• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria digjet nga veriu në jug, shteti mban sehir! Në pritje të të huajve për të na shuar zjarret

18:32 : 11/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Rikthimi i temperaturave të larta, ka rikthyer edhe zjarret në vend, ku Shqipëria po djigjet nga veriu në jug, përfshirë edhe Tiranë, me dhjetëra vatra zjarri, teksa nuk po digjen vetëm pyje dhe kullota, por në rrezik janë vënë parqet kombëtare, banesat dhe fshatra të tërë.

Sipas një raporti të dhënë nga Emergjencat Civile paraditen e sotme, në vend ishin 14 vatra zjarri aktive, por duket se këto janë shtuar edhe më shumë me kalimin e orëve.

Situata më problematike duket se paraqitet në zjarrin që shpërtheu disa ditë më parë pranë Uzinës së Armëve në Poliçan dhe vijon të jetë ende aktive, teksa flakët kanë marrë përmasa të frikshme.

Përveçse vazhdon në zonën malore, u raportua se zjarri ka kaluar mbi ujësjellësin, pranë një grupi banesash dhe pranë qytetit tek Azili i të Moshuarve.

Ndërkohë, Erion Braçe, gjatë pasdites publikoi një video dhe deklaroi zjarri ka dalë nga qyteti e po ngjitet në Kapinovë, po i afrohet Mbrakullës dhe rrezikohet i gjithë ky fshat, më i madhi i bashkisë, të digjet. Ai thotë se rrezikohen të digjen fshatrat me radhë, teksa u bën thirrje autoriteteve përkatëse të ndërhyjnë nga ajri për shuarjen e flakëve, si të vetmen mënyrë për t’i shpëtuar.

Lexo edhe:

Barometri i Sigurisë 2025: Korrupsioni dhe krimi, kërcënimet kryesore për shqiptarët

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

Zjarri në Poliçan po rrezikon të përhapet edhe në Parkun Kombëtar në Malin e Tomorrit.

Situata e rëndë vijon të jetë edhe në Finiq, ku për ditë me radhë zjarri kalon nga njëri fshat në tjetrin. Në fshatin Leshnicë e Poshtme të Finiqit u dogjën disa banesa. Sipas raportimeve, zjarri aktualisht ka kaluar në fshatin Krane, të njësisë administrative Mesopotam.

Ndërkohë, situatë problematike vijon të jetë edhe me vatrën e zjarrit që ka mbërritur tek Syri i Kaltër në Sarandë. Mësohet se aktualisht po digjet masivi pyjor, teksa flakët iu afruan edhe parkingut të zonës turistike. Po ashtu u dogjën dhe rreth 40 koshere bletësh, teksa rrezikohen me qindra të tjera.

Autoritetet evakuuan turistët nga parku kombëtar i Syrit të Kaltër, teksa qarkullimi Muzinë-Sarandë është mbyllur pasi flakët gjigande kanë zbritur deri në rrugë.

Situatë emergjente paraqitet edhe në pyjet e Gramshit, ku terreni i thepisur vështirëson vënien nën kontroll të flakëve. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Mukaj të Sojnikut, Njësia Administrative Kukur ndërsa gjatë pasdites shpërtheu një vatër e re zjarri më e madhe dhe më agresive mbi fshatin Sojnik.

Zjarrit nuk i ka shpëtuar as Tirana, ku një vatër shpërtheu në malin e Bërzhitës, në fshatin Ibë, ku flakët u përhapën me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe me dhejtra hektarë.

Gjatë pasdites, një vatër zjarri ka përfshirë edhe fshatin Xath të Fushë-Arrëzit, ku flakët kanë hyrë në brendësi të fshatit dhe po përparojnë drejt banesave.

Po ashtu, zjarri ka rënë pasditen e kësaj të hëne edhe në fshatin Tërbaç të Vlorës, duke përfshirë një sipërfaqe të gjerë me pyje dhe kullota.

Zjarre po ashtu ka patur edhe në Mirditë, në Rrogozhinë, në Krujë, në Cërrik, në Tepelenë, në Klos etj, ku situata duket alarmante.

Por, në Shqipëri, zjarret nuk janë më fatkeqësi natyrore por janë krizë e përsëritur.

Shërbimet zjarrfikëse përballen me pajisje dhe një flotë automjetesh tejet të vjetruara, duke nxjerrë në pah një problem të gjerë të mungesës së investimeve në infrastrukturën e emergjencave civile.

Edhe pse buxhetet lokale janë të detyruara me ligj të parashikojnë fonde për shërbimet e emergjencës, investimi mbetet i pamjaftueshëm, duke lënë zjarrfikësit të luftojnë flakët me mjete rrethanore. Shpesh herë i kemi parë zjarrfikësit duke punuar me lopata, në kushte tejet të vështira për shuarjen e flakëve.

Po ashtu, edhe Qeveria nuk investon në blerjen e avionëve për shuarjen e zjarrëve. Dhe si çdo vit, trokasim tek shtet fqinje që na ndihmojnë me avionë për të bërë të mundur shuarjen e zjarreve, të cilët dalin jashtë kontrollit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe këtë vit.

Fillimisht ishte Greqia dhe Italia që na ndihmuan me nga një helikopter për shuarjen e zjarreve, teksa sot, Ministria e Mbrojtjes raportoi se aktualisht po punojnë 3 helikopterë të forcës sonë ajrore, një i Çekisë, një tjetër i Sllovakisë, si dhe një Canadair nga Kroacia. Gjithashtu, në dispozicion janë edhe dy helikopterët Black Hawk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Pra, shteti për çdo vit mbahet me mjete hua për të përballuara zjarret, e teksa helikopterët kujtohemi t’i dërgojmë vetëm kur flakët marrin përmasa masive dhe djegin banesa e parqe kombëtare.

E teksa Shqipërisë po i digjen pyjet dhe parqet, e shqiptarëve banesat, duket se ministrat nuk e vrasin shumë mendjen për këtë gjë. Mirela Kumbaro e Turizmit dhe Belinda Balluku e Infrastrukturës mbrëmjen e djeshme po argëtoheshin në festivali “Nona” që po mbahej në Përmet.

Ndërsa, sot po të dyja bashkë, shkuan për të inspektuar punimet (për të bërë propagandë) në aksin rrugor Berat–Ballaban, që nuk dihet e sa herë të tjera do i inspektojnë deri në përfundimin e punimeve.

Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro te festivali “Nona” në Përmet

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu duket se rri me telefon në dorë për të na raportuar në rrjetet sociale se kur çon ndonjë helikopter tek tuk, për të shuar zjarret, apo për të postuar për propagandë fotot e zjarrfikësve që po luftojnë me flakët, ku shpesh herë përsojnë edhe lëndime serioze.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu

Ndërkohë, Edi Rama vijon pushimet në vilën rezidenciale në Dhërmi, ku pret ndonjë “mik” të huaj për të negociuar dhënien e ndonjë pjese tjetër toke të Shqipërisë.

Ai del “live” me telefon, jo për të na raportuar se çfarë masash ka marrë për zjarrin, pasi dihet se në çfarë gjendjesh janë shërbimi zjarrfikës në Shqipëri, por se do i vendosë në mes të sezonit turistik 32 kg tritol një hoteli të ndërtuar pa leje në Vlorë, duke tmerruar turistët që në pikë të mëngjesit.

Edi Rama

Edhe ky vit duket se do ikë, e fajet (pu)shteti do ja u hedhë sërish vetëm piromanëve, por ndërkohë shteti a ka përgjegjësi? Vitet kalojnë, çdo verë është e njëjta situatë dhe shteti mban sehir, pasi duket se nuk i intereson të investojë në helikopterë për shuarjen e flakëve, por qindra miliona euro i çon tek rrugët, aty ku paratë i marrin “klientat” e përhershëm të Qeverisë.

Etiketa: Edi RamaflakehelikopterPirro Vëngushtetizjarrzjarrezjarrfikes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Barometri i Sigurisë 2025: Korrupsioni dhe krimi, kërcënimet kryesore për shqiptarët

17:19 : 01/11/2025
AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025
AKTUALITET

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kryebashkiakët në gjumë! Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve, rrezikohet “djegia” e fondeve

11:14 : 31/10/2025
Para

Ministri izraelit i Mbrojtjes kërcënon liderin e Iranit: Përgatitu për sulme nga qielli

TË GJITHA

Horoskopi, 2 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:23 : 01/11/2025

I dënuar me 35 vite burg, por ende në arrati: Bertil Alliaj ekzekuton kushëririn në prag të shtëpisë

23:16 : 01/11/2025

FOTO/ Vrau kushëririn në derë të shtëpisë, ky është Bertil Alliaj

22:54 : 01/11/2025

Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë, shpallet në kërkim kushëriri

22:33 : 01/11/2025

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025

Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

21:45 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com