Analisti Fatos Lubonja e ka konsideruar draftin e Kodit të ri Penal si një mjet për të zgjatur pushtetin e Edi Ramës.
Lubonja tha në News se ndryshimet ligjore synojnë të lehtësojnë pushtetarët nga përgjegjësitë, duke krijuar shanse që zyrtarët të mos ndëshkohen edhe në rast keqpërdorimesh, për shkak të “veprës pa dashje”. Ai theksoi se këto reforma nuk kanë për qëllim ndryshime reale, por forcimin e kontrollit dhe frikësimit të qytetarëve, sidomos atyre që guxojnë të kritikojnë udhëheqjen.
Në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, Lubonja e konsideroi atë vetëm si propagandë, duke akuzuar Ramën për mungesë respekti ndaj hapësirave të gjelbra dhe publike.
Në fund, Lubonja kërkoi që opozita të jetë më e organizuar dhe të mos i lihet gjithçka në dorë Sali Berishës.
Fatos Lubonja: Reformat më së shumti janë në interes të Ramës, të forcimit të pushtetit sesa e ndryshimeve që mund të jenë të nevojshme. Ndryshimet bëhen për të mbajtur pushtetin sa më gjatë. Vihet re që duan të frikësojnë edhe qytetarët, sidomos ai që nuk mund të kritikosh liderët shtetërorë, sepse qartazi intimidon njerëzit. Ka ndryshime, që lehtësojnë pushtetarët. Kishte përkufizime se zyrtari e bën veprën penale të korrupsionit me dashje, por edhe pa dashje, se i bie që përfitojnë ca persona ekonomikisht a në tendera dhe thoshka zyrtari se ‘e bëra pa dashje’, edhe pse paratë janë keqpërdorur. Pushteti sa më i fortë bëhet, më shumë frikësohet. Kur ke shumë pushtet të rritet frika, sepse ke bërë më shumë krime dhe do që të qëndrosh patjetër në pushtet. Liderët autoritarë janë shtuar në botë dhe e kanë normalizuar autoritarizmin. Kryeministri Rama ka bërë vetëm propagandë përherë.
Aksioni për hapësirat publike është vetëm propagandë. Por, Rama bën të kundërtën, ka pak vend për qytetarët në këtë vend, pak gjelbërim. Në Itali, një qytetar duhet të ketë 18 metër hapësirë publike. Ndërsa në Tiranë një qytetar aty ku jetoj unë një qytetar 1 metër katror ka, vetëm rrugët eksiztojnë. 18 kulla janë dhënë në Farkë, jepen vetëm leje ndërtimi. Nuk ka respekt për hapësirën publike. Fasada i shërben autoritetit të kryeministrit. Kurse, opozita duhet të jetë më e strukturuar, jo t’i lihet çdo gjë Sali Berishës.