• Kontakt
Wednesday, October 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, juristët: Duhet të përfshihen edhe zjarret e përmbytjet

13:24 : 14/08/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Qeveria ka hapur për konsultim publik projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”, por juristi Ardian Stamo në komentin publik që i bëri projektit paralajmëron se drafti, në formën aktuale, jo vetëm që cenon të drejtat kushtetuese të pronarëve dhe konkurrencën në treg, por edhe lë jashtë mbulimit një gamë të gjerë rreziqesh të tjera që prekin realisht banesat.

Sipas tij, sigurimi nuk duhet të kufizohet vetëm tek tërmetet, por të përfshijë edhe fatkeqësi të tjera natyrore, si zjarret dhe përmbytjet.

“Nëse ligji synon mbrojtjen e pronës, nuk mund të injorojë rreziqet më të shpeshta e me pasoja të rënda ekonomike dhe sociale, si zjarri dhe uji. Vetëm kështu sigurimi bëhet realisht i dobishëm dhe atraktiv për qytetarët,” thekson Stamo.

Sipas tij, përfshirja e mbulimit nga zjarri dhe uji do ta rriste vlerën e produktit dhe do e bënte më të justifikueshëm financiarisht për qytetarët. Po ashtu, konkurrenca mes operatorëve publikë e privatë do të sillte prime më të ulëta dhe kushte më të favorshme.

Juristi kundërshton modelin aktual që detyron çdo pronar të lidhet vetëm me Fondin Shtetëror për Tërmetet, duke e cilësuar shkelje të lirisë kontraktore dhe të parimeve të konkurrencës së tregut. Ai propozon që sigurimi të jetë vullnetar, me mundësinë për të zgjedhur midis fondit shtetëror dhe shoqërive private.

Lexo edhe:

Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë!

Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi

Stamo ngre shqetësimin se drafti nuk adreson sigurimin e objekteve gjatë ndërtimit, një fazë ku investimi është i pambrojtur nga fatkeqësitë natyrore. Ai sugjeron që sigurimi të jetë i detyrueshëm për ndërtuesit deri në dorëzimin e pronës tek blerësi.

Sipas tij, projektligji nuk përcakton çmimin e primit, shumën e mbulimit apo shërbimet konkrete, çka sipas tij rrezikon ta kthejë në një barrë financiare pa përfitim real.

“Një ligj i mirë duhet të jetë alternativ, të garantojë konkurrencë dhe të mbulojë jo vetëm tërmetin, por të gjitha fatkeqësitë kryesore natyrore,” përfundon Stamo.

Qeveria shqiptare ka rikthyer për konsultim pas dy vitesh projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet.

Varianti i ri i projektligjit nuk sjell ndryshime të mëdha në thelbin e konceptimit të skemës së sigurimit nga tërmetet. Ai përcakton detyrimin për sigurimin e të gjitha banesave në vend, me pak përjashtime (psh. shtëpitë e ndërtuara prej argjile, qerpiçi, kallami, etj apo ndërtesave me vendndodhje të lëvizshme apo të përkohshme).

Skema e sigurimit do të administrohet nga një ent i posaçëm me kapital shtetëror që do të ngrihet për këtë qëllim, Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet.

Shuma e sigurimit do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa primi i sigurimit që do të paguajnë pronarët e banesave do të përcaktohet nga Fondi për tërmetet, pas marrjes së pëlqimit nga ministri përgjegjës për financat.

Për shtresat nevojë, primi i sigurimit do të financohet nga buxheti i shtetit.

Projektligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet është në fazën e konsultimit deri më 20 të këtij muaji../ Monitor.al

Etiketa: permbytjeproneshtepisigurimezjarre

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë!

22:01 : 10/10/2025
AKTUALITET

Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi

21:29 : 10/10/2025
AKTUALITET

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

19:00 : 10/10/2025
AKTUALITET

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

10:45 : 04/10/2025
AKTUALITET

Skandal në Fier/ Video pornografike brenda një shtëpie ku jetojnë fëmijë të mitur

21:43 : 03/10/2025
AKTUALITET

A ka më hapësirë për ndërtimet, sidomos në kryeqytet (Po Para?!)

11:43 : 27/09/2025
Para

Organizatat humanitare i drejtohen Izraelit: Ndihmat për Gazën po përdoren si armë lufte, ndaloni pengesat

TË GJITHA

Vjedhja e fondeve të SASPAK/ Beqaj: SPAK më bëri funksionar të lartë për statistika

15:04 : 15/10/2025

Dhanë dëshmi të rreme për një vrasje të ’97-ës, arrestohen në sallën e gjyqit burrë e grua në Lezhë

14:58 : 15/10/2025

Naftëtarët e Bankers futen në grevë urie: Helmohemi nga gazërat që emëton nafta, për paga qesharake

14:45 : 15/10/2025

Dopieta ndaj Hungarisë, Ronaldo bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve të Botërorit

14:39 : 15/10/2025

Berisha-Dumanit: Armik i egër i pluralizmit politik! Je një Aranit Çelë në llojin tënd

14:38 : 15/10/2025

10 plazhet më të bukura të Evropës që rrezikojnë të zhduken deri në vitin 2100

14:27 : 15/10/2025

Zbardhet dosja e vdekjes së Brian Spahiut/ 14 ndërhyrje dentare, pa grafi dhe me mjekë të paidentifikuar

14:16 : 15/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com