• Kontakt
Thursday, August 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

17:23 : 07/08/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se kritikat e grupeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ndaj Kodit Penal të prezantuar nga Ministria e Drejtësisë janë të paarsyeshme dhe i sugjeroi kritikëve “të mos rrinë në diell”. Por një histori e shkurtër e dymbëdhjetë viteve të fundit sugjeron se në fakt, nisma e fundit është një spektakël që e kemi parë disa herë më parë.

Në nëntor të vitit 2015, kryeministri aktual kishte mbushur pak më shumë se dy vjet në pushtet, kur media papritur zbuloi se në Kuvendin e Shqipërisë ishte depozituar një propozim për ndryshim në Kodin Penal. Relacioni i propozimit thoshte se iniciativa ishte ndërmarrë nga vetë kryeministri, me synimin e ndëshkimit të cilitdo që  “duke abuzuar me lirinë e shprehjes, përhap qëllimisht, me çfarëdolloj mjeti dhe mënyre, shpifje ndaj një zyrtari të lartë shtetëror apo të zgjedhur”.

Propozimi ishte që, në listën e krimeve kundër shtetit të përfshihej, krahas veprave të tilla penale si terrorizmi, spiunazhi, sabotazhi apo kryengritja, edhe një krim tjetër, ai i shpifjes kundër zyrtarëve të lartë.

Kjo ishte hera e parë, por jo e vetme që qeveria e kryeministrit Edi Rama ndërmorri nisma në të cilat, dinjiteti i kryeministrit barazohet me atë të shtetit dhe ku masa ndëshkimore e preferuar është burgu. As 12 orë pas zbulimit të propozimit, presioni i gjithanshëm i brendshëm dhe ndërkombëtar detyroi Ramën të tërhiqet. Ai kërkoi ndjesë dhe u përpoq të mbrohet duke thënë se synimi i propozimit të tij ligjor nuk ishte dënimi i gazetarëve, por i politikanëve kundërshtarë.

Vetëm pak muaj më vonë, Ministria e Inovacionit propozoi një nismë ligjore për ndryshim në ligjin “Për tregtinë elektronike”, ku, lihej të kuptohej, do të duhej të përfshihej edhe media online dhe ku “komentet fyese do të duhet të tërhiqen menjëherë”. Në prill 2015, Majlinda Bregu, në atë kohë deputete e opozitës, pati bërë një propozim të ngjashëm, i cili gjithashtu shënjestronte “komentet fyese”.

Lexo edhe:

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

Në vitin 2019, qeveria propozoi ndryshime të thella ligjore të prezantuara si “paketa antishpifje”. U desh tre vjet luftë, si dhe angazhimi i faktorit ndërkombëtar, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës apo Komisionit të Venecias që qeveria të detyrohej të tërhiqej nga nisma që parashikonte gjoba dhe urdhra mbylljeje për median, pasi vendoste median online nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Medias Audiovizive, një institucion që në vendet normale ka autoritet rregullues vetëm për televizionet dhe radiot.

Në mars 2020, një dokument i rrjedhur në media nga Ministria e Drejtësisë zbuloi se qeveria sërish kishte dëshirë që të ndryshonte Kodin Penal, për të ashpërsuar masat ndëshkimore për shpifjen dhe fyerjen si dhe për të diferencuar zyrtarët si persona, fyerja e dinjitetit të së cilëve kushton ku e ku më shtrenjtë se sa fyerja e dinjitetit të qytetarëve të zakonshëm. Ministria e Drejtësisë në atë rast konfirmoi se dokumenti është i vërtetë, por e cilësoi atë jo si nismë por si “dokument pune”.

Nisma e fundit, ajo përmes ndryshimit tërësor të Kodit Penal, për të cilin qeveria thotë se nuk ka pasur rol dhe se ia ka besuar disa ekspertëve, parashikon sërish ndryshime të ngjashme si më parë. Kësaj here, shpifja dhe fyerja sërish parashikohen si kundravajtje penale ndërsa gjobat shtohen nëse viktima e supozuar është zyrtar politik. Në kapitullin e krimeve kundër shtetit, tallja apo përbuzja e “institucioneve” pasohet nga gjoba apo burgosje deri në katër vjet. Në nenin që dënon fyerjen, “ekspertët” kanë shtuar konceptin “fyerje e rëndë”, e cila parashikon deri në 2 muaj burg. Ndërsa neni i shpifjes është hartuar në një mënyrë të tillë që barazon individin me institucionin. Me një fjalë, nëse “shpif” apo “ofendon” jo individin, por institucionin, dënohesh njësoj.

Ndryshe nga herët e kaluara, si në rastin e nismës së vitit 2015 për kriminalizimin e shpifjes kundër zyrtarëve të lartë apo paketës antishpifje, kësaj here qeveria po këmbëngul se ajo nuk ka lidhje me çfarë është propozuar dhe se propozimet janë produkt i një “grupi ekspertësh”. Asnjë nga ekspertët e përfshirë në hartimin e Kodit të ri Penal nuk ka dalë në mbrojtje të punës së vet dhe as nuk iu është përgjigjur protestave publike për përmbajtjen e neneve specifike të këtij propozimi.

Ajo që është e qartë është se, si në rastin kur propozimet kanë ardhur nga vetë Rama apo nga qeveria e tij, ashtu edhe në rastin aktual kur propozimet janë bërë nga “ekspertët”, ka një hendek jashtëzakonisht të madh mes propozimeve dhe rasteve të shqyrtuara nga Gjykata Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Fjala vjen, në disa çështje kur janë shqyrtuar dënimet me burg nga gjykatat turke të presidentit Erdogan, si, fjala vjen, dënimi i një karikaturisti për fyerje të presidentit me 11 muaj burg, GJEDNJ ka theksuar se liria e shprehjes përfshin ato ide të cilat “fyejnë, trondisin apo shqetësojnë”.

Bazuar mbi këto kritere, Bashkimi Evropian i ka kërkuar zyrtarisht Shqipërisë që, jo vetëm të mos ashpërsojë dënimet për shpifje apo për fyerje, por të shfuqizojë dënimet penale aktuale dhe t’i lërë këto çështje të trajtohen vetëm nga gjykatat civile. Dokumenti më i fundit i përket qershorit të këtij viti. Përkundrejt këtij realiteti, është e paqartë se nga e kanë marrë burimin e frymëzimit ekspertët e pavarur kur kanë hartuar nene qartazi në kundërshti me Kartën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

/ Gjergj Erebara / BIRN

Etiketa: Edi RamafjalagazetaretliriamedianRamashpigjeshprehjaSULMON

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Beton pa leje në Jug/ Aksioni i Ramës amniston “oligarkët” me duart e prokurorisë

12:14 : 07/08/2025
AKTUALITET

Qeveria Rama mban sekret kontratat e konsulencës me kompaninë e Tony Blair

11:18 : 07/08/2025
AKTUALITET

Arben Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive

22:28 : 06/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Pensionistët shqiptarë më të varfrit në Europë, Rama u bleu votën me 100 euro

14:06 : 06/08/2025
Para

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

TË GJITHA

Vendimi për pagën minimale 500 euro nuk është miratuar ende

19:08 : 07/08/2025

Netanyahu: Duam pushtimin e plotë të Gazës, por jo ta qeverisim vetë

18:57 : 07/08/2025

VIDEO/ Fusha kthehet në “arenë boksi”, plas grushti në miqësoren Betis–Como

18:48 : 07/08/2025

Zyrtarja e KE-së thotë se kriza në Gazë “ngjan shumë” me gjenocid

18:42 : 07/08/2025

Ndalohet importi i shpendëve dhe derrave të prekur nga murtaja afrikane

18:25 : 07/08/2025

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025

U hodh me kokë në det nga një shkëmb i lartë, plagoset 12-vjeçari tek Gjiri i Gramës

17:54 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com