• Kontakt
Monday, September 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raimond Cimbi i koncesioneve qindra milionëshe në shëndetësi merr leje për kullë në ish Bllok

12:57 : 01/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Jo vetëm oligarkët që shërbejnë si hinkë e parave të çunave të Sky Ecc, por edhe ish funksionarët publikë, të cilët kanë firmosur tendera dhe koncensione me vlerë qindra milionë euro, po marrin leje për kulla në Tiranë.

Ish drejtori i Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë Raimond Cimbi, i kallëzuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në SPAK për koncensionin 130 milionë euro të laboratorëve, njëkohësisht përfitues në formë korruptive i koncensionit 160 milionë euro të sterilizimit, ka përfituar vitin e kaluar një leje për ndërtimin e një pallati, 11 kate mbi tokë dhe 4 kate nën tokë, në Rrugën ‘Vaso Pasha’, në ish Bllok, një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, çuditërisht përmes një kompanie muzikore, Inov Production.

Si për ironi, Cimbi ka kopsitur letrat në agjencinë e kullave (AZHT) për ndërtimin e pallatit në ish Bllok vetëm disa muaj pasi doli nga dera e SPAK-ut, ku u pyet për rolin e tij në koncensioni e laboratovë, në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë së Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa u la jashtë përgjegjësisë penale për dosjen e sterilizimit, edhe pse hetimet provuan se kishte përfituar dhjetëra mijëra euro në këmbim.

Lexo edhe:

Celibashi bën kërdinë, 137 milion euro tendera

Sistemi shëndetësor në kolaps financiar/ PD: QSUT ndalon analizat, pacientët peng i koncesioneve

Në gusht të vitit 2018, Raimond Cimbi, themeloi kompaninë Inov Production, me objekt veprimtarie ‘prodhimi diskografik, fonografik, audiovideo, prodhimi tipografik në fushën e muzikës dhe tregtimi i këtyre produkteve, aktivitet editues në fushën muzikore etj‘, në bashkëpunim me Oriela Koshon, e cila kishte 49 % të aksioneve.

Oriela Kosho është drejtore e marketingut e Spitalit Amerikan, e ekspozuar si dora e Klod Allajbeut për blerjen e mediave në këmbim të heshtjes për skandalet dhe aferat me paratë publike.

Kosho dhe Cimbi qëndronin pas emisionit televiziv ‘Hipokrati’, derivat i kompanisë Inov Production. Emisioni është përdorur si kamuflim për të marrë pagesa të kundraligjshme nga kompanitë që kanë përfituar koncensione në shëndetësi gjatë kohës kur ‘kaçurrelësi’ ishte drejtor prokurimesh, me ndikimin e tij të drejtëpërdrejtë dhe korruptiv.

Është skemë flagrante dhe klasike korrupsioni, e cila vendos seriozisht në dyshim autoritetin e SPAK-ut. Me njërën dorë Raimond Cimbi firmoste koncensionet si drejtor prokurimesh në shëndetësi, me dorën tjetër (përmes Inov Production/Hipokratit) merrte pagesa nga koncensionarët (5 mijë euro çdo muaj nga koncensionari i sterilizimit).

Në shkurt të vitit 2019, zonja Kosho ia dhuron aksionet Ramond Cimbit.

Disa vite, Raimond Cimbi futi në lojë të birin Ralf Cimbin, por në shkurt të këtij viti duket se ndryshoi sërisht mendje, duke i rimarrë aksionet. Aktualisht ‘kaçurrelësi i koncensioneve’ është administrator dhe pronar me 100 % të aksioneve të kompanisë që po ndërton kullën në ish Bllok.

Bilancet e kompanisë janë të pamjaftueshme. Nuk mbulojnë as pagesën për projektin e kullës në ish Bllok, pavarësisht pagesave korruptive nga përfituesit e koncensioneve në shëndetësi.

Raimond Cimbi i implikuar në aferën e sterilizimit

Raimond Cimbi ka qenë drejtor i Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë kur ky dikaster drejtohej nga Ilir Beqaj dhe më pas Ogerta Manastirliu. Cimbi ka kopsitur letrat për koncensionet e sterilizimit, laboratorëve, hemodializës dhe check up-it me kosto mbi 500 milionë euro, që të katërt korruptivë sipas KLSH dhe SPAK-ut.

Në dosjen e SPAK-ut për arrestimin e ish zëvendës ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe një prej pronarëve të kompanisë koncesionare të sterilizimit ‘Sani Service’, Ilir Rrapaj, thuhej se në 1 nëntor 2019, kompania koncesionare ‘Sani Service’ lidhi një kontratë me “Inov Production”, me administrator dhe pronar Raimond Cimbi, për bashkëpunim në kuadër të emisionit “Hipokrati”, me producent Cimbin.

“Pagesa që do të kryhet nga SaniService është 5000 euro në muaj nga data 01.11.2019 deri në datë 31.04.2020 (muaji prill ka 30 ditë)”, citohet kontrata në dosjen e arrestimeve.

Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t’u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij.

Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjykatës kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.

Pse u fal Cimbi nga SPAK? Gruaja në KLP

Përpos shumave të dyshuara nën dorë, Raimond Cimbi (si producent i Hipokratit) dhe pronar i kompanisë së kullës, ka përfituar pagesa në formë korruptive, përmes sistemit bankar nga kompania koncesionare të sterilizimit ‘Sani Service’, për shkak të veprimeve apo mosveprimeve të tij si drejtor i Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë, struktura përgjegjëse për tenderat dhe koncensionet. Pavarësisht faktit penal, SPAK e ‘amnistoi’ Raimond Cimbin, duke e përjashtuar nga përgjegjësia penale.

Ndoshta imuniteti i Cimbit përballë barazisë para ligjit dhe veprimit të SPAK-ut qëndron tek bashkëshortja e tij Edlira Cimbi, drejtore e kabinetit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe më pas drejtore e Departamentit të Shërbimeve Ligjore.

KLP është organi kushtetues për emërimin dhe shkarkimin e prokurorëve të SPAK-ut. Ndonëse zonja Cimbi nuk është anëtare për të ndikuar me votë, ajo mban pozicion kyç dhe të atillë në KLP, duke i krijuar një terren ndikues. Relacionet e saj janë përcaktuese për fatin e një prokuri.

Në vitin 2020, në media u publikua një video, në të cilën shfaqej në një tavolinë të një lokalit luksoz, çifti i bashkëshortëve, Raimond dhe Edlira Cimbi, ish kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi dhe personazhe nën hetim nga SPAK për aferat në shëndetësi.

E konsideruar si njeriu kyç e mafiozit Rezart Taçi tek ‘Armo’ si dhe një ndër zyrtaret e larta të Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA), një institucion në varësi të Këshillit të Ministrave, Edlira Cimbi u katapultua në organet e reja të sistemit të drejtësisë, duke u shfaqur në një tavolinë me verë të shtrenjtë mes subjketeve të SPAK-ut, përfshirë edhe bashkëshortin e saj, dhe krerëve të drejtësisë së re.

Raimond Cimbi dora e koncensionit 130 milionë euro të laboratorëve

Në krye të listës së zyrtarëve të kallëzuar në SPAK nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për koncensionin korruptiv të laboratorëve, me kosto 130 milionë euro, në vitin 2022, është pikërisht Raimond Cimbi. ‘Kaçurrelësi’ ishte kryetar i komisionit të dhënies së koncesionit për Janis Katathano, i kamufluar me disa kompani nga Holanda deri në Shqipëri, të skeduara për aktivitet kriminal sipas Koorporatës Ndërkombëtare e Investimeve (IFC).

Janis Karathano është prestanome i Klod Allajbeut, përfitues i koncensionit tjetër 84 milionë euro të hemodializës. Të dy koncensionet kontrollohen në të njëjtën zyrë dhe nga një dorë në Holandë, ku shkojnë paratë nga Tirana, duke u zhvendosur më pas në Britaninë e Madhe. SPAK ka në tavolinë të gjitha faktet dhe provat.

Koncensioni nuk duhej t’i jepej Karathanos sepse dy kompanitë, Labopharma dhe AB Laboratory Solutions, njëra në Tiranë dhe tjetra në Holandë, ishin e njëjta, me pronar Janis Karathanon.

Koorporata Ndërkombëtare e Investimeve kishte shprehur shqetësime serioze për integritetin e kompanisë së regjistruar në Holandë, AB Laboratory Solutions, e skeduar për mashtrim dhe krime financiare.

Kompania në Holandë nuk kishte lidhje me laboratorët diagnostikues, por me financat.

Nisur nga këto fakte dyshohet se fituesi është përcaktuar me pazar në tavolinë nga faktorë të tjerë, të cilët me shumë gjasa kanë fiksuar edhe modalitetet e pazarit, sa dhe si do ndaheshin paratë sipas roleve, ndërsa Karathano duket një makiazh i aferës korruptive.

Fakte dhe rrethana të tjera. Pse nuk arrestohet Cimbi?

Personazhi kyç për kopsitjen me letra të fituesit të koncesionit të laboratorëve 130 milionë euro, korruptiv sipas KLSH-së, është pikërisht ‘kaçurrelsi’ Raimond Cimbi, i cili ka lidhje edhe me Arben Ahmetajn, madje gratë e tyre kanë qenë shoqe të ngushta.

Nga ana tjetër, Ahmetaj njihet si kumbari i Allajbeut, i cili zotëron dy nga katër koncensionet korruptive në shëndetësi. Ndërkaq, Janis Karahtano, pronari në letra i koncensionit të laboratorëve, ka lidhje të forta edhe me Vilma Nushin, përfituese e koncensionit tjetër korruptiv të chec-up-it, me kosto 130 milionë euro, ku paratë zhvaten për punë që nuk eksiztojnë, ashtu siç operohet me koncesionin e hemodializës së Allajbeut, laboratorëve të Karathanos dhe sterilizimit të ‘duhanxhiut’ Ilir Rrapaj.

Një raport auditimi i ‘Deloitte&Touche’ për koncensionin e ‘Check-Up’-it, ka zbuluar se kompania ‘Pegasus’ e Karathanose i ka dhuruar zonjës Nushi pajisjet laboratorike për ‘Check-Up’-in, ndërsa Nushi në këmbim ka detyrimin që të blejë tek firma ‘Pegasus’ të gjithë reagentët që i duhen.

Vilma Nushi është ortake e vjetër me Arben Ahmetajn, ku kanë kamufluar dhe përthithur bashkë kompaninë Hermes, me të cilën Tigrit i vodhi 22 milionë USD Albtelekom me impulse telefonike.

/Prapaskena

Etiketa: BllokkoncesionekullelejeRaimond Cimbishendetesitendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Celibashi bën kërdinë, 137 milion euro tendera

13:20 : 30/08/2025
AKTUALITET

Sistemi shëndetësor në kolaps financiar/ PD: QSUT ndalon analizat, pacientët peng i koncesioneve

11:14 : 30/08/2025
AKTUALITET

Qeveria “lëshon sërish dorën” me koncesionet, FMN vërejtje për projektligjin e ri të PPP-ve

09:08 : 29/08/2025
AKTUALITET

Aksident gjatë natës në Bllok, automjeti përplaset me pemën

09:12 : 26/08/2025
AKTUALITET

Rama i jep leje Dulakëve për pallate në rrethrrotullimin e Kasharit! A do liroheshin akset kombëtare?

10:56 : 17/08/2025
AKTUALITET

Pazar me tenderat e AKSHI-t? ABS tërheq të gjitha ankesat në KPP dhe i jep 7.7 mln euro Ermal Beqirit

15:44 : 16/08/2025
Para

"Më thanë mos hajde më"/ Kryemadhi në SPAK: U intimiduan dëshmitarët! S’do kërkoj gjykim të shkurtuar

TË GJITHA

“Rama e Manastirlliu duhet të hetohen”, Vokshi: 5 vite pa drejtësi për aferën e tenderave të COVID-it

15:58 : 01/09/2025

Ten Hag u shkarkua pas vetëm dy ndeshjesh nga Leverkusen, klubi gjerman tregon arsyet

15:51 : 01/09/2025

Sherri në Korçë/ Ky është 54-vjeçari që plagosi dy persona me thi*ë

15:49 : 01/09/2025

Igli Tare përforcon sërish Milanin, transferon futbollistin premtues nga Bundesliga

15:35 : 01/09/2025

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën drejtuesi i kamionçinës

15:33 : 01/09/2025

Kurbin/ Kishin mbjellë drogë në oborr të banesës, arrestohet 56-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti (EMRAT)

15:28 : 01/09/2025

Negociatat me BE-në, Rama: Nuk ka vend për nxitim, por në fund do “martohemi”

15:15 : 01/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com