• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Igli Hasani kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë/ Ministria e Jashtme: Sqarime, jo presion

16:41 : 04/08/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Pas deklaratës së kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili e cilësoi zgjedhjet e 11 majit si “farsë elektorale” dhe publikoi një letër të nënshkruar nga ministri Igli Hasani si provë të presionit ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është vënë në lëvizje për të sqaruar situatën.

Në një reagim zyrtar, MEPJ mohon që letra e Hasanit të përbëjë ndonjë ndërhyrje apo presion mbi misionin e ODIHR-it. Sipas ministrisë, ajo çfarë Berisha quan “banditizëm diplomatik”, në fakt është vetëm një praktikë standarde: pak sqarime, pak kontekst dhe shumë kujdes me fjalët, por jo presion.

“Sqarojmë se nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punën e Misionit të vëzhguesve dhe aq më pak për presion”, thuhet në deklaratë, ndërsa shpjegohet se është një praktikë normale që autoritetet e një shteti t’u dërgojnë misioneve të vëzhgimit disa vërejtje teknike, që sipas tyre ndihmojnë në balancimin e raportit përfundimtar.

Në letrën e dërguar më 12 maj, Hasani i drejtohet OSBE/ODIHR-it, Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës, duke përfshirë emra si Farah Karimi, Lamberto Zannier, Bjorn Soder, Simone Billi dhe Michael Gahler. Aty ai ngre shqetësim për tonin “thellësisht negativ” të paragrafit hyrës të deklaratës paraprake dhe shpreh pritshmërinë që raporti final të pasqyrojë “realitetet e vëzhguara në terren” – pa i emërtuar, por duke i nënkuptuar.

Për Berishën, kjo letër është përpjekja më e qartë e qeverisë për të ndikuar mbi institucionet ndërkombëtare, që sipas tij është urdhëruar drejtpërdrejt nga Edi Rama për të zbutur kritikat dhe për të legjitimuar një proces tërësisht të manipuluar.

Lexo edhe:

Nuk iu përgjigj thirrjes për “21 Janarin”, Berisha sot në SPAK për “Partizanin”

Berisha takon deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës

 Nga ana tjetër, vetë Hasani nuk ka reaguar personalisht për të shpjeguar nëse “shqetësimi serioz” në letër ishte thjesht brengë stilistike apo ndonjë sinjal “miqësor” në diplomacinë shqiptare të stilit të ri.

Reagimi i MEPJ 

Në lidhje me pretendimet e sotme të Kryetarit të Partisë Demokratike mbi letrën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme drejtuar institucioneve ndërkombëtare të përfshira në vëzhgimin e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 në Shqipëri, sqarojmë se:

Siç është e qartë dhe në letrën e përmendur, nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punën e Misionit të vëzhguesve të ODIHR, dhe aq më pak presion ndaj tyre.

Është në praktikën normale të çdo procesi zgjedhor, që autoritetet e shtetit pritës të përcjellin pranë Misionit vëzhgues saktësime teknike dhe kontekst lidhur me gjetjet e raportit paraprak, për të cilat vlerësohet se janë të nevojshme për t’u konsideruar në një raport përfundimtar të bazuar në fakte dhe prova.

Edhe në rastin në fjalë, janë paraqitur sqarime që janë vlerësuar se mund të merren parasysh nga raportuesit gjatë hartimit të Raportit përfundimtar. Sigurisht, marrja në konsideratë apo jo e sqarimeve, është ne diskrecionin e plotë të Misionit vëzhgues.

Kujtojmë se edhe vetë ODIHR ka reaguar më parë që nuk ka pasur një presion të tillë.

MEPJ mbetet gjithmonë e angazhuar për të respektuar pavarësinë dhe integritetin e çdo mekanizmi vëzhgues në përputhje me mandatin që i është ngarkuar nga ODIHR.

Letra e publikuar nga Berisha

Igli Hasani kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë

Etiketa: Igli Hasaniministria e jashtmeSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nuk iu përgjigj thirrjes për “21 Janarin”, Berisha sot në SPAK për “Partizanin”

08:59 : 17/11/2025
AKTUALITET

Berisha takon deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës

19:10 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

13:24 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Ishte delinkuente”, Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: Shoferi i saj merrej me drogë

13:17 : 15/11/2025
AKTUALITET

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

12:50 : 15/11/2025
AKTUALITET

Mungesa e ilaçeve në spitale, Berisha-Ramës: Makabritet! Shpenzove mln € për lukse

12:44 : 15/11/2025
Para

Tre muaj larg fushave, Bellingham tregon pasojat e operacionit në shpatull

TË GJITHA

Sot seanca paraprake për Veliajn në GJKKO, vendoset nëse dosja kalon për gjykim

09:05 : 17/11/2025

Kulla-mania/ Nga 18, në 56 kate, Rama trefishoi “pa asnjë shpjegim” lejen e Lefter Sotës tek ish-UET

09:04 : 17/11/2025

Nuk iu përgjigj thirrjes për “21 Janarin”, Berisha sot në SPAK për “Partizanin”

08:59 : 17/11/2025

U ndaluan nga policia gjermane për armëmbajtje pa leje, jepet dënimi për Loredanën dhe futbollistin

08:40 : 17/11/2025

“Parlamenti para Kryeministrisë”/ Çfarë pritet të ndodhë sot në protestën e PD-së

08:40 : 17/11/2025

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

08:30 : 17/11/2025

Studimi/ Njerëzit që flasin më shumë gjuhë, plaken më ngadalë

08:30 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com