• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Efektivi rrahu kamarierin në Vlorë/ “Shqipëria Bëhet”: Nevojitet një reformim i thellë në Polici!

18:17 : 27/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

“Nevojitet një reformim i thellë institucional në Polici, ku duhet të ndahet nga politika, e cila i shpërblen me poste më të ‘devotshmit’ e vet në radhët e uniformave blu.”

Kështu shprehet partia politike “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt në një reagim lidhur me pamjet e publikuara në media, ku një efektiv i Policisë Kufitare të Dibrës, shtetasi A.I., i cili së bashku me mikun e tij dhunoi një kamarier në qytetin e Vlorës.

Sipas kësaj force politike, dhuna brutale që polici i shoqëruar me kriminel ushtron ndaj një kamarieri të mitur, është shuplaka më e rëndë që merr çdo qytetar që ende ka iluzionin se ky shtet e mbron të pafajshmin.

Reagimi:

Ngjarja tronditëse e ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një drejtues policie, i shoqëruar nga një person me probleme me ligjin, ushtrojnë dhunë brutale ndaj një kamarieri të mitur, është shuplaka më e rëndë që merr çdo qytetar që ende ka iluzionin se ky shtet e mbron të pafajshmin.

Lexo edhe:

‘Kriset’ bastioni i PS-së! Zgjedhjet në Vlorë, mes akuzave për korrupsion e patronazhim

Mbërrijnë materialet zgjedhore në Vlorë, 173 mijë qytetarë drejt kutive të votimit

Është një pasqyrë e qartë e dështimit institucional dhe mosndëshkueshmërisë së kultivuar ndër vite në radhët e shtetit shqiptar. Është një akt dhune, që rrjedh nga një sistem që ka lejuar degradimin e figurës së drejtuesve me uniformë në një simbol frike, jo mbrojtje e shërbimi.
Drejtues policie që shoqërohen me elementë kriminalë dhe që përdorin uniformën për t’i shërbyer interesave personale, janë pasqyrë e realitetit që prodhon ky sistem i kalbur.

Ai fëmijë, sepse po, është vetëm një fëmijë, ishte në vendin e tij të punës, duke përballuar me ndershmëri jetesën në një shoqëri që promovon pandershmërinë dhe keqpërdorimin e funksioneve shtetërore.

Në këtë ngjarje nuk kemi të bëjmë me një incident. Kemi të bëjmë me bashkëpunim të hapur mes policisë dhe krimit. Kemi të bëjmë me shtet të rrënuar moralisht, që nuk ka më as kufij midis rendit dhe rrënimit.
Kemi të bëjmë me një shtet që në vend që të mbrojë, të dhunon sistematikisht.

Ne si Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, kërkojmë me forcë:

NDËSHKIM PENAL TË MENJËHERSHËM PËR TË GJITHË AUTORËT E DHUNËS

SHKARKIM TË MENJËHERSHËM TË EFEKTIVIT TË POLICISË

Është qartësisht e dukshme tashmë se nevojitet një reformim i thellë institucional në Polici. Ky institucion duhet të ndahet nga varësia politike, e cila i shpërblen me poste më të ‘devotshmit’ e vet në radhët e uniformave blu.

Policia nuk është mbrojtje kur kthehet në mbulesë të krimit. Shteti nuk është shtet kur fëmijët rrihen nga ata që paguhen për t’i mbrojtur.

Etiketa: dhunakamarieripoliciShqiperia Behetvlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Kriset’ bastioni i PS-së! Zgjedhjet në Vlorë, mes akuzave për korrupsion e patronazhim

17:53 : 06/11/2025
AKTUALITET

Mbërrijnë materialet zgjedhore në Vlorë, 173 mijë qytetarë drejt kutive të votimit

10:18 : 06/11/2025
AKTUALITET

“I detyrohem 20 apartamente?” Alaudin Malaj: Mentor Mustafaraj ka humbur gjyqin, pronar është xhaxhai i tij

15:06 : 05/11/2025
AKTUALITET

Bashkia Vlorë, dy të pavarur sfidojnë pushtetin absolut të socialistëve

12:33 : 05/11/2025
AKTUALITET

Genc Deromemaj jep dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës pas vetëm 4 muajsh

19:19 : 04/11/2025
AKTUALITET

“Të q* r*bt qelbësirë”, avokati i zhvat paratë qytetarit, fyen dhe gazetaren

21:42 : 03/11/2025
Para

“Nxënës me 10-ta, punon për shpenzimet e maturës”/ Reagon mësuesja e kamerierit që u dhunua nga polici

TË GJITHA

Nga dashuria në ferrin e përndjekjes, rrahur e shantazhuar! Historia e frikshme e Aldës

22:59 : 07/11/2025

Horoskopi për ditën e shtunë, 8 nëntor 2025

22:56 : 07/11/2025

Laguna që po vdes përditë, mungesa e lidhjes me detin rrezikon gjallesat

22:43 : 07/11/2025

Në vend të shtëpisë, një magazinë! 23 vite padrejtësi për familjen Gega

22:39 : 07/11/2025

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasuri ndaj Elvin Merlikës

22:33 : 07/11/2025

“Banalitet i frikshëm në pushtet”, Lubonja: Qeveria flet si një bandë, është delegjitimuar plotësisht

22:24 : 07/11/2025

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com