• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Rama i jep goditjen finale prodhimit vendas, në vend të ndihmës, u vendos sekuestro

14:35 : 02/08/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike përmes zëdhënëses së Antikorrupsionit, Genta Vangjeli ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, lidhur me aksionin e qeverisë për të goditur prodhimin vendas.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Vangjeli tha se Rama në vend që ta ndihmojë biznesin vendas, u vendos sekuestro.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Pas ultimatumit të Edi Ramës para disa ditësh nisi aksioni për faturimin e detyrueshëm të produkteve ushqimore dhe blegtorale me qëllim gjurmueshmërinë e produkteve për të garantuar sigurinë ushqimore.

Për këtë, Ministria e Financave, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Administrata Tatimore në aksion të përbashkët nisën penalizimet e sekuestrimet e mallrave pa faturë.

Lexo edhe:

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

Mirë që tatimet reaguan publikisht, ndryshe administrata e devotshme e Edi Ramës po zbarkonte edhe te shitësit ambulantë pavarësisht se ata përjashtohen nga lëshimi i faturave tatimore dhe mbajtja e dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë.

Në vëmendje të Edi Ramës në fakt duhet të jenë statistikat e INSTAT sipas të cilit:

Në vitin 2024 numri i krerëve të bagëtive është ulur në total 30% më pak krahasuar me vitin 2014.

Në vitin 2024 prodhimet blegtorale janë ulur në total 20% më pak krahasuar me vitin 2014.

Në vitin 2024 sasia e qumështit të grumbulluar është ulur në total me 32% më pak krahasuar me vitin 2019.

Sipas statistikave edhe peshkimi në vitin 2024, ka shënuar një rënie prej 14,9% të sasisë së peshkut të zënë nga të gjitha kategoritë ujore krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa shpenzimet për importin kanë ardhur duke u rritur nga viti në vit duke bërë që në vitin 2024 në total të ishin 40% më të larta krahasuar me vitin 2020.

Këto të dhëna dëshmojnë për dështimin e politikave të ndjekura nga qeveria Rama, që kanë sjellë një rënie drastike të prodhimit vendas dhe kanë thelluar varësinë nga importet.

Sikur të mos mjaftonin këto, në vend të krijojë strategji të mirëstudiuara dhe testuara për fermerët e prodhimin vendas jep ultimatum për raprezalje nën justifikimin e sigurisë ushqimore.

Mungesa e sigurisë ushqimore në thelb shkaktohet nga politikat e gabuara të shtetit dhe keqorientimi ndër vite i prodhuesve vendas.

E vërteta është se siguria ushqimore nuk garantohet përmes faturave tatimore.

Ajo kërkon:

analiza mikrobiologjike, kimike dhe fiziko- kimike;

inspektime në vend për kontrollin e afatit, kushtet e ruajtjes së produkteve ushqimore, monitorim të temperaturës, vlerësimin organoleptik nga profesionistë, marrjen e mostrave nga tregu etj., si këto.

Dhe kur shteti dështon në përmbushjen e këtyre detyrave të tij, fillon raprezalje duke u marrë edhe me rigonin e Bardhës…

Ky është standardi i Edi Ramës dhe qeverisjes së tij, që po rrezikon shitjen e produkteve të blegtorëve të vegjël duke i destinuar ata të tërhiqen plotësisht nga mbarështrimi i bagëtive dhe jo vetëm, e duke favorizuar vetëm importet.

Por për kryeministrin, duket se rëndësi ka vetëm që ‘shfaqja të vazhdojë’, dhe të mbajë të sigurt 82 mandatet produkt i farsës elektorale.

Etiketa: PDprodhimivendas

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bojkotuan Kuvendin/ Përplasje në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës, zbardhen SMS-të

09:33 : 14/07/2026
AKTUALITET

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

08:19 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Kanye West në SPAK“/ Bardhi-Manjës: Bën rolin e budallait për llogari të Ramës!

15:48 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Saliu na mori vota dhe nuk na dha pronat”/ Protestuesja: Ramës dhe Berishës t’iu sekuestrohen pasuritë

22:04 : 12/07/2026
Para

Valë e paprecedentë të nxehti përfshin vendet nordike! Rekorde historike temperaturash në Norvegji, Suedi dhe Finlandë

TË GJITHA

Shqiptarët në krye të rrjetit të kokainës në Ekuador, SKEMA e trafikut drejt Europës

21:09 : 14/07/2026

Qytetari: Kryeministri ka gjysmën e partisë në burg, na bën moral ne! Mbaj përgjegjësi dhe ik

21:03 : 14/07/2026

Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut!

20:45 : 14/07/2026

“Deklaratat e ministres serbe skandaloze”, Vokshi: Rama, të mos hesht përball këtyre thirrjeve shoviniste

20:36 : 14/07/2026

Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

20:28 : 14/07/2026

Rama premton sërish “standardet europiane”, ndërsa prej 45 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë së tij

20:19 : 14/07/2026

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

20:07 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş