• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Harroi” çmimet abuzive për Vitin e Ri, Denar Biba pret “shpërblimin” e Sadushit për në Kushtetuese

16:33 : 23/07/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Shumëkujt mund t’i kujtohet se, në prag të Vitit të Ri 2024, Autoriteti i Konkurencës shpalli me të madhe se kishte nisur një monitorim të hollësishëm në tregun e ushqimeve, për parandalimin e abuzimeve me çmimet me rastin e festave.

Autoriteti, nën drejtimin e Denar Bibës, “siguroi qytetarët se do të identifikojë dhe ndëshkojë çdo fenomen të mundshëm të ngritjes artificiale të çmimeve që mund të shkaktohet nga praktikat jo të drejta të konkurrencës”.

Denar Biba, drejtues i Autoritetit të Konkurencës dhe kandidat për në Gjykatën Kushtetuese

Gjithashtu, Biba i Konkurencës u shfaq i rreptë në njoftimin publik, të shpërndarë masivisht në media: “Sjellim në vëmendje të rrjeteve të ndërmarrjeve tregtare se, shkelja e ligjit  përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë, në masën deri në 10 për qind të xhiros së vitit financiar paraardhës të ndërmarrjeve të përfshira në marrëveshje të paligjshme”.

Efektet e këtij paralajmërimi, i dinë më mirë se kushdo qytetarët shqiptarë, të cilët u përballën edhe atë sezon festiv, njëlloj si në vitet e mëparshme, me rritjen tejet abuzive të çmimeve. Pati nga ato produkte të përditshmërisë, të cilat u rritën brenda pak ditëve me 50% të vlerës së tyre.

Lexo edhe:

Mandatet e Kushtetueses, Sadushi mbrohet me tre gënjeshtra pas “dushit” të Brukselit

Kushtetuesja e Kosovës “merr” situatën në dorë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh!

Ndërsa frutat dhe perimet u rritën edhe 100 përqind të çmimit të tyre në ditët e fundit të vitit.

Ndërkohë, megjithëse kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga ai “paralajmërim” serioz i Denar Bibës, Autoriteti i Konkurencës nuk ka dalë me asnjë raport vëzhgimi apo vlerësimi për situatën e çmimeve për Vitin e Ri.

“Boldnews.al” kreu një verifikim në të dhënat zyrtare të publikuara në faqen e internetit të Autoritetit të Konkurencës. Aty nuk gjendet asnjë lloj informacioni për atë “monitorim të menjëhershëm” dhe të thelluar për çmimet e shportës.

Njoftimi i Autoritetit të Konkurencës në dhjetor 2024

Më së paku, Autoriteti i Konkurencës mund të hartonte një raport, ku të deklaronte se nuk kishte zbuluar abuzime me çmimet. Ky, natyrisht, nuk do të ishte një raport real, por gjithësesi, do të ekzistonte një i tillë.

Por, Autoriteti i Konkurencës duket se e ka harruar atë premtim serioz që i bëri opinionit publik, pasi, kur kanë kaluar mbi 7 muaj, ende nuk është në gjendje të thotë nëse çmimet e produkteve të shportës u rritën apo jo gjatë festave të fund-vitit 2024. Ndoshta, një raport i tillë, mund të përfundojë për Vitin e Ri 2025.

Gjithësesi, kreu i Autoritetit të Konkurencës, Denar Biba, duhet të ketë pasur angazhime të tjera të rëndësishme, të cilat e kanë penguar të ushtrojë detyrën aktuale.

Biba, në fillim të vitit 2025, aplikoi për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese. Ai është një nga 10 kandidatët që iu përgjigjën thirrjes së Gjykatës së Lartë për të garuar si zëvendësues i gjyqtares dhe, njëkohësisht kryetares së Kushtetueses, Holta Zaçaj.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), struktura që verifikon kandidatët për në Kushtetuese, e drejtuar nga kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, nuk ka arritur ende të dalë me një rezultat përfundimtar për verifikimin e pasurisë, integritetit personal dhe aftësive profesionale të Denar Bibës.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pritet të mblidhet për herën e tretë vetëm për Denar Bibën të hënën e kësaj jave (21 korrik 2025), pasi në dy mbledhje të mëparshme nuk arritën të konkludonin për kandidaturën e tij.

Duket se pika më e dobët e Bibës është pasuria dhe ligjshmëria e saj. Në 10 Korrik 2025, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi deklaroi publikisht se: “Vendosi t’i kërkojë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit sqarime të mëtejshme për të specifikuar në mënyrë të detajuar burimet financiare të ligjshme, që justifikojnë çdo pasuri të kandidatit z. Denar Biba”.

Duket se sqarimet kanë ardhur shpejt dhe KED-i e ka vendosur vijimin e procedurës së verifikimit të kushteve të Denar Bibës në mbledhjen e 21 korrikut.

Sokol Sadushi, kryetar i Gjykatës së Lartë dhe kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Shtyrja tre herë rresht e mbledhjeve për një kandidat është një ngjarje e rrallë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Por, për Denar Bibën ka një qasje më pozitive, siç duket nga kreu i Këshillit dhe njëkohësisht kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Denar Biba është kandidat për pozicionin e pavarur të gjyqtarit kushtetues, megjithëse karriera e tij është ndërtuar tërësisht mbi bazën e afërsisë politike me Partinë Socialiste të Edi Ramës.

Biba edhe më herët ishte kryetar i një institucioni “të pavarur”, siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Por, ai iu përgjigj me kokë ulur urdhërit të Edi Rama, kur i kërkoi atij dorëheqjen nga KQZ, në vitin 2017, në vijim të një pakti politik ndërmjet kryeministrit dhe kryetarit të opozitës së kohës, Lulzim Basha.

 

Etiketa: çmimet abuzivedenar bibaKushtetueseSadushiVitin e Ri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mandatet e Kushtetueses, Sadushi mbrohet me tre gënjeshtra pas “dushit” të Brukselit

18:25 : 16/07/2025
RAJONI

Kushtetuesja e Kosovës “merr” situatën në dorë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh!

19:42 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Korruptim politik?” Pasuria djeg Nurihanin për në Kushtetuese, ILDKP e toleroi për 5 vjet në KLP

10:39 : 04/06/2025
AKTUALITET

Vendimi “Qyno”/ Federata Europiane për Mbrojtjen e Gazetarëve: Sjellja e prokurorëve kërcënim serioz

14:26 : 23/04/2025
AKTUALITET

Rasti “Qyno” në Kushtetuese/ A janë hetuar realisht prokurorët e SPAK për “nxjerrje sekreti”?

10:12 : 09/04/2025
AKTUALITET

Paradokset e Reformës/ Emërimi i gjyqtarëve të posaçëm, ligji fut në përpasje KLGJ-në me SPAK-un

13:57 : 27/03/2025
Para

“Asnjë sportist transgjinor në garat e femrave”, Komiteti Olimpik Amerikan zbaton vendimin e Trump

TË GJITHA

Aksident në aksin Lezhë–Shkodër, makina përplaset me trailerin, disa të plagosur

22:40 : 23/07/2025

Macron padit influenceren amerikane për pretendimet se gruaja e tij është burrë

22:33 : 23/07/2025

Katër shenjat më me fat të horoskopit për muajin gusht

22:32 : 23/07/2025

Kylian Mbappe do të mbajë numrin “10” te Real Madrid

22:14 : 23/07/2025
A firefighter extinguishes a forest fire near the town of Manavgat, east of the resort city of Antalya, Turkey, July 30, 2021. REUTERS/Kaan Soyturk

Tragjedi në Turqi/ 10 punonjës humbin jetën në përpjekje për të shuar zjarret 

22:10 : 23/07/2025

“Sa do ia bëjë gropën Rama, Veliajt?”/ Abilekaj: As drejtësia, as PS, vendos vetëm Rama

22:10 : 23/07/2025

“Je skraparlli i pafytyrë”/ Avokati s’i jep dosjen qytetarit, e nxjerr me forcë nga zyra!

21:50 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com