Miklovan Danaj, 30-vjeçari nga Shkodra, i cili ishte raportuar i zhdukur që në maj, është gjetur i pajetë në bregun e Marbellas në Spanjë.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se personi i fundit që u takua me Danajn ishte Juxhin Drazhi, pjesë e grupit të Elvis Doçit. Miklovani dyshohet të ketë qenë i përfshirë në trafikun e kokainës dhe klanet ndërkombëtare, ndërsa zhdukja e tij u denoncua nga bashkëshortja në Spanjë dhe familjarët në Shqipëri. Të afërmit kanë marrë një telegram që paralajmëronte për vdekjen e tij dhe u kërkonte të mos e kërkonin.
Pas largimit nga Pisa, Itali, Miklovani u vendos në Marbella, ku merrej me trafikun e kokainës nga Kolumbia drejt Evropës. Ai dyshohet të ketë krijuar një grup të tij dhe të kishte fituar reputacion mes bandave, por konflikte të brendshme dhe tradhti nga bashkëpunëtorët mund t’i kenë kushtuar jetën.
Miklovani jetonte në Spanjë me bashkëshorten dhe vajzën e tij 8 muajshe, ndërsa më parë ishte rritur në Pisa, Itali. Hetimet mbi vdekjen e tij vazhdojnë.
LEXO EDHE:
U raportua si i zhdukur nga familjarët në Spanjë, gjendet i vdekur Miklovan Danaj