gjerman ‘shuplakë’ Ramës: Shqipëria ka nevojë të madhe për të investuar në njerëz dhe dije

11:49 : 03/11/2025

Dekonspirim i operacionit të policisë, SPAK jep pretencën për Jurgis Çyrbjan, Altin Hajrin dhe Ahmet Mashën

11:37 : 03/11/2025

Do hakoheshin të dhënat e 5 mijë shqiptarëve me ‘darkweb’ nga Posta Shqiptare, dy kinezët do vidhnin 5 mld lekë/ Detaje

11:23 : 03/11/2025

U zhduk dy ditë më parë në Itali, ende mister fati i Floresha Prengut

11:20 : 03/11/2025

Si u bë milioner ushtari i Ballukut, Ceno Klosi me vetëm 6 vite punë në shtet

11:04 : 03/11/2025

Lulzim Basha në SPAK për ’21 Janarin’, ja çfarë thotë Berisha

11:00 : 03/11/2025

“Nuk jam qurraveci i bashkisë, unë të marr me vete”, Berisha: Rahmetlie Balluku ka kërcënuar Ramën

10:55 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com