• Kontakt
Friday, August 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“E kemi parë ne”/ Manjani: Si u mbajt sekret “reforma në drejtësi”, Lu i garantoi liderët se nuk do prekeshin

22:18 : 31/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Juristi Ylli Manjani solli më emisionin “Now” në Euronews Albania disa përjetime të kohës kur në vendin tonë u votua unanimisht reforma në drejtësi 9 vjet më parë dhe ai ishte ministër i Drejtësisë.

Teksa e cilësoi votimin me 140 vota të kësaj reforme si papërgjegjshmërinë më të madhe të parlamentarizmit shqiptar, Manjani tregoi se drafti i kësaj reforme ishte mbajtur i fshehtë edhe ndaj tij që ishte ministër i Drejtësisë, ku tregoi dhe bisedat me ambasadorët.

“Të gjithë e kanë pasur frikë reformën në drejtësi, por më shumë kanë pasur frikë të mos e votojnë atë reformë. Vendimmarrja e asaj kohe dhe 140 votat e kam quajtur gjithmonë si më të papërgjegjshmen e parlamentarizmit shqiptar. Nuk jam kundër reformave por jo pa e papërtypur dhe jo reformë se e ka thënë dikush dhe hajde ta bëjmë. Më ka ndodhur mua ditën e parë të punës në zyrën e ministrit më thanë të dy Lu dhe Vlahutin; mos e lexo se e kemi parë ne, kërkova një draft, edhe ai ka qenë sekret, edhe për ministrin e Drejtësisë. Nuk duhej debat alternativ, këta e dinin që po të hyhej në debat, kishte alternativa shumë më të mira. Unë kam bërë një draft në atë kohë me Ilir Rusmalin dhe Krenar Lolocin, dy persona shumë të zotë në të drejtën kushtetuese. Drafti ynë ishte me shumë më pak nene dhe që nxiste më shumë konsensus dhe ruante gjuhën kushtetuese”, tha Manjani.

Sipas tij, votimi me 140 vota i reformës në drejtësi 9 vjet më parë u bë në një klimë të vërtetë shantazhi politik. Megjithatë, sipas Manjanit, në grupin e PD ka qenë një grup deputetësh të cilët ishin bërë gati ta votonin atë reformë duke i bashkuar votat me Ramën edhe nëse PD tërhiqej nga votimi.

“Besoj se ka qenë një grup, i bërë gati për ta votuar atë reformë në çdo skenar, edhe sikur PD të tërhiqej. Ka qenë një grup brenda PD që ishin dakordësuar me Ramën për ta votuar atë reformë me sy mbyllur. Majlinda Bregu ka qenë shumë e dhënë pas asaj reforme, Eduard Selami. Këta kanë qenë shumë për reformën, në çdo skenar, ishin edhe të përkëdhelurit e ambasadorëve, por që në këtë rast i shërbenin Ramës edhe pa konsensusin e PD. Kjo ka qenë edhe belaja e Bashës që u detyrua që të japë edhe ai konsensusin për të marrë flamurin e të qenët burrë i mirë. Rama thoshte disa herë në atë kohë ‘do kërceni nga belaja’, do kërcënoheni. Ka qenë një mjedis shantazhi totalisht i papranueshëm për një shtet demokratik dhe askush nuk guxoi të bënte oponencën e duhur”, tregoi Manjani.

Lexo edhe:

Ylli Manjani: Kodi i Ri Penal është “arma” e qeverisë për grabitjen e pronës

Arben Rakipi-Sokol Sadushi, arsyet pse përplasen “çifti i baballaravë” të Reformës në Drejtësi

Më tej, Manjani deklaroi se ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, u kishte garantuar liderëve të politikës se nuk do të prekeshin.

Manjani thotë se ai bëri gati një nen në draftin e reformës që tregonte këtë gjë. Më pas Manjani thotë se vetë politikanët e kundërshtuan një nen të tillë për imazh politik, sipas tij.

“Cilësia e atyre ligjeve është shumë e dobët. Koha tregoi që Reforma në Drejtësi ishte një mjet për të fuqizuar Edi Ramën. Në qoftë se, cilido që është në qeveri dhe merr drejtësinë e ndryshuar, e merr si mjet këtë dhe e përdor. Politika është imazh dhe në fund të ditës Rama e ka pasur kartë këtë në fushatë.

Meta kishte ngarkesa me video, Berisha kishte ngarkesa nga e shkuara dhe Basha që kishte qenë i pandehur, prapë i ngarkuar ishte.

Ka qenë dhe diskutimi: preken apo nuk preken liderët? Dhe Donald Lu e ka prekur këtë gjë. Liderët aktualë nuk do preken, u bë dhe një nen i posaçëm që këta nuk do preken. Berisha ka dalë i pari, ka thënë “jo”, Basha pas tij dhe Rama më pas ka thënë: “S’keni frikë ju, e heqim.”-tha Manjani.

Etiketa: donald lulideret e politikesreforma ne drejtesisekretylli manjani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ylli Manjani: Kodi i Ri Penal është “arma” e qeverisë për grabitjen e pronës

22:22 : 29/07/2025
AKTUALITET

Arben Rakipi-Sokol Sadushi, arsyet pse përplasen “çifti i baballaravë” të Reformës në Drejtësi

17:17 : 25/07/2025
AKTUALITET

“Zeqiri i nxorri legena të dy, mashtrim elektoral”/ Manjani: Lapaj e Shabani janë tallur me votuesit

21:48 : 17/07/2025
AKTUALITET

Avokati i Popullit që pas 25 vitesh u bë avokaturë e modës

12:01 : 27/06/2025
AKTUALITET

Manjani: Rinumërimin e votave për Tiranën s’do e bëjnë më komisionerët politikë, por administrata e KQZ

22:24 : 05/06/2025
AKTUALITET

Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur

17:44 : 05/05/2025
Para

Etrit Berisha eliminon Anderlecht-in, pret penalltinë vendimtare dhe shënon atë të fitores

TË GJITHA

“Po krijojmë një monstër”, Sam Altman i frikësohet versionit të ri të ChatGPT

20:16 : 01/08/2025

Babai turk, nëna shqiptare/ Policia procedon prindërit që tërhiqnin zvarrë vogëlushen: Donte lodra!

20:13 : 01/08/2025
1247952251

I vë ndihmës gjyqtarin e Premier Ligës, UEFA cakton Jorgjin për duelin kualifikues të Europa League

19:53 : 01/08/2025

Dënimi i Dodik, Vuçiç: Serbia s’ka qenë në situatë kaq të vështirë që nga viti 2008

19:50 : 01/08/2025

Trump urdhëron vendosjen e nëndetëseve bërthamore pranë Rusisë

19:44 : 01/08/2025

“Plakaruqe! Të ** motrën”/ Sherr mes një vajze dhe një të moshuare në një supermarket (VIDEO)

19:39 : 01/08/2025

Zbulohen dy alternativat që po mendon Interi nëse dështon për Lookman

19:21 : 01/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com