• Kontakt
Wednesday, October 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpërtheu flluska? Fillon rënia e ndërtimit, importet e materialeve bien me 8.4%

18:17 : 25/07/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Importet e materialeve të ndërtimit ishin më rënie në 6-mujorin e parë të vitit 2025, në krahasim me të njëjtën periudhe si në sasi dhe në vlerë, duke sinjalizuar lëvizje më të butë të volumeve të ndërtimit këtë vit.

Të dhënat zyrtarë nga INSTAT tregojnë se gjatë janar-qershor 2025 janë importuar rreth 719 mijë tonë materiale ndërtimi dhe metale, duke shënuar një rënie 8.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur u importuan mbi 786 mijë tonë. Në aspektin e vlerës, importet e këtyre materialeve arritën në afro 58.9 miliardë lekë me ulje vjetore rreth 7për qind.

Importet në vlerë te materialeve të ndërtimit janë në tendencë zbritëse që prej vitit 2022, kur ato kapën vlerën rekord prej mbi 68.2 miliardë lekësh. Në vitin 2023, kjo shumë zbriti në 64.2 miliardë, ndërsa këtë vit ka vijuar rënia (shiko grafikun e mëposhtëm).

Nga të dhënat vërehet se megjithëse sasia në tonë ka qëndruar në nivele të ngjashme me vitin 2021 dhe 2023, vlera monetare e importeve ka pësuar rënie, duke reflektuar një ulje të çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe një zhvendosje drejt materialeve me kosto më të ulët dhe në tregun e brendshëm.

Kulmi i importeve në sasi është arritur në vitin 2024, me mbi 786 mijë ton, ndërsa në vlerë kulmi mbetet gjashtëmujori i parë i vitit 2022. Ecuria e importeve reflekton rezultat i dinamikat e tregut të ndërtimit në vend, ndryshimeve në kostot e ndërtimit, ritmit të investimeve publike e private si dhe luhatjet në çmimet e lëndëve të para në tregjet globale.

Lexo edhe:

Paralajmërimi i meteorologut grek: Reshje shiu e dëbore në Shqipëri nga 2 tetori

Obeziteti në Shqipëri mbi mesataren europiane/ Mjekët: Faktor për rritjen e sëmundjeve kronike

Materialet e ndërtimit janë grupi i katërt më i madh i importeve, pas makinerive, ushqimeve dhe produkteve kimike dhe plastike. Në 6 mujorin e parë 2025 ky grup zuri 13.6% të totalit të importeve nga 14.3 % në të njëjtën periudhë të 2024.

Kjo ecuri reflekton edhe një ngadalësim të dukshëm të aktivitetit të ndërtimit vend, si pasojë e përfundimit të disa projekteve të mëdha publike dhe një ngurrimi të sektorit privat për të nisur investime të reja në kushte të pasigurisë ekonomike dhe rritjes së kostove financiare.

Nga ana tjetër gjithnjë e më shumë ndërtues po presin që tendenca e çmimeve të apartamenteve të jetë në ulje në muajt në vijim. Indeksi i besimit i Bankës së Shqipërisë, për sektorin e ndërtimit muajin qershor tregoi se po rritet numri i ndërtuesve që besojnë se çmimet do të jenë më rënie. Pritjet për çmimet dhe për punësimin në të ardhmen janë vlerësuar me rënie./ Monitor.al

Etiketa: materialendertimsektoriShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paralajmërimi i meteorologut grek: Reshje shiu e dëbore në Shqipëri nga 2 tetori

21:44 : 30/09/2025
AKTUALITET

Obeziteti në Shqipëri mbi mesataren europiane/ Mjekët: Faktor për rritjen e sëmundjeve kronike

19:53 : 30/09/2025
AKTUALITET

Teliti: Bujqësia dhe industria janë në recesion, rritja ekonomike vetëm në letra!

18:41 : 29/09/2025
SPORT

Opsioni i rrallë/ Serbi-Shqipëri mund të ketë tifozë “të vegjël”, FIFA pritet të zyrtarizojë vendimin

16:04 : 29/09/2025
AKTUALITET

Paga mesatare 830 euro, por gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj

08:23 : 29/09/2025
AKTUALITET

Gërvishti makinën e një politikani në Shqipëri, turisti holandez: Më mbajtën 10 ditë në qeli, ishte tmerr

11:34 : 26/09/2025
Para

Zjarri në Delvinë/ Pësoi djegie në trup, niset drejt Traumës shefi i Komisariatit të Delvinës

TË GJITHA

Bardhi e zbulon në “Trialog”: Opozita afër shpalljes së kandidatit të vetëm për Bashkinë e Tiranës

23:04 : 30/09/2025

Horoskopi, e mërkurë, 1 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 30/09/2025

Lefter Maliqi zbulon takimin Veliaj-Dako në burg: Ju mat tensioni dhe iu kërkua të pranonte shkarkimin

22:54 : 30/09/2025

Pas tradhtisë së bujshme në koncert, ish-CEO i Astronomer ribashkohet me gruan

22:51 : 30/09/2025

Parashqevi Simaku: Prej 10 muajsh emri im po përdoret si tabelë qitjeje nga persona që duan vëmendje

22:42 : 30/09/2025

“Po negociohet me autorin”/ Artan Hoxha: Zona ku ndodhi vrasja e italianit, e mbushur me parcela kanabisi

22:30 : 30/09/2025

Kalemaj: Begaj s’mund të shpallë zgjedhjet në Tiranë pa shkelur Kushtetutën

22:23 : 30/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com