• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U arrestua nga SPAK/ “Cinco Cavalli” distancohet nga ish-pronari: S’ka më lidhje me ne!

13:25 : 28/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Biznesmeni Ermir Ndreaj u arrestua pak ditë më parë nga SPAK në kuadër të një operacioni të kryer në bashkëpunim me autoritetet europiane, ku u godit një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës, duke sekuestruar kokainë me vlerë tregu prej 411 milionë eurosh.

Sipas SPAK, ky grup i strukturuar kriminal vepronte përmes një organizimi të sofistikuar dhe trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt disa vendeve të Bashkimit Evropian, si dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Ermir Ndreaj ishte duke shijuar rrezet e diellit në një skaf luksoz në zonën e Palasës, kur efektivët e policisë i shkuan papritur për ta arrestuar. Ai nuk është një emër i padëgjuar për mediat, teksa në emër të tij dhe të bashkëshortes së tij, Elira Ndreaj, rezultojnë një sërë biznesesh.

Jo më larg se pak muaj më parë, gazeta belge shkruante për aktivitetetet e dyshimta në të cilat ishte përfshirë Ndreaj si dhe bashkëpunimin e tij në aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine në Evropë me Eldi Dizdarin, të njohur ndryshe edhe si Denis Matoshi. Emri i Eldi Dizdarit nisi të lakohej me shkatërrimin e kartelit “Bello”, në kuadër të të cilit u bënë një sërë arrestimesh dhe sekuestrimi pasurie.

Por, ndryshe nga Dizdari që jeton dhe fshihet në Dubai, Ndreaj jetonte në Tiranë, duke rezultuar edhe si një biznesmen mjaft i fuqishëm pasi ka ngritur aktivitete si klub nate, restorant luksoz si dhe një klinikë estetike mjaft me emër.

Lexo edhe:

“Balluku do arrestohet para 15 dhjetorit”, gazetari: Do t’i “hajë” kokën Ramës!

“Balluku duhet arrestuar një orë e më parë”/ Kalaja: Rrezik potencial për të prishur provat

Ndreaj njihet nga rrethi i tij i bashkëpunëtorëve si “Cinco”, pseudonim që e ka përdorur për t’i vënë dhe emrin një prej ish-bizneseve të tij, club-in e natës “Cinco Cavalli” në Durrës, të cilin tashmë nuk e zotëron më.

Por, në një reagim të fundit për mediat, “Cinco Cavalli” kërkon që të dalë “e pastër” nga trafiku i drogës së ish-pronarit të saj, ku deklaron se Ermir Ndreaj nuk ka më lidhje me pronësinë apo menaxhimin e subjektit.

“Cinco Cavalli Group dëshiron të sqaroje opinionin publik lidhur me një informacion të gabuar të publikuar sot në disa media online, ku është përmendur emri i një personi te arrestuar, qe ka lidhje me kompaninë tonë.

Theksojmë se ky person nuk ka asnjë lidhje me Cinco Cavalli Group, as në pronësi, as në menaxhim, dhe as në ndonjë funksion tjetër të lidhur me aktivitetin e kompanisë sonë. Çdo përpjekje për ta lidhur atë me emrin e Cinco Cavalli është e pavërtetë dhe e pabazuar.

Ky sqarim bëhet me qëllim të ruajtjes së integritetit të kompanisë dhe për të shmangur çdo keqkuptim të mëtejshëm. Jemi të gatshëm të ofrojmë çdo informacion shtesë për të garantuar transparencë dhe qartësi maksimale për publikun dhe median.” – thuhet në reagimin e “Cinco Cavalli”.

Por, mjafton vetëm një kërkim i thjeshtë në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) për të vërtetuar lidhjet e trafikantit të dyshuar të drogës Ermir Ndreaj me “Cinco Cavalli-n”.

Emrir Ndreaj rezulton themeluesi me 100% të aksioneve i “Cinco Cavalli-t” më  datën 8 Qershor të vitit 2016, ku kapitali themeltar i kompanisë ka qenë 100 mijë lekë të reja.

Ndërkohë, dy vite më vonë, më 27 Qershor të vitit 2018, Ermir Ndreaj i ka transferuar 100% të aksioneve në emër të shtetasit Enio Jahelezi. Trasnferimi i aksioneve ka ndodhur për një shumë prej 250 mijë eurosh, e cila do të paguhej në dy këste me nga 125 mijë euro për dy vite me radhë.

 

Pra, pas arrestimit si trafikant kokaine, “Cinco Cavalli” mohon themeluesin e saj, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me Ermir Ndreajn.

Etiketa: CincoCinco CavallidrogeEnio JaheleziErmir Ndreajspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Balluku do arrestohet para 15 dhjetorit”, gazetari: Do t’i “hajë” kokën Ramës!

22:33 : 11/11/2025
AKTUALITET

“Balluku duhet arrestuar një orë e më parë”/ Kalaja: Rrezik potencial për të prishur provat

21:48 : 11/11/2025
AKTUALITET

Negocionte çmimet e drogës, kush është polici spanjoll që bashkëpunonte me mafien shqiptare

20:30 : 11/11/2025
AKTUALITET

Apeli lë në fuqi dënimin e ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri

20:09 : 11/11/2025
AKTUALITET

Arrestohet në aeroportin e Veronës 32-vjeçari shqiptar, drejtonte një grup trafiku droge në Angli

19:19 : 11/11/2025
AKTUALITET

A është hakeruar sistemi i SPAK? Flet prokurori Mara

12:04 : 11/11/2025
Para

Ish-drejtoresha e TKOB "zbërthehet": Firmosa kontrata të paligjshme nën presionin e Ajola Xoxës

TË GJITHA

Goditet “Call Center” në Selitë, pranga tre personave! Mashtronin të huajt që të investonin në bursa fiktive

09:07 : 12/11/2025

Belgjikë: Dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore

08:53 : 12/11/2025

Plagosja me thikë në Vlorë, arrestohet autori dhe bashkëpunëtori i tij (EMRAT)

08:46 : 12/11/2025

Operacion i madh antidrogë në portin e Gioia Tauro, sekuestrohen mbi 175 kg kokainë

08:38 : 12/11/2025

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama niset drejt Romës! Ja ministrat që e shoqërojnë/ Axhenda

08:30 : 12/11/2025

Sekondat para ekzekutimit, informatori me syze që i tregoi atentatorëve shënjestrën

08:23 : 12/11/2025

Zbardhen 16 leje/ Kulla 67 kate në Tiranë dhe 20 kate në bregdet, ja “top” kompanitë ndërtuese

08:21 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com