• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Shqipëria i mundi në Serbi, Vuçiç: S’më zuri gjumi nga zemërimi, u pendova që nuk shkova në stadium

16:39 : 12/10/2025
në RAJONI, SPORT

Humbja e Serbisë përballë Shqipërisë në Leskovac e ka shqetësuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç, i cili gjatë inspektimit të punimeve në maternitetin e Vishegradit tha se nuk e kishte zënë gjumi nga trishtimi i mbrëmjes së djeshme.

Vuçiç ka shprehur gjithashtu pendesë për faktin se nuk ishte i pranishëm në stadium për të mbështetur kombëtaren gjatë ksaj sfide vendimtare për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

“Nuk ishte mirë ekipi, nuk luajtën mirë dhe pësuan humbje. Unë nuk munda të flija nga mërzia, jo nga inati. Disa njerëz janë gjithmonë të inatosur, por askush nuk pyet çfarë kemi bërë ne për kombëtaren tonë. Kishin gjithçka që u duhej akomodim më të mirë, fluturime çarter, gjithçka. Ishim mikpritës të mirë edhe për shqiptarët. Por pastaj fillova ta kritikoj veten, me të drejtë. A kam dhënë unë mbështetje për ata njerëz, qoftë edhe vetëm të duartrokas në stadium? Nuk shkova në stadium, sepse isha i lodhur. M’u duk më e rëndësishme të pushoja pas një dite të lodhshme, sesa të jepja mbështetje për kombëtaren. Unë e dua kombëtaren, dhe më vjen keq që s’isha në stadium, që ta tregoja dashurinë ndaj vendit tim dhe flamurit me tri ngjyra”, tha Vuçiç.

Teksa vijoi të fliste për ndeshjen Serbi-Shqipëri, Vuçiç vuri në dukje se tifozët serbë janë mësuar të jenë më të mirët në gjithçka dhe se duhet gjithmonë të fitojnë, ndaj shprehin kritika ndaj kombëtares pas kësaj disfate.

Ai shtroi pyetjen se si po e mbështesin serbët ekipin e tyre kombëtar dhe përmendi ndeshjen e basketbollit Serbi-Slloveni.

Lexo edhe:

Ministrja e Vuçiçit me deklaratë skandaloze: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën

Vdes Stefan Cvetkoviç, gazetari që hetoi vrasjen e Ivanoviçit dhe denoncoi kërcënimet e Vuçiç

“Shkuam për t’i përshëndetur, për t’i mbështetur. Një ekip të tillë nuk do ta kemi më kurrë. E mbushëm Arenën, por lajmi kryesor ishte fishkëllima ndaj Dodikut. Vërtet, bravo mjeshtra. Ju lumtë për mbështetjen ndaj kombëtares, maskarenj të zakonshëm. E fishkëlleni Dodikun në momentin kur të huajt po përpiqen ta rrëzojnë. Thërrisnin ‘pumpaj’ e s’di se çfarë tjetër. Ndoshta thërrisnin edhe ‘Vuçiç je peder’. Po unë këtë e dëgjoj që nga viti 2013 në çdo ndeshje. Aktivistët tuaj vetëm këtë punë bëjnë, nuk bëjnë asgjë tjetër. Ju e urreni edhe basketbollin, edhe futbollin. Si i përshëndetëm ne lojtarët tanë kombëtarë?”, u shpreh i inatosur Vuçiç.

Ai shtoi se edhe mbrëmë në Leskovc, deri në minutën e 83-të, me rezultatin 0-1 për Shqipërinë, njerëzit prapë mbështesnin Serbinë, pavarësisht humbjes.

“Jemi të lumtur kur duhet t’i presim kur fitojnë, dhe mblidhen 5-6 mijë vetë. Dhe kjo është e bukur. Por kur dikush dështon, menjëherë bëhet më i keqi në botë. ‘Po ti Piksi as topin s’e ke goditur ndonjëherë, je më i keqi në botë…’ Dhe këdo që sjellim, menjëherë quhet shpëtimtar, por pas 20 ditësh fillon urrejtja ndaj tij. Doni t’ju kujtoj si i përcollëm dje lojtarët? Në Nish, para ndeshjes, kur lojtarët duhej të pushonin, u mblodhën 200 dembelë dhe u fishkëllenin para hotelit. Menduan se ishin shqiptarë, por nuk ishin – ishin bllokues. Nuk u pëlqeu që u mblodhën më shumë njerëz në tubimet për mbështetje të serbëve në Kosovë e Metohi. Dhe pastaj shkruanin që tribuna ishte bosh një orë e gjysmë para ndeshjes. A e keni analizuar ndonjëherë këtë?”, theksoi ai.

“Vetëm dimë të qortojmë të tjerët”, shtoi Vuçiç. Ai tha se tani shumë njerëz duan të ‘varin’ futbollistët, ashtu siç donin më parë të ‘varnin’ basketbollistët.

“E vranë atë Nikolla Jokiç, s’ka gjë që s’dha për të luajtur për Serbinë. Shikoni veten dhe çfarë keni bërë për vendin tuaj. Vetëm e shkelni vendin tuaj. Po kultura e kombëtares? Ne jemi mysafirët më të lehtë për çdo kombëtare në botë. Të gjithë i dinë të gjitha, si të bëjnë klube, ekipe, udhëheqje. Por as tre dinarë nuk japin as për klubin, as për kombëtaren”, theksoi presidenti serb.

Etiketa: Aleksander VucicfitoremundiserbiaShqiperiastadiumVucic

Lajme të lidhura

RAJONI

Ministrja e Vuçiçit me deklaratë skandaloze: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën

20:21 : 13/07/2026
RAJONI

Vdes Stefan Cvetkoviç, gazetari që hetoi vrasjen e Ivanoviçit dhe denoncoi kërcënimet e Vuçiç

10:35 : 13/07/2026
RAJONI

PE mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën, kyç për integrimin

19:25 : 12/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi: Shqiptarët e kanë mbrojtur gjuhën amëtare kur s’kishin shtet dhe flamurin kur s’kishin ushtri!

21:35 : 11/07/2026
AKTUALITET

Media italiane: Protestat kundër Ramës dhe Vuçiç, po krijojnë një “Pranverë të re Ballkanike”

15:28 : 11/07/2026
AKTUALITET

Deputeti belg: Mbrojtja e Sazanit dhe Vjosë-Nartës duhet të jetë kusht për integrimin në BE

22:42 : 10/07/2026
Para

Vlora e “mbytur” me plehra, rikthehet sërish zjarri në fushën e mbetjeve (VIDEO)

TË GJITHA

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026

Shqipëria po moshohet, por gratë po plaken më shpejt; Mosha mediane e femrave kalon 45 vjeç

12:03 : 14/07/2026

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

11:58 : 14/07/2026

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

11:47 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş