• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

GJKKO jep vendimin për dosjen e tenderave/ Dënohet ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato dhe 3 të tjerë

18:21 : 23/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin ka dhënë vendimin për 10 persona të akuzuar për shkelje në procedurat e tenderave dhe falsifikim dokumentesh. Katër prej tyre u shpallën fajtorë dhe u dënuan, ndërsa gjashtë të tjerët u liruan nga akuza.

Mes të dënuarve është ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Sonila Qato, e cila u dënua me 6 muaj burg për “shkelje të barazisë në tendera”. Megjithatë, dënimi iu pezullua dhe iu zëvendësua me 60 orë punë në interes publik, ndërsa për një vit ajo nuk do të mund të ushtrojë funksione publike.

Të njëjtin dënim morën edhe Simon Prendi, Erdit Salillari dhe një tjetër i pandehur, të cilët do të kryejnë gjithashtu punë të detyruar në komunitet, me pezullimin e dënimit me burg.

Në anën tjetër, shtatë të tjerë, përfshirë Miranda Shkurti dhe Nikollaq Mihalin, u shpallën të pafajshëm pasi gjykata vendosi se akuzat ndaj tyre nuk përbëjnë vepër penale.

Tenderi për ndërtimin e Lotit 7 të aksit rrugor “Kardhiq-Delvinë”, i hapur në vitin 2019, përfshinte edhe ndërtimin e tunelit të Skërficës, me gjatësi rreth 1.3 kilometra, dhe ishte një ndër investimet më sfidues në këtë projekt. Por problemi kryesor rezultoi të ishte procedura e prokurimit, me vlerë rreth 23 milionë euro.

Lexo edhe:

GJKKO ‘rrëzon’ Evis Berberin, ish-kreu i ARRSH mbetet në qeli

Akuzat për abuzime me tenderët/ Apeli i Posaçëm shpall të pafajshme Sonila Qaton!

Shkeljet u zbuluan fillimisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili referoi materialet në Prokurori, ndërsa hetimet nisën pasi kompania “Gjoka Constration”, e skualifikuar nga gara, pretendoi se kjo ishte bërë në mënyrë të padrejtë.

Hetimet e SPAK zbuluan se Sonila Qato, Elona Gogo dhe zyrtarë të tjerë të ARRSH-së kishin favorizuar në mënyrë të dukshme bashkimin e operatorëve “Ircop” S.p.a., “Sulova Ndërtim Prodhim”, “Vega” dhe “A&E Engineering”. ARRSH-ja kishte skualifikuar nga gara 6 kompani, përfshirë edhe “Gjoka Constration”, pavarësisht se ato plotësonin kriteret. Nga auditimi rezultoi se skualifikimi i kompanisë me ofertën më të ulët i shkaktoi buxhetit të shtetit një dëm prej 5 milionë eurosh.

Më tej, hetimet zbuluan se disa nga kompanitë fituese ishin përfshirë në një skemë falsifikimi dokumentesh dhe krijimin e situatave fiktive për të siguruar fitimin e tenderit.

Në qendër të kësaj skeme qëndron kompania “Vëllezërit Hysa” me seli në Elbasan, e cila, sipas hetimeve, përdorte shoqërinë “Sulova Ndërtim Prodhim” për të marrë pjesë në procedura prokurimi me emër të ndryshëm, duke shmangur kufizimet ligjore. Shoqëria “Sulova Ndërtim Prodhim” është në pronësi formale të Elton Mustës, i cili ishte i punësuar tek “Vëllezërit Hysa”.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Admir Pahumi, Simon Prendi, Erdit Salillari, Sonila Qato, Arbër Troka, Almir Hoxhaj dhe Arjana Hasani”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Erjon Çela dhe Rudina Palloj, me vendimin nr. 52, datë 23.07.2025 vendosi:

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Miranda SHKURTI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale), pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Nikollaq MIHALI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale), pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Admir PAHUMI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale), pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Simon PRENDI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Simon PRENDI dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 60 (gjashtëdhjetë) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Simon PRENDI për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

.Në aplikim të nenit 35, paragrafi 2, të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 1 (një) viti.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Erdit SALILLARI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Erdit SALILLARI dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 60 (gjashtëdhjetë) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

Në aplikim të nenit 35, paragrafi 2, të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 1 (një) viti.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Sonila QATO për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin e saj me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Sonila QATO dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 60 (gjashtëdhjetë) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

Në aplikim të nenit 35, paragrafi 2, të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 1 (një) viti.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Arbër TROKA për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Almir HOXHAJ për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Arjana HASANI për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), si dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur, iu ngarkohen të pandehurve deklaruar fajtorë, solidarisht.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.

Tenderi 23 mln euro i tunelit Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon 1 vit burg për Sonila Qaton

Kompani fiktive për “Kardhiq-Delvinë/ “Agroni më tha…”, ja dëshmitë që nxorën zbuluar “Vëllezërit Hysa”

 

Etiketa: arrshMiranda ShkurtiSonila Qatovëllezerit hysa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

GJKKO ‘rrëzon’ Evis Berberin, ish-kreu i ARRSH mbetet në qeli

11:43 : 22/05/2026
AKTUALITET

Akuzat për abuzime me tenderët/ Apeli i Posaçëm shpall të pafajshme Sonila Qaton!

16:53 : 20/05/2026
AKTUALITET

Ish-krerët e KESH dhe ARRSH, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli paraqiten në SPAK

12:19 : 04/05/2026
AKTUALITET

Mori tenderë nga ARRSH-ja, lirohet nga qelia biznesmeni Ervis Lami! Lidhja me ish-drejtorin Berberi

15:51 : 30/04/2026
AKTUALITET

Degradon Unaza e poshtme e Burrelit, rruga që kushtoi 1.2 milionë euro totalisht e pakalueshme

10:11 : 23/04/2026
AKTUALITET

Seanca maratonë/ Kuvendi rrëzon ngritjen e komisionit hetimor për ARRSH-në dhe AKSHI-n

21:41 : 09/04/2026
Para

E ardhmja e Kumbullës, Roma merr vendimin përfundimtar për mbrojtësin shqiptar

TË GJITHA

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom