• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Fjalëkalimi i dobët i lejon hakerëve të fundosin kompaninë 158-vjeçare

20:41 : 21/07/2025
në BOTA

Vetëm një fjalëkalim thuhet se mjaftoi që një grup hakerësh të shkatërronte një kompani britanike 158-vjeçare dhe të linte 700 punonjës pa punë.

Në një artikull të publikuar nga BBC, thuhet se një kompani transporti në Northamptonshire (KNP), është vetëm një nga dhjetëra mijëra biznese në Mbretërinë e Bashkuar që janë goditur nga sulmet kibernetike.

Emra të njohur kompanish si M&S, Co-op dhe Harrods janë sulmuar muajt e fundit. Vetë drejtori i përgjithshëm i Co-op konfirmoi se të dhënat e 6.5 milionë anëtarëve të saj janë vjedhur.

Por në rastin e KNP-së, dyshohet se hakerët arritën të futeshin në sistemin informatik të kompanisë thjesht duke gjetur një fjalëkalim të dobët të një punonjësi, më pas kriptuan të dhënat dhe bllokuan të gjitha sistemet e brendshme.

Drejtori i KNP-së, Paul Abbott, thotë se nuk ia ka treguar punonjësit se fjalëkalimi i tij ndoshta çoi në shkatërrimin e kompanisë. “A do të doje ta dije nëse ishe ti?”, pyet ai.

Lexo edhe:

Nuk është Jared Kushner! Gjigandët e Katarit do të ndërtojnë resortin luksoz të Zvërnecit

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

“Organizatat duhet të marrin masa për të siguruar sistemet e tyre,” thotë Richard Horne, CEO i Qendrës Kombëtare për Siguri Kibernetike (NCSC) në Britani, e cila merret çdo ditë me sulme ransomëare nga banda ndërkombëtare.

Një gabim i vetëm, pasoja katastrofale

Në vitin 2023, KNP operonte me 500 kamionë, shumica nën markën Knights of Old. Kompania deklaron se kishte një sistem IT-je sipas standardeve të industrisë dhe sigurim kundër sulmeve kibernetike.

Por grupi kriminal Akira arriti të futej në sistem. Punonjësit nuk mund të hynin më në të dhënat e nevojshme për funksionimin e përditshëm. Hakerët kërkuan pagesë për të kthyer të dhënat, por nuk dhanë një shumë të caktuar. Një kompani ndërmjetëse e specializuar në negociata vlerësoi se shuma mund të arrinte deri në 5 milionë paund.

KNP nuk kishte mundësi të paguante dhe, përfundimisht, të gjitha të dhënat u humbën dhe kompania falimentoi.

Kështu, mjafton një fjalëkalim i dobët dhe një neglizhencë e vogël për të rrënuar një kompani shekullore. Ekspertët në Britani ngrenë alarmin se vetëm masa të forta sigurie dhe ndërgjegjësim i lartë mund të ndalin këtë valë sulmesh që po dëmton rëndë bizneset dhe qytetarët.

Etiketa: Fjalëkalimihakerai dobëtkompani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nuk është Jared Kushner! Gjigandët e Katarit do të ndërtojnë resortin luksoz të Zvërnecit

21:02 : 30/09/2025
BOTA

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

14:41 : 28/09/2025
AKTUALITET

Shoqëritë e sigurimit rrisin të ardhurat, por dëmet e paguara u ulën

19:36 : 27/09/2025
BOTA

Gara amerikane për litiumin, pse Trump e dëshiron aq shumë kompaninë kanadeze

10:13 : 26/09/2025
AKTUALITET

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15:52 : 15/09/2025
AKTUALITET

Shqipëria me sezonin turistik më të dobët të regjistruar që nga viti i pandemisë

12:53 : 07/09/2025
Para

Gjermania blen sisteme “Patriot” për Ukrainën, firmoset marrëveshja me SHBA-në

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 13 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 12/10/2025

Numërohen 70% të votave në Prishtinë, ngushtohet diferenca mes Ramës dhe Çekos

22:54 : 12/10/2025

Gaza si laborator: Teknologjia, politika dhe financat bashkë për një eksperiment global

22:32 : 12/10/2025

LDK shpall fitoren, Abdixhiku: Tre komuna të fituara në raund të parë, prijmë në 12 të tjera

22:16 : 12/10/2025

Dy telefonata në 48 orë, çfarë vendimi po marrin Zelensky dhe Trump

22:02 : 12/10/2025

G Bani tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Nuk më përfshinë në spotin publicitar!

21:48 : 12/10/2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kush po kryeson në komunat me shumicë serbe?

21:37 : 12/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com