• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Plani për pushtimin e Gazës, bota kundër Izraelit

08:46 : 09/08/2025
në BOTA

Lexo edhe:

Katari: Hamasi dhe Izraeli të vendosur të ruajnë armëpushimin në Gaza

Më shumë se 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Izraeli po përballet me një valë të re kritikash ndërkombëtare pasi kabineti i sigurisë miratoi planin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për pushtimin e Gazës. Gjermania mori një vendim historik duke bllokuar pjesërisht furnizimin me armë për shtetin hebre. Gjermania, e dyta në listën e mbështetësve të huaj të mbrojtjes së Izraelit dhe vendi që në kohën e Merkel e kishte shpallur sigurinë e tij “çështje shtetërore”, reagoi ashpër ndaj planit të Benjamin Netanyahu-t për të pushtuar Gazën.

Kundërshtime të forta ndaj këtij plani erdhën nga Italia, Britania, Franca, Komisioni Europian, OKB-ja, si edhe nga vende si Turqia, Egjipti dhe Kina.

“Nuk jemi aspak në favor të iniciativës së qeverisë izraelite për të pushtuar Gazën”, deklaroi ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani.

Pavarësisht diskutimeve për një deklaratë të përbashkët mes Francës, Britanisë, Gjermanisë dhe Italisë, dallimet në qëndrime penguan një tekst të unifikuar.

Netanyahu reagoi ashpër ndaj Berlinit, duke e quajtur vendimin “një shpërblim për Hamasin” pas një bisede telefonike të tensionuar me Merz. Sipas burimeve diplomatike, Gjermania mund të shkojë edhe më tej me masa të tjera, diçka që deri tani e kishte refuzuar, duke u kundërvënë ndaj çdo sanksioni apo presioni të përbashkët të BE-së ndaj Tel Avivit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, paralajmëroi se pushtimi ushtarak i Gazës duhet “rreptësisht të shmanget”, ndërsa Këshilli i Sigurimit do të mblidhet të dielën. Kryeministri britanik Keir Starmer i bëri thirrje Netanyahu-t të “rishqyrtojë menjëherë” planin, ndërsa presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cilësoi atë të papranueshëm dhe me pasoja në marrëdhëniet me Europën.

Franca, Kanadaja, Belgjika, Spanja, Norvegjia dhe Kina kanë reaguar gjithashtu me kritika të forta, ndërsa Turqia u ka bërë thirrje vendeve të tjera të ndërmarrin veprime për të ndaluar planin.

Vendimi i Berlinit konsiderohet një kthesë historike, duke pasur parasysh mbështetjen dekadash të Gjermanisë për mbrojtjen e Izraelit, përfshirë furnizimin me nëndetëse, municione dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Merz tha se, për shkak të qëndrimit të palëkundur të Netanyahu-t dhe mungesës së një de-eskalimi, Gjermania “nuk do të autorizojë asnjë dërgesë armësh që mund të përdoret në Rripin e Gazës”.

Pavarësisht se furnizimet kishin rënë ndjeshëm pas kulmit të tetorit 2023, Berlini ka miratuar nga fundi i vitit 2023 deri në maj 2025 kontrata ushtarake për rreth 500 milionë euro në mbështetje të Izraelit.

Etiketa: Benjamin NetanjahuBenjamin NetanyahubotaGazaIzraelikunderpushtimi

Lajme të lidhura

BOTA

Katari: Hamasi dhe Izraeli të vendosur të ruajnë armëpushimin në Gaza

19:13 : 29/10/2025
BOTA

Më shumë se 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

15:39 : 29/10/2025
BOTA

Izraeli heq gjendjen e jashtëzakonshme në jug, për herë të parë pas 2 vitesh

20:53 : 27/10/2025
BOTA

Trupat e palestinezëve të kthyer nga Izraeli mbajnë thuajse të gjithë shenja torture

20:45 : 27/10/2025
BOTA

Heshtja pas armëve, fëmijët e Gazës që luftojnë për jetën në spitalet e rrënuara

21:30 : 26/10/2025
BOTA

Izraeli godet sërish Gazën, dronët dhe tanket rrisin tensionet

09:54 : 26/10/2025
Para

Fluks në portin e Vlorës, regjistrohet dita me më shumë udhëtarë

TË GJITHA

Çështja “Gërdeci”, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

16:31 : 30/10/2025

Lulzim Basha paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja (Video)

16:18 : 30/10/2025

Protestë në Durrës/ Banorët e qendrës historike kundër shpronësimeve dhe shembjes së banesave

16:03 : 30/10/2025

Këlliçi-Ballës: Një pjesë e mirë e grupit të PS do të votojë për Florian Binajn

15:57 : 30/10/2025

‘Ha e pi me familjarët e Ramës’/ Noka: Irena Gjokën e mbani se i bindet partisë

15:48 : 30/10/2025

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025

Vrasja e Edmir Bregut/ Lihet në burg vëllai i deputetit të PS, Enea Kume. Në fuqi masa edhe për “Rrumin”

15:39 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com