• Kontakt
Monday, September 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“KLGJ e mbron me urdhër politik”/ Berisha: Irena Gjoka e ka vendin në burg, por e mban në detyrë Rama

10:57 : 01/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Sali Berisha ka hedhur akuza të forta drejt KLGJ-së, Edi Ramës dhe kreut të SPAK, Altin Dumani, se sipas tij, ata po mbrojnë dhe po mbajnë në detyrë në shkelje të ligjit gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka, e cila rezulton e dënuar dhe e dëbuar nga Greqia.

Lideri demokrat e konsideroi Irena Gjokën si një delikuente, kriminele, mashtruese dhe ordinere, e cila sipas tij, e ka vendin në burg, por sipas tij, po mbahet në detyrë nga Altin Troplini (Altin Dumani) dhe Edi Rama. Berisha e konsideroi Irena Gjokën si fytyrën e vërtetë të drejtësisë sorosiane.

Berisha: Edhe njëherë rikujtoj shqiptarët se si Edi Rama, produkti më kriminal në Europë i Xhorxh Sorosit, dhe Altin Troplini, mbrojnë delinkuenten, fytyrën e vërtetë të drejtësisë sorosiane, Irena Gjoka. Dhe unë për publikun do rikujtoj këtu të gjitha etapat.

Me datën 26 tetor 2023, avoketërit e mi, paraqesin kërkesën për dorëheqjen e saj për konflikt interesi meqenëse ishte shkarkuar nga KLD në vitin 1996. Por Irena, kryetarja e Gjykatës më Speciale të Shqipërisë, nuk pranoi dhe u tha avoketërve se a keni dokument ju për këtë gjë. Në nëntor të vitit 2023, KLGJ u jep avoketërve të mi vendimin e KLGJ për shkarkimin e Irena Gjokës. Por dy javë më parë, e njëjta KLGJ, me urdhër politik, u kujtohet kur firmosi me Delinën kjo për t’u grabitur taksapaguesve amerikanë 10 milionë dollarë. E mbani mend besoj, ishte Llagami që firmosi me Delina Ficon. Dhe ishte Sali Berisha që denoncoi atë ditë, pavarësisht se në prani të kujt u firmos marrëveshja, si një akt madhor korruptiv. Po u plaçkisnin taksapaguesve amerikanë 10 milionë dollarë merrte tani Delina e Çuçit tani. Në nëntor, KLGJ u thotë deputetëve se nuk ka vendimmarrje për shkarkimin e saj në vitin 1996. Në dhjetor të vitit 2023, kërkesës së avoketërve të mi për dorëheqje meqë ishte shkarkuar nga KLD në vitin 1996, ajo përgjigjet se nuk pranon të japë dorëheqjen pasi ishte shkarkuar me vendim kolegjial. Tani pranon se është shkarkuar, por thotë se ishte vendim kolegjial. Në mars të vitit 2024, gazeta greke Ta Nea boton shkrimin se Irena Gjoka është dëbuar nga Greqia, por këto Altin Troplini dhe qeveria nuk i morën parasysh, por morën parasysh deklaratat e avoketërve të saj, dy famëzi të botës së vjetër Beqiri-Çupi dhe medieve të PS-së, sipas të cilave, shkrimi i gazetës greke Ta Nea ishte porositur nga Tirana. Me 4 mars 2024, KLGJ nxjerr një deklaratë tani në mbrojtje të Irena Gjokës, të një krimineleje, të një mashtruese, të një ordinere që mbante detyrën në shkelje flagrante të të gjitha ligjeve të shtetit.

Me 4-5 maj 2024, Ditë Pashke, gazeta Prototema nxjerr vendimin e gjykatës për dëbimin e Irena Gjokës nga Greqia. Me 7 maj, SPAK deklaron se do nisë hetim të thelluar për Irenën me 5 mbiemra. 14 muaj hetim pa asnjë rezultat se rezultatin e bllokon Edi Rama dhe Troplini.

Lexo edhe:

Berisha: FBI të hetojë udhëtimet e Ramës dhe Sorosit, transportonin para dhe drogë me valixhe

Berisha: Linda ndërhyn rëndom në tenderat e AKSHI-t, Daniel Shima u rrëmbye e u torturua për 4 orë

Prokuroria ia kalon tani Uluzi Hajrit, se tani e tutje Uluziun do e quajmë Uluzi Hajri. Merr mbiemrin e Altin Hajrit. Më 2 maj 2025, gjykata e Janinës lëshon vendimin me vulë apostile jo vetëm për dy dëbimet e Irenës, por edhe vendimin për dënimin me burg të formës së prerë. Më 5 maj 2025, kam bërë publik para jush dokumentin me vulë apostile, dhe me 5 maj, Irena Gjoka mohon që të jetë dënuar ose dëbuar nga Greqia në një intervistë me sorosianën BIRN. Shërbejnë ato se kanë vendim politik. Me 6 maj 2025 publikohet prokura e vitit 2003, me të cilën Irena Gjoka me noter kishte autorizuar për të marrë avokat që të kundërshtonte vendimet e dëbimit nga Greqia. Pra, bie komplet alibia. Keni parasysh se ajo ka dosje. Unë do i bëj publike këto se janë krime të shëmtuara të mbash në detyrë atë. Është gjykatëse ajo, dënon njerëz ajo. Po të shkosh në burg gjen me dhjetëra të rinj, të cilëve nuk u dorëzon vendimin Irena kriminale me 5 mbiemra. Dhe ata rrinë atje, dergjen vetëm pse presin zbardhjen e vendimeve të saj. Sigurisht jam përqendruar dhe do përqendrohem sepse është figura më e shëmtuar e drejtësisë në Shqipërisë, e drejtësisë në Ballkan, e drejtësisë në Europë, e drejtësisë në botë. Një gjykatëse mbi të cilën rëndojnë vepra kriminale dhe vazhdon e mbrohet.

Më 8 maj i kam kërkuar KLGJ-së shpalljen e mbarimit të mandati të Irena Gjokës. Maj-qershor 2025, ndonëse ligji i kërkon KLGJ-së të vendosë për mbarimin e mandatit për 15 ditësh, prej 4 muajsh, KLGJ-ja e partisë nuk ka marrë asnjë vendim. KLGJ i kërkon prokurorisë të shprehet, ajo ia çon Altin Hajrit dhe ai merr kostume për të mbyllur gojën. Në qershor, Altin Troplini për të marrë në mbrojtje Irena Gjokën, hap çështje penale pa emër, ndonëse janë dhjetëra dokumente zyrtare, me emër dhe mbiemër, vula zyrtare dhe firma të saj se Irena Gjoka jo vetëm është dëbuar dy herë nga Greqia dhe ka lëshuar prokurë te noteri për të luftuar, ka dënim penal të formës së prerë nga gjykata e Janinës, e konvertuar më pas dhe kjo dëshmohet nga vërtetimi i kësaj gjykate me vulë apostile, ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit dhe ka gënjyer në veting për të justifikuar 60 milionë lekë të paligjshme, duke paraqitur kinse kontgratë të vitit 1996 mes burrit të saj dhe vëllezërve, duke përmendur në atë kontratë nenet 801 dhe 805, që janë sot në fuqi, ndërsa në vitin 1996, kodi civil kishte gjithsej 254 nene.

Tani më thoni mua, a ka karikaturë më të shëmtuar zyrtari në sistemin e drejtësisë të një vendi se sa kjo që mbrohet nga Altin Troplini? Po, është Altin Troplini më i shëmtuar se kjo sepse hap dosje pa emër vetëm e vetëm që ta mbajë në detyrë atë. Ndaj dhe unë, absolutisht do ta denoncoj me forcën më të madhe sepse kjo kriminele e ka vendin në burg dhe jo të kryesojë trupa gjykuese ndaj qytetarëve shqiptarë. Është poshtërim për Shqipërinë dhe shqiptarët kur një kriminele si kjo mbahet në detyrë nga Altin Troplini dhe Edi Rama në detyrë.

Etiketa: BerishaIrena GjokaKLGJRamaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: FBI të hetojë udhëtimet e Ramës dhe Sorosit, transportonin para dhe drogë me valixhe

13:41 : 01/09/2025
Screenshot
AKTUALITET

Berisha: Linda ndërhyn rëndom në tenderat e AKSHI-t, Daniel Shima u rrëmbye e u torturua për 4 orë

11:33 : 01/09/2025
Lajmet e Dites

“A dini gjë ku është?”/ Berisha: Endri Fuga është arratisur, pas dëshmisë në SPAK!

10:37 : 01/09/2025
AKTUALITET

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Troplini, avokati kryesor i karteleve qeveritare të drogës!

10:25 : 01/09/2025
AKTUALITET

Teatri i turpit: Rama gjykatës suprem, KLGJ skuth, KLP struc

13:27 : 30/08/2025
AKTUALITET

Tabaku: Rama nuk mund të sulmojë gjyqtarët e KLGJ, presioni është i papranueshëm

21:35 : 29/08/2025
Para

"Barça 2/3+, Lazio gol"/ Arrestohen 6 persona në Tiranë për vënie bastesh sportive me celularë

TË GJITHA

Berisha: Kartelet po përleshen se kush do marrë ministrin e Brendshëm, Troplinët duan Vlora Hysenin

13:55 : 01/09/2025

Berisha: FBI të hetojë udhëtimet e Ramës dhe Sorosit, transportonin para dhe drogë me valixhe

13:41 : 01/09/2025

Nesër i jepet lamtumira e fundit Dhimitër Anagnostit, homazhet do mbahen në Teatrin e Operas

13:28 : 01/09/2025

“Më thanë mos hajde më”/ Kryemadhi në SPAK: U intimiduan dëshmitarët! S’do kërkoj gjykim të shkurtuar

13:14 : 01/09/2025

Raimond Cimbi i koncesioneve qindra milionëshe në shëndetësi merr leje për kullë në ish Bllok

12:57 : 01/09/2025

Rusia ndërhyri në GPS, avioni me të cilin po udhëtonte Von der Leyen bën ulje emergjente

12:46 : 01/09/2025

EMRAT/ Kush janë 10 të arrestuarit për sherrin me thika në Korçë, në hetim dhe pronari i lokalit

12:31 : 01/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com