• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sulmoi bashkinë/ I riu nga Korça: Vendim i drejtë, populli mos flejë! Rama shumë i moshuar

19:56 : 03/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Kostandin Dramolli është i riu nga Korça i cili sulmoi me gurë godinën e bashkisë së qytetit të tij, pasi nuk pajtohej me aksionin e Edi Ramës për prishjen e lokaleve apo lulishteve të qytetarëve, për lirimin e hapësirave publike.

Ish-portieri i Skënderbeut dhe Bylisit, i cili la futbollin për t’iu futur muzikës rrep me nofkën “Çekiçi 14”, nuk pendohet për vendimin që ka kryer, teksa u shpreh i gatshëm ta kryejë sërish, nëse situata vijon e njëjtë.

Në një prononcim për mediat, Dramolli i bëri thirrje popullit që të reagojë dhe të mos “flejë”, kur kryeministri i bën keq, por të veprojnë me fjalë dhe me vepra. Ndër të tjera, ai e konsideroi Edi Ramën si shumë të moshuar, teksa tha se ai duhet të mendojë për rritjen e rrogave dhe për atë pjesë të popullit që s’kanë ushqim për të ngrënë.

“E ka marrë vesh gjithë Shqipëria incidentin, e bëra dhe viral në rrjetet sociale për arsyen se populli nuk duhet të jetë shumë i fjetur, duhet të çohet e të tregojë se kush është karakteri i vërtetë që ka njeriu dhe të jenë të gjithë të pastër. Këtu në vendin ku ndodhem unë tani është e rrënuar çdo gjë, fillojmë që këtu, janë lokalet këtej, janë vendet e tjera nga krahu tjetër, janë tëra të shkatërruara.

Ky është një urdhër që e dha Edi Rama, ka telefonuar këtu Sotiraqin (Filon) dhe ka shkatërruar këtu lagjen time. Pse e ka bërë këtë? E bëri se kjo ndodhi kur unë e shava në Instagram, e shava një herë nga roptë, ashtu desha ta bëja dhe e bëra, se ai bëri shumë gabim, ai nuk duhet ta bënte këtë gjë dhe unë isha shumë i acaruar ca ditë dhe prandaj bëra atë vepër aty. Ça lidhje ka kjo të vijnë të prishin nga karriget, hajde tçi biem, prishin barishtet. Ça do me barishtet. Edhe tavolinat që donin t’i hiqnin nga lokalet është shumë gabim, duhet ta marrë vesh Rama. Nga ato 4 tavolina aty, njerëzit ushqehen. Ka shumë familjar aty që nga ato 4 tavolina nxjerrin bukën e gojës, ushqimin, ndihmojnë familjen. Kjo ishte një gabim.

Lexo edhe:

Shembja e kabinave për turistët lë pas zemërimin në Theth

Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në Korçë/ Këshilltari përplaset me drejtorin e bashkisë

Protestë mund të quhet kur ka shumë veta të mbledhur, unë e mora personalisht vetë veprimin, mbi shpatulla mbaj edhe përgjegjësinë time. Dal unë i pari për çfarëdo lloj gjëje që të jetë. Ai ka erdhur ka sulmuar lagjen 14, Shëndërrjavën, Korçë. Ka sulmuar ca lokale në Korçë, i ka prishur dhe këto nuk janë një sjellje prej kryeministri.

Kryeministri duhet të ketë punën e tij, gjëja e parë duhet të shikojë popullin që ka nevojë, se ka disa që s’kanë ushqim të hanë, duhet të ngrejë rrogat, se po nuk ngriti rrogat…. Unë kam bërë dhe një video në Instagram tjetër për rrogat, ai i ka dëgjuar, por fshihet aty mbrapa, i dëgjon. Po të dojë të jetë i zoti ta mbajë. Është dhe shumë i moshuar tani. Unë po të isha tani, ja direkt jam i gatshëm, merrem tani me rrep me muzikë, por jam i gatshëm ta mbaj dhe kryeministrinë dhe të bëhem kryeministër i Shqipërisë, një ditë mbase s’i dihet.

Ky vendim ishte shumë i drejtë dhe çdo njeri duhet të jetë kështu, që të përgjigjet. Ata të bëjnë një gjë të keqe, ti duhet të bësh një gjë. S’duhet të rrish në vend, të flesh i qetë. Unë jam shumë i qetë, ndihem shumë mirë që e bëra këtë gjë dhe jam gati, në qoftë se më japin dënim me burg, kam qenë dhe i dënuar në Greqi për vepra të ndryshme, jam një çun që jam rritur në “geto” në lagjen Shëndërrjavë, gjithë shoqëria ime është gango, gjithë çunat në Europë janë gango dhe kemi edhe një mentalitet ndryshe ne.

Për mendimin tim, çdo njeri duhet të jetë i drejtpërdrejtë edhe i pastër, nuk duhet ta ulë kokën. Në jetën normale të jesh njeri i thjeshtë, të kesh kulturën, zemrën e pastër, por edhe shumë kokën nuk duhet ta ulësh, pavarësisht se sa i madh është Edi Rama. Ça do thotë ai, nuk duhet t’i zbatojë populli. Edhe populli duhet ta ngrejë zërin, të jetë gati edhe për veprat, kështu duhet të funksionojnë të gjithë bashkë.

Në qoftë se ai do të vazhdojë prapë, do shkojë më e madhe. Është edhe qyteti, se s’jam vetë, kam e shoqëri nga mbrapa, janë edhe çunat, është i tërë qyteti. Duhet të sillet mirë si duhet, se pastaj edhe Bashkia edhe kush është aty më lart do ta marrë vesh mirë s’i duhet. Një ditë do ta kuptojë. Do t’i vejë llafi edhe Edi Ramës. Të mos bëjë më nga këto gabime që mos agravohet populli.” – tha Kostandin Dramolli.

Etiketa: Bashkin e KorcesbashkineEdi RamagureKorceKostandin DramolliportierQëlloiRamasulmoi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shembja e kabinave për turistët lë pas zemërimin në Theth

11:29 : 05/08/2025
AKTUALITET

Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në Korçë/ Këshilltari përplaset me drejtorin e bashkisë

09:59 : 05/08/2025
AKTUALITET

Andi Gjiknuri e Jonian Antoni, resort pa leje në Dhërmi, policia arreston vetëm punëtorin e “Jala Investment”

09:43 : 05/08/2025
AKTUALITET

Tronditet Korça! Zbulohet një specie unike, një protestues!

20:01 : 04/08/2025
AKTUALITET

Qeveria mashtroi! Grup-kapitujt 4 dhe 5 me BE-në mbeten ende të pahapur

18:47 : 04/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje në tenderë

18:20 : 04/08/2025
Para

"Cunami i bardhë" godet Francën, mbi 200 mijë persona të përfshirë në shpërndarje kokaine

TË GJITHA

Forcohet aleanca Moskë-Pekin/ Kina dhe Rusia përfundojnë ushtrimet detare 5 ditore në Detin e Japonisë

20:54 : 05/08/2025

Dëshiron kalimin te Interi, Lookman bojkoton përsëri stërvitjen me Atalantën

20:49 : 05/08/2025

BERZH miraton kredinë 30 milionë euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë

20:40 : 05/08/2025

Aksident në kryqëzimin e Savrës në Lushnjë/ Përplasen dy makina, plagosen shoferët

20:23 : 05/08/2025

“Ne nuk votuam për ChatGPT”/ Pranoi se ‘merr mendim’ nga IA, kritikohet kryeministri suedez

20:20 : 05/08/2025

Panik në mes të detit/ Trageti me 114 persona në bord ngec në brigjet e Evias në Greqi

20:09 : 05/08/2025

Shqipëria U-19 shënon e para, por Italia fiton lehtësisht miqësoren në Novara

20:07 : 05/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com