• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Martini dhe Eraldi nuk u vranë nga TikTok-u”/ Familja Cani: Të merren masa për të mbrojtur fëmijët

12:08 : 17/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Pasi vrasjes me thikë të Martin Canit nga një bashkëmoshatar në afërsi të një shkolle, një tjetër tragjedi goditi vendin tonë disa ditë më parë.

Një 14-vjeçar u vra nga një bashkëmoshatari në Maliq, duke tronditur opinionin publik dhe duke nxjerrë edhe një herë në pah dështimet e rënda institucionale për garantimin e sigurisë së fëmijëve.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe familja e Martin Canit, ku një deklaratë për mediat thekson se djali i tyre, Martini, ashtu si edhe bashkëmoshatari i tij, 14-vjeçari në Maliq, nuk u vranë nga rrjetet sociale, por nga mungesa e theksuar e sigurisë, papërgjegjësia institucionale dhe dështimi i sistemit që duhet të mbrojë fëmijët.

“Mbyllja e TikTok-ut nuk ishte zgjidhje, por një pretekst politik,” thuhet në deklaratë.

Familja ngre shqetësimin se përpjekjet e qeverisë janë më shumë simbolike sesa efektive dhe se vendimet e fundit, si bllokimi i një aplikacioni, nuk adresojnë thelbin e problemit.

Lexo edhe:

“Do ta vras, se na ka çarë…”, dëshmia tronditëse për vrasjen e picierit në Tiranë

“Ore qen, ma mbylle derën”/ Vrasja e Pjetër Kodhelit nga i biri, nëna rrëfen përballjen me 25-vjeçarin

“Martini dhe Eraldi nuk u vranë prej rrjeteve sociale. Ata u vranë nga një sistem që nuk funksionon, nga një realitet ku fëmijët nuk ndihen të sigurt as në shkollë, as në rrugë, as në komunitet,” vazhdon deklarata.

Familja Cani kërkon masa konkrete dhe të menjëhershme: rritjen e sigurisë në shkolla, angazhim më të madh të komunitetit dhe prindërve, si dhe fuqizimin e sistemit të shëndetësisë mendore dhe sociale për të identifikuar dhe parandaluar raste të tilla përpara se të shndërrohen në tragjedi.

“Nëse dje ishte fajtor TikTok-u, sot kush është radhës? Snapchat? Instagrami? Apo do të gjejmë një tjetër justifikim për të shmangur përgjegjësinë reale?”, ngre pyetjen me familja.

Në fund të deklaratës, ata shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të miturit të vrarë dhe bëjnë thirrje për drejtësi dhe ndryshim të vërtetë: “Asnjë nënë tjetër të mos derdhë lot për fëmijën e saj.”

Deklarata e plotë:

“Megjithë mbylljen e rrjetit social TikTok nga qeveria, një i mitur tjetër u vra nga një bashkëmoshatar në Maliq. Kjo tragjedi e re tregon qartë se mbyllja e TikTok nuk ishte zgjidhje, por vetëm një pretekst politik. Kush e ka radhën që të fajësohet tani për këtë krim të rëndë? Snapchat apo Instagram?

Ne kërkojmë që qeveria të ndërmarrë masa konkrete, jo thjesht reforma kozmetike për opinion publik. Kërkojmë veprime të dukshme dhe efektive për përmirësimin e sigurisë në shkolla, forcimin e bashkëpunimit me familjet, angazhimin e komunitetit dhe fuqizimin e sistemit shëndetësor. Vetëm me masa të tilla mund të parandalohen tragjedi të tjera dhe të shpëtohen jetë fëmijësh.

Martini dhe Eraldi nuk u vranë prej rrjeteve sociale. Ata u vranë nga mungesa e sigurisë, nga papërgjegjësia institucionale dhe nga dështimi i sistemeve që duhet të mbrojnë jetën e fëmijëve. Mbyllja e një aplikacioni nuk e kthen mbrapsht realitetin dhe nuk zgjidh problemet.

Në këtë moment dhimbjeje të madhe, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për nënën dhe familjen e të miturit të vrarë në Maliq. E dimë se çfarë do të thotë të humbasësh dritën e jetës, dhe ndajmë me ta dhimbjen e pamasë. Zëri ynë bashkohet me të tyren në thirrjen për drejtësi dhe për masa të vërteta, që asnjë nënë tjetër të mos derdhë lot për fëmijën e saj.

Familja Cani!”.

Etiketa: fëmijëMartin Canimasashkollavrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Do ta vras, se na ka çarë…”, dëshmia tronditëse për vrasjen e picierit në Tiranë

16:23 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Ore qen, ma mbylle derën”/ Vrasja e Pjetër Kodhelit nga i biri, nëna rrëfen përballjen me 25-vjeçarin

12:57 : 07/11/2025
AKTUALITET

Marjani goditi me thikë në zemër të atin, e ëma tregon shënimet që i gjeti 25-vjeçarit

12:55 : 07/11/2025
RAJONI

Vrau dy vëllezërit në derë të shtëpisë së tyre, arrestohet dhëndri i familjes!

08:49 : 07/11/2025
RAJONI

E rëndë në Kosovë, kunati qëllon për vdekje dy vëllezërit (Detaje)

13:18 : 06/11/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Fëmijët që “punojnë natën”/ Shfrytëzim në zemër të Tiranës

08:06 : 05/11/2025
Para

EMRI/ Vodhi një skuter elektrik, arrestohet i riu gjerman në Sarandë

TË GJITHA

“Banalitet i frikshëm në pushtet”, Lubonja: Qeveria flet si një bandë, është delegjitimuar plotësisht

22:24 : 07/11/2025

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025

Zbardhet skema e Ballukut: kompania me dy bilance që fshehu milionat e Tunelit të Llogarasë

22:06 : 07/11/2025

Nga makinat te apartamenti i sajuar, rrjeti i mashtrimeve që zhvat investitorë

21:50 : 07/11/2025

“Rama jep porosi, Peleshi zbato”, Bylykbashi: Parlamenti po kthehet në mekanizëm pa debat

21:42 : 07/11/2025

Ndahet nga jeta James Watson, shkenctari që zbuloi ADN-në

21:37 : 07/11/2025

Nga Italia në Brazil: rrëfimi i errët i vrasjes së Alban Gropçajt!

21:20 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com