• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Himara, drita me orar! Ku shkuan 20 mln eurot e Damian Gjiknurit? Gati tenderi i ri 2 mln euro

14:55 : 25/08/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Në vitin 2016, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpenzoi plot 20 milionë euro për rrjetin e energjisë elektrike nga Orikumi në Himarë, teksa në atë kohë u trumbetua se “kjo reformë do të sjellë stabilitet dhe furnizim pa ndërprerje”.

Paratë janë hedhur me tendera në të ashtuquajturën “koperacioni Italian në zonën e Himarës”, ndërkohë që pas kësaj kohe banorët por edhe vetë mazhoranca ka pranuar se ka pasur probleme.

Zona e bregut të detit, por edhe fshatrat e Himarës në Lumin e Vlorës, janë ankuar shpeshherë për ndërprerje të vazhdueshme të furnizimit me energji elektrike, pavarësisht se janë hedhur dhjetëra miliona euro. Reforma duket se ka dështuar, njëjtë siç ka dështuar edhe reforma e ujit apo ajo e kanaleve të zeza.

Dhe, në gjithë këtë situatë, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, dega Vlorë, bën gati një tjetër tender të ri. Do të ribëjë nga e para rrjetin në të gjithë zonën! Por, ku shkuan paratë e Gjiknurit?! A mos duhet një hetim i mirëfilltë për dështimin e të gjithë kësaj “reforme”?!

Lexo edhe:

Shisnin kokainë në Himarë, arrestohen në flagrancë dy persona nga Elbasani

Tenderi i Lindës së AKSHI-t/ Garë sa “për sy e faqe”, “Infosoft” merr “dhuratë” 800 mijë euro nga rivalët

Faksimile: Njoftimi i tenderit nga OSSH në vitin 2025, ku janë akorduar 2 milionë euro për rrjetin e energjisë në Himarë

Vetë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, që dikur kontrollohej nga Damian Gjiknuri, gjatë kohës që ai ishte ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka hapur një tender të ri.

Sipas dokumenteve, objekti i procedurës së prokurimit është “ndërtim i rrjetit TM/TU jashtë koperacionit Italian në zonën e Himarës”. Vlera e tenderit është 199,747,032 lekë, ose mbi 2 milionë euro. Kërkohet rrjet i shpërndarjes së energjisë elektrike dhe shërbime të lidhura me këtë procedurë.

Por, a nuk u bë rrjeti me “koperacionin Italian”?! Natyrisht që po, pasi mjafton që të hapen dokumentet në ministri apo edhe në OSHEE apo bijën e saj OSSH dhe do të kuptohet se për këtë rrjet që po ri investohet janë hedhur plot 20 milionë euro.

Në foto: Faqja e internetit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku në vitin 2016 ish-ministri Gjiknuri tha se janë investuar 20 milionë euro në Himarë

Në vitin 2016, sipas hulumtimeve që kreu VoxNews, Damian Gjiknuri në pozicionin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë do të mbante një fjalim të gjatë në Sarandë.

“Nuk na vjen mirë që në sezone turistike, për shkak të ngarkesave, sistemi elektroenergjetik nuk mban nisur nga linjat e amortizuara. Praktikisht, kemi siguruar fondet, kemi 10 milionë euro nga Koperacioni Italian dhe janë 10 milionë euro të tjera nga vetë kompania me të cilat ne do të përfundojmë edhe gjithë pjesën e bregdetit” tha Gjiknuri.

Në foto: Faqja e internetit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku në vitin 2016 ish-ministri Gjiknuri tha se janë investuar 20 milionë euro në Himarë

Në dhjetor të vitit 2016, ai shtoi se puna do të niste në muajin shkurt 2017, të ndërtimit të dy nënstacioneve shumë të fuqishme, një në Orikum dhe një në Himarë, dhe që është pjesë komplomentare e gjithë jugut. “Këto do të bëjnë që i gjithë bregdeti jonian, siç u përmend dhe më parë, një potencial i jashtëzakonshëm nga të gjitha drejtimet dhe një zonë me shumë tradita që vlen të vizitohet, të ketë infrastrukturën energjetike që meriton” pohoi ai.

Në foto: Lokali ku drekoi Rama mbeti pa drita dhe ankesat e banorëve

Por, a ka pasur drita të vazhdueshme në bregdet? Çdo vetë, pushues dhe banorët vendas ankohen për kufizime të gjata të furnizimit të energjisë elektrike në bregdet apo edhe fshatra.

Në foto: Lokali ku drekoi Rama mbeti pa drita dhe ankesat e banorëve

“Në Himarë dritat ikin çdo ditë, kjo ndoshta për ti treguar turistëve të huaj që ky fenomen është pjesë e ‘autenticitetit shqiptar’. Ç’i duam dritat në Himarë, më mirë pa drita e ujë se sa të na mërzitet administrata e Bashkisë së Himarës që po bën aq shumë për të shfaqur Autenticitetin” kanë treguar banorët vendas disa muaj më parë, praktikisht në viti 2025.

Ndërkohë, në verën e vitit 2024 ishte edhe një lajm bombastik; në lokalin ku drekoi Rama, ikën dritat! Një vit më parë, kryeministri zhvilloi një takim me simpatizantë në një lokal buzë detit në Himarë. Në momentin që ai ishte në ambientet e lokalit, kishte dritat. Por ato janë stakuar sapo ai ka dalë te porta. Vetë kryebashkiaku e ka pranuar se në atë zonë është ndërprerë energjia elektrike, sapo KM është larguar.

Në foto: Statusi i deputetit Vullnet Sinaj në vitin 2018, ku ankohet për mungesën e dritave në Himarë

Ndërkohë, të tjerë politikanë kanë qenë dëshmitar të reformës së dështuar të energjisë në Himarë. Deputeti Vullnet Sinaj ka bërë një status të gjatë në vitin 2018, ku ankohen se “era fryn në Himarë, dritat ikin në Kuç…Terbaç…Kotë…. Smokthinë…Sevaster…Gorrisht….Armen…Selenicë”.

“Kjo thënie, u bë lajtmotivi i shqetësimeve të banorëve të Zonës së Lumit të Vlorës përgjatë gjithë fushatës së kandidimit tim për deputet, por edhe më mbas, gjatë takimeve të mija në zonë. Kam pasqyruar çdo linjë me pamjet përkatëse të telave përcjellës, izolatorëve e kabinave të transformimit, të cilat që nga vitet ’70 nuk ishin riparuar” tha Sinaj.

Por, a nuk u hodhën 20 milionë euro nga Gjiknuri, që është rizgjedhur bashkë me Sinajn deputet në vitin 2025?! Aq më tepër, që e njëjta mazhorancë akordon edhe 2 milionë euro të tjera për të rregulluar gabimet e atëhershme./VoxNews

Etiketa: Damian Gjiknurienergji elektrikehimareosshtender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shisnin kokainë në Himarë, arrestohen në flagrancë dy persona nga Elbasani

09:50 : 13/11/2025
AKTUALITET

Tenderi i Lindës së AKSHI-t/ Garë sa “për sy e faqe”, “Infosoft” merr “dhuratë” 800 mijë euro nga rivalët

13:04 : 12/11/2025
AKTUALITET

Situatë e përsëritur! Reshjet e shiut lënë sërish pa energji elektrike Kukësin

08:10 : 11/11/2025
AKTUALITET

Fushë-Kruja në terr prej 8 orësh, drejtuesi teknik i OSHEE nuk i përgjigjet telefonatave të qytetarëve

17:26 : 04/11/2025
AKTUALITET

Qeveria pranon zyrtarisht dështimin e inceneratorëve/ Hapen tenderat për ndërtim landfillesh në Fier dhe Elbasan

16:57 : 03/11/2025
AKTUALITET

Abuzimet me tenderat, zbardhen EMRAT e zyrtarëve që janë marrë të pandehur në dosjen e Ballukut

13:11 : 03/11/2025
Para

Tender 3 mln euro për roje private! AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së Daniel Shimës?

TË GJITHA

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

08:07 : 16/11/2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

07:56 : 16/11/2025

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com