• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dhurata e DSHQ-së/ Tender 6.2 mln € për “vilën” e Edi Ramës në Dajt

16:28 : 22/07/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nën heshtje dhe larg syrit të publikut, qeveria shqiptare ka akorduar 6.2 milionë euro për rikonstruksionin e një prej rezidencave qeveritare në Mali e Dajtit, në afërsi të banesës së kryeministrit Edi Rama.

Bëhet fjalë për “Vilën Dajt”, një ndër godinat e trashëguara nga regjimi komunist, që prej vitesh shërben si hapësirë për mbledhje qeveritare apo pushime zyrtarësh të lartë.

Në qendër të këtij zhvillimi është Dhurata Frashëri, drejtoresha e Shërbimeve Qeveritare, e njohur si një nga burokratet më të zellshme për t’i përmbushur dëshirat e kupolës së pushtetit, në veçanti të kryeministrit Rama. Pasi firmosi tjetërsimin e rezidencave në Ujin e Ftohtë dhe Velipojë, Frashëri ka kaluar në një tjetër “dhuratë” luksi: restaurimin e Vilës në Dajt.

Tender pa transparencë, në stilin “negocim pa shpallje”

Sipas dokumenteve , procedura e tenderit është zhvilluar me “negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës” një praktikë që gjithnjë e më shumë po përdoret për të shmangur konkurrencën dhe për të favorizuar kompani të caktuara.

Lexo edhe:

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

Rama “fryn” administratën publike, i shton edhe 1 mijë e 838 punonjës të rinj

Fituesi i tenderit është firma “HASTOÇI”, ndërsa konkurroi edhe kompania “4 A-M”, e cila u skualifikua me argumente që ngjajnë më shumë me filtrat e sigurimit të dikurshëm të punëtorëve të Enver Hoxhës, sesa me një proces të hapur prokurimi publik.

Sipas relacionit zyrtar, “4 A-M” u përjashtua sepse disa punëtorë nuk kishin licenca për sigurimin e informacionit të klasifikuar dhe nuk zotëronin Certifikatën e Sigurimit të Personelit në nivelin ‘Konfidencial’. Për më tepër, kompania nuk justifikoi vlerën e punimeve të mëparshme mbi dyfishin e kontratës aktuale.

Në thelb: u përjashtua për të favorizuar një firmë të bindur dhe të përzgjedhur, ashtu siç bëhej dikur me “punëtorët me biografi të pastër” që ndërtonin vilat e diktatorit.

Historia po përsëritet: vila, luks dhe “revolucionarë të rinj”

Në total, tenderi kap vlerën 619,786,829 lekë pa TVSH, afërsisht 6.2 milionë euro. E gjithë kjo për një rikonstruksion dhe jo për një ndërtim të ri, çka ngre pikëpyetje të mëdha mbi realizmin e kostove dhe vlerën reale të punimeve.

Sipas burimeve, pas përfundimit të rikonstruksionit, “Vilës në Dajt” pritet t’i rikthehet funksioni elitar: mbledhje të Këshillit të Ministrave, pushime zyrtare, darka politike dhe gjithçka tjetër që i shkon për shtat një administrate që po ngjan gjithnjë e më shumë me regjimin e kaluar.

Rasti i Dhurata Frashërit, që përveçse firmos projekte qindra milionëshe, ka dhënë edhe vila në bregdet për përdorim qeveritar, është simbol i një administrate në funksion të individit dhe jo të shtetit. Në këtë mënyrë, ajo i shtohet listës së zyrtarëve që e përdorin shtetin si pronë private të shefit.

A do të hetojë ndonjëherë SPAK për tenderat e luksit?

Në kohën kur shqiptarët përballen me krizë ekonomike, mungesë barnash në spitale, mungesë ujë të pijshëm në zona të thella dhe shkolla në kushte mizerabël, 6.2 milionë euro për një vilë luksi në Dajt janë një tallje publike me varfërinë./ Publik.al

Etiketa: banesesdajtEdi RamaqeveriaQeveria shqiptareregjimi komunistrikonstruksionintendervendimivila

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025
AKTUALITET

Rama “fryn” administratën publike, i shton edhe 1 mijë e 838 punonjës të rinj

18:29 : 08/11/2025
AKTUALITET

Detyrimet e prapambetura të Qeverisë u rritën me 48.5% në shtator, edhe pse buxheti po “shpërthen” nga suficiti

15:39 : 08/11/2025
AKTUALITET

Tundja e kokës së ambasadorit kroat, Rama manipulon videon nga ceremoni e dorëzimit të progres-raportit

14:28 : 08/11/2025
AKTUALITET

PD: Buxheti 2026 do e zhysë më thellë në krizë arsimin dhe rininë shqiptare

13:44 : 08/11/2025
AKTUALITET

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025
Para

47 500 makina hynë në treg për 6 muaj, cilat janë markat që duan shqiptarët

TË GJITHA

Horokopi për ditën e hënë, 10 nëntor 2025

23:00 : 09/11/2025

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

22:50 : 09/11/2025

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

22:26 : 09/11/2025

Përfundon numërimi i kutisë së parë në Vlorë, rezultati paraprak

22:23 : 09/11/2025

Nis numërimi i votave edhe në Cërrik, në garë 3 kandidatë

22:11 : 09/11/2025

Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson

22:05 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com