• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqtari Gerd Hoxha shkresë SPAK-ut: Elton Kërluku i dënuar, të s’kualifikohet nga gara për BKH

21:04 : 21/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nënkryetari i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha, i është drejtuar me një letër të hapur institucioneve të drejtësisë, përfshirë SPAK-un, Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), si dhe Komisionin e Verifikimit, ku kërkon përjashtimin e kandidatit Elton Kërluku nga gara për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Në shkresën e tij, gjyqtari Hoxha argumenton se Kërluku është përjashtuar nga Policia e Shtetit në vitin 2004 për shkelje të rënda disiplinore dhe etike, një vendim që, sipas tij, është mbajtur në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë. Ai shpreh shqetësimin se një person me një të kaluar të tillë nuk mund të konsiderohet i përshtatshëm për të udhëhequr një strukturë kaq të rëndësishme dhe të ndjeshme si BKH.

“Elton Kërluku nuk plotëson kushtet e sigurisë për të qenë as pjesë e strukturës së SPAK, e jo më të garojë për drejtues të BKH-së” thuhet në letrën e Hoxhës.

Më tej, Hoxha thekson se, pas rikthimit në sistemin e drejtësisë, Kërluku ka shërbyer si hetues financiar pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe ka qenë pjesë e komisionit që në vitin 2024 përjashtoi vetë Hoxhën nga gara për një pozicion në Gjykatën e Posaçme. Sipas tij, kjo përbën një rast flagrant të dy standardeve.

“Nëse Komisioni më skualifikoi mua për një perceptim publik, si mund të justifikohet heshtja për një individ që është përjashtuar me vendim gjykate për shkelje të rënda etike dhe ligjore?”, shkruan Hoxha.

Lexo edhe:

Gjyqi i habitshëm/ Tatimet gjobisin SPAK-un: “Nuk ka shlyer detyrimet”

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek hoteli luksoz me Visin e Pojës

Në përfundim të letrës, Hoxha kërkon që ndaj Kërlukut të nisin hetime disiplinore dhe penale, duke theksuar se ai nuk plotëson kriteret e sigurisë për t’u emëruar në strukturat e BKH-së apo SPAK-ut, për shkak të dënimeve dhe masave të mëparshme disiplinore si efektiv i Policisë së Shtetit.

Pas testit fizik, të martën më datën 22 korrik, 7 kandidatët e pranuar në garën për drejtues të BKH-së do t’i nënshtrohen një tjetër testi, esesë me shkrim.

  • Pjesë nga letra:

Hoxha shkruan se nga burime të hapura ai ka mësuar se shtetasi Elton Kërluku ka qenë punonjës i Policisë së Shtetit dhe me urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është përjashtuar nga policia me motivacionin: “shkelje e betimit, shkelje me dashje te normave të detyrës dhe abuzime të rënda me atributet e Policisë së Shtetit”, urdhër i cili është ankimuar fillimisht në gjykatë nga Kërluku, por i lënë në fuqi nga Apeli.

2. Nga burime të hapura – portalet weblajm.com dhe cna.al kam mësuar se, shtetasi Elton Kërluku ka qenë punonjës i Policisë së Shtetit dhe me urdhërin nr.934/4, dt.11.10.2004 Të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është përjashtuar nga policia me motivacionin: shkejle e betimit, shkelje me dashje te normave të detyrës dhe abuzime të rënda me atributet e Policisë së Shtetit, sipas dispozitave të ligjit nr. 8553, datë 25.11.1999 “Për Policinë e Shtetit” dhe Rregullores së Disiplinës së Policisë miratuar me vendimin nr. 279, datë 02.06.2000 të Këshillit të Ministrave.

3. Ky vendim është ankimuar fillimisht nga shtetasi Elton Kërluku në Gjykatën e shkallës së parë Tiranë, duke anullar Urdhënrin e përjashtimit nga Policia e Shtetit.

Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e saj nr. 829, datë 06.09.2005.”– thuhet në letrën e Hoxhës.

Për këtë arsye gjyqtari Hoxha kërkon që të zbatohen “Përcaktimi i kushteve dhe kriteret shtesë që duhet të përmbushin shtetasit për t’u emëruar, transferuar apo për t’u ngritur në detyrë si gjyqtarë ose punonjës pranë gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, prokurorë dhe punonjës pranë Prokurorisë së Posaçme, si dhe për t’u punësuar pranë Njësisë së Pavarur Hetimore.”

Etiketa: BKHdenimElton KërlukuGerd Hoxhaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjyqi i habitshëm/ Tatimet gjobisin SPAK-un: “Nuk ka shlyer detyrimet”

12:48 : 11/10/2025
AKTUALITET

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek hoteli luksoz me Visin e Pojës

11:38 : 11/10/2025
AKTUALITET

Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri Juxhin Drazhi, anëtar i grupit kriminal të ‘Pojës’/ PAMJE

09:34 : 11/10/2025
AKTUALITET

‘Narco-Rama’, dosja amerikane në tryezë në Tiranë

09:16 : 11/10/2025
AKTUALITET

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

12:10 : 10/10/2025
AKTUALITET

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

19:31 : 09/10/2025
Para

SKANDALI/ Kullë 27 katëshe në qendër të Tiranës, "Bregu sh.a." lë qytetarët çdo natë pa gjumë (VIDEO)

TË GJITHA

Çmimin Nobel në Ekonomi e marrin Mokyr, Aghion dhe Howitt

12:17 : 13/10/2025

Si kompania shtetërore KAYO e Ardi Veliut, me ortakun privat MSSC, kanë krijuar ombrella “të ligjshme” korrupsioni

12:13 : 13/10/2025

U arrestua për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoji, ekstradohet nga Dubai Dritan Shkëmbi

12:09 : 13/10/2025

Tentakulat e mafies shqiptare në territorin kolumbian

12:06 : 13/10/2025

Integrimi në BE/ Rama si karagjoz: Edhe gjermanët nuk janë aq të përsosur sa i dinim

11:52 : 13/10/2025

Qytetarët të revoltuar për ndalimin e përdorimit të monopatinave, kundërshtojnë aksionin: Nuk e dinim

11:40 : 13/10/2025

Kur do hapet dera e BE për shqiptarët? Presidentja e KE: Duhet të punoni me reformat

11:35 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com