• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Takimi Trump-Ursula, SHBA-të dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tarifat doganore

20:05 : 27/07/2025
në BOTA

Ka nisur takimi i shumëpritur “kokë më kokë” në Skoci mes presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe presidentit të SHBA-ve Donald Trump, për të diskutuar dhe zgjidhur mosmarrëveshjet mbi tarifat tregtare mes BE-së dhe SHBA-ve.

Trump u shpreh optimist se marrëveshja do të jetë “më e madhja ndonjëherë”, duke theksuar se mbeten disa pika për t’u sqaruar, përfshirë hapjen e tregjeve europiane për produktet amerikane dhe përjashtimin e sektorit farmaceutik nga marrëveshja. Të dy liderët nënvizuan rëndësinë e partneritetit transatlantik dhe pritshmëritë e larta nga ky proces.

Në fokus të diskutimeve ishin edhe afatet për tarifat, ku Trump theksoi se nuk do të ketë shtyrje pas 1 gushtit dhe se taksat doganore nuk do të ulen nën 15%. Ai njoftoi gjithashtu se nëse arrihet marrëveshja, do të përfundojë mosmarrëveshja tregtare mes SHBA-ve dhe BE-së për shumë vite. Presidentja von der Leyen premtoi se do të rivendoset ekuilibri në tregtinë mes dy ekonomive më të mëdha të botës. Gjatë takimit u diskutua edhe ndihma humanitare për Gazën, ku Trump u zotua për mbështetje amerikane, por theksoi nevojën për angazhimin e vendeve të tjera.

Çështja e tarifave

“Do ta takoj Trump-in vetëm për të mbyllur marrëveshjen, jo për të diskutuar,” deklaroi dje Presidentja e Komisionit Evropian. Me të është edhe negociatori i BE-së, Maros Sefcovic. Presidenti amerikan, ndërkohë që luante golf në resortin e tij në Skoci, vlerësoi shanset për arritjen e një marrëveshjeje si “50-50”. “Do ta dimë brenda një ore,” tha ai në hapje të samitit, citon La Repubblica.

Lexo edhe:

Rusia “rrëzon nga froni” Gjermaninë, bëhet prodhuesi më i madh i birrës në Europë

“Ka bombë në avion! Vdekje Trump”/ Panik në ajër, pasagjerët neutralizojnë burrin që i alarmoi (VIDEO)

Sekretari amerikan për Tregtinë, Howard Lutnick, nga ana tjetër përjashtoi çdo shtyrje përtej 1 gushtit, datë kur do të hyjë në fuqi tarifa 30%. Një zgjidhje e mundshme është vendosja e një tarife të ndërsjellë prej 15%, por Uashingtoni kërkon që Evropa të tërhiqet nga taksa mbi gjigantët e teknologjisë (ëeb tax).

Në rrezik është shumë: sipas të dhënave të “Confartigianato”-s, 25 mijë e 37 kompani italiane kanë eksportuar në mënyrë të qëndrueshme drejt SHBA-ve gjatë viteve 2022–2024, për një total prej 56.4 miliardë euro vetëm në vitin 2024. Prej tyre, 6 mijë e 259 janë veçanërisht të ndjeshme, pasi më shumë se 50% e eksporteve të tyre shkojnë në tregun amerikan, me një vlerë prej 11,1 miliardë euro.

Trump: Nuk do t’i ul taksat nën 15%

Donald Trump deklaroi se nuk ka ndërmend të ulë tarifat doganore për Bashkimin Evropian “nën 15%”, gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp para takimit me Ursula von der Leyen.

Trump: “Ursula po bën një punë të shkëlqyer për BE-në, jo për ne”

“Është një nder që kemi me ne presidenten e Bashkimit Evropian. Ursula ka bërë me të vërtetë një punë të jashtëzakonshme për ta, jo për ne, por gjithsesi është shumë e respektuar edhe nga ana jonë. Jemi të lumtur që do të flasim për të parë nëse mund të bëjmë diçka,” tha Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Trump: “Marrëdhënie shumë e padrejtë me SHBA-në, shpresoj të zgjidhim disa probleme”
“Kemi pasur një marrëdhënie të mirë ndër vite, por ka qenë shumë e njëanshme dhe e padrejtë ndaj Shteteve të Bashkuara. Mendoj se të dyja palët duan të arrijnë drejtësi. Shpresojmë të zgjidhim disa nga këto probleme,”
 tha Trump gjatë takimit.

Von der Leyen: Marrëveshja do të ishte më e madhja për vendet tona

“Së bashku jemi dy ekonomitë më të mëdha në botë, apo jo? Nëse shikon volumin e shkëmbimeve tregtare, është më i madhi globalisht, me 1.7 trilionë dollarë mes dy palëve. Dhe nëse shikon tregjet tona, kemi një treg të madh, me 800 milionë banorë, nëse përfshihen Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Mezi pres diskutimet që do të zhvillojmë. Stafi ynë ka bërë pjesën më të vështirë, por tani është radha jonë. Ju jeni i njohur si një negociator i fortë, por gjithashtu i drejtë dhe i ndershëm. Nëse arrihet një marrëveshje, do të jetë më e rëndësishmja ndonjëherë për ne,” u shpreh presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë takimit me presidentin amerikan Donald Trump në Skoci.

Trump: Do të jetë marrëveshja më e madhe ndonjëherë. Do ta dimë brenda një ore

“Do ta finalizojmë, kjo me BE-në do të jetë marrëveshja më e madhe ndonjëherë,” u shpreh Trump në takimin me von der Leyen. “Partneriteti BE–SHBA është më i madhi, duhet ta provojmë.” Ai shtoi: “Kemi pasur një periudhë të vështirë me tregtinë me Evropën dhe dua që kjo të zgjidhet. Nëse nuk ndodh, tarifat do të bëjnë atë që duhet të bëjnë. Por kemi gjasa të mira që ta zgjidhim. Do ta dimë brenda një ore.”

Trump: Ende 3-4 pika për të zgjidhur në negociatat me BE-në

Në një konferencë për shtyp para takimit me Ursula von der Leyen, Trump tha se mbeten ende tre ose katër çështje për t’u zgjidhur përpara arritjes së marrëveshjes. “Kemi gjasa të mira, por do ta kuptojmë brenda një ore,” deklaroi ai.

Trump: BE-ja duhet të hapë tregun për produktet amerikane

“BE-ja duhet të hapë tregjet për produktet amerikane,” ishte mesazhi i Trump-it para nisjes së takimit.

Trump: Farmaceutikët nuk do të përfshihen në marrëveshje

Presidenti Trump bëri të ditur se sektori farmaceutik do të përjashtohet nga çdo marrëveshje e mundshme me BE-në. “Produktet farmaceutike nuk do të jenë pjesë e saj, sepse duhet t’i prodhojmë në SHBA. Janë shumë të veçanta, nuk mund të jemi të varur nga vende të tjera për këtë sektor,” u shpreh ai gjatë takimit në Skoci me von der Leyen.

Trump: Nëse arrijmë marrëveshje me BE, mbyllet çdo përplasje

“Nëse arrijmë një marrëveshje sot me Bashkimin Evropian, do të përfundojë çdo konflikt mes nesh. Do të kalojnë shumë vite përpara se të kemi nevojë të diskutojmë sërish,” deklaroi Trump në konferencën për shtyp përpara takimit bilateral me Ursula von der Leyen. “Njerëzit nuk e kuptojnë se kjo është më e madhja nga të gjitha marrëveshjet. Ne jemi më të mëdhenjtë, dhe ata janë të dytët,” shtoi ai.

Von der Leyen: Do të rivendosim ekuilibrin tregtar me SHBA

Sipas Donald Trump, marrëdhëniet tregtare me BE-në kanë qenë “shumë të njëanshme dhe shumë të padrejta ndaj SHBA-së” gjatë viteve, por tani të dyja palët kërkojnë më shumë drejtësi. “Nuk duhet të jetë kështu. Jemi këtu me stafin tuaj të shkëlqyer dhe shpresojmë të zgjidhim disa çështje,” deklaroi ai.

Nga ana tjetër, Ursula von der Leyen siguroi se do të bëhet një riekuilibrim i tregtisë mes vendeve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.

Doganat, Trump: Nuk ka zgjatje për afatin e 1 gushtit

“Afati i 1 gushtit mbetet për të gjithë,” deklaroi presidenti amerikan Donald Trump, gjatë takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Skoci.

Trump: SHBA do ndihmojë Gazën

Pjesë e diskutimeve ishte dhe Gaza. Presidenti Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë më shumë ndihmë humanitare për Gazën, por theksoi se nuk mund të jenë të vetmet në këtë përpjekje.
“Ne do të ofrojmë më shumë ndihmë për Gazën, por edhe vendet e tjera duhet të marrin pjesë në këtë përpjekje”, u shpreh Trump.

Trump për Iranin: Sa budalla mund të jesh?

Në të njëjtën kohë, ai sulmoi ashpër Iranin për qëndrimet e tij në lidhje me pasurimin bërthamor. “Irani u godit shumë rëndë, dhe me arsye të mirë, por ata ende flasin për pasurim. Kush do ta bënte një gjë të tillë? Sa budalla mund të jesh që ta thuash këtë?”, deklaroi ai me tone të forta.

Trump: Jemi shumë pranë një marrëveshjeje me Kinën

Përveç Gazës e Iranit, Kina gjithashtu ishte një ndër pikat e diskutimit. “Jemi shumë pranë një marrëveshjeje me Kinën. Do të donim të bënim një marrëveshje me Kinën, po shohim si shkojnë gjërat,” tha presidenti amerikan Donald Trump në Skoci, para takimit zyrtar me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për tarifat doganore.

Nesër në Stokholm do të takohen përsëri delegacionet kineze dhe amerikane për të diskutuar zgjatjen e armëpushimit tregtar që skadon më 12 gusht.

Etiketa: BEdonald trumpSHBAtarifat doganoreTrumpursula von der leyen

Lajme të lidhura

BOTA

Rusia “rrëzon nga froni” Gjermaninë, bëhet prodhuesi më i madh i birrës në Europë

20:34 : 27/07/2025
BOTA

“Ka bombë në avion! Vdekje Trump”/ Panik në ajër, pasagjerët neutralizojnë burrin që i alarmoi (VIDEO)

19:13 : 27/07/2025
BOTA

Analiza: Europa po tregohet e butë me Azerbajxhanin për të shmangur blerjen e gazit rus

18:45 : 27/07/2025
BOTA

Trump-Erdogan/ Miqësia që po testohet nga Izraeli dhe marrëveshja e F-35

17:54 : 27/07/2025
BOTA

Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare

13:31 : 27/07/2025
BOTA

Trump flet nga Skocia: Europa nuk do ekzistojë nëse s’lufton emigracionin

12:33 : 26/07/2025
Para

Kodi i ri Penal/ 4 deri në 12 vite burg kush i dëmton organin gjenital një vajze apo gruaje

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 27/07/2025

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com