• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pse Trump kërkon që të heqë përbërësin kryesor të Coca-Cola? Çfarë thonë nutricionistët

20:00 : 18/07/2025
në BOTA

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar nga kompania Coca-Cola që të heqë përdorimin e shurupit të misrit në recetën e pijes për tregun amerikan dhe të rikthehet tek formula origjinale me sheqe kallami, duke e cilësuar atë më të shëndetshëm. Por a është vërtet kështu? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, gazeta Il Gusto intervistoi Domenicantonio Galatà, biolog dhe nutricionist, kryetar i Shoqatës Italiane të Nutricionistëve në Kuzhinë (AINC).

Çfarë është shurupi i misrit dhe si ndikon në kaloritë e ushqimit?

Shurupi i misrit është një ëmbëlsues që përbëhet nga një përzierje glukoze dhe fruktoze, së bashku me ujë, me përqindje të ndryshme të përbërësve (zakonisht rreth 90% fruktozë). Ai ka pak më pak kalori se sheqeri i zakonshëm, rreth 4 kalori për gram, për shkak të përzierjes me ujë. Megjithatë, është më i ëmbël, me një fuqi ëmbëlsuese 1.5 herë më të madhe sesa sakaroza, prandaj përdoret në sasi më të vogla. Përveç aspektit kalorik, shurupi i misrit ka avantazhe teknike në përpunimin e ushqimeve, pasi ndihmon që disa brume të mbeten të lagura dhe të mos myken.

Çfarë është sheqeri i kallamit dhe si ndikon në trupin tonë?

Sheqeri i kallamit në fakt është kryesisht sakarozë, që është përzierje 50% glukozë dhe 50% fruktozë. Nga ana kimike dhe metabolike, ai është identik me sheqerin e bardhë të rafinuar. Kaloritë janë përafërsisht 4 për gram. Në krahasim, shurupi i misrit ka më shumë fruktozë, deri në 90%. Disa studime sugjerojnë se fruktoza nxit më shumë prodhimin e yndyrnave në mëlçi dhe mund të ndikojë në shfaqjen e problemeve metabolike.

Lexo edhe:

“Thikë me dy presa”/ Pse do dështojë plani i Trump për Iranin?

Administrata Trump shtrëngon rregullat e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj

A janë të vërteta shqetësimet për shëndetin që lidhen me shurupin e misrit?

Robert F. Kennedy Jr., sekretar për Shëndetësinë dhe udhëheqës i lëvizjes “Make America Healthy Again”, ka shprehur shqetësime se shurupi i misrit mund të shkaktojë obezitet dhe diabet tek fëmijët. Studimet kanë lidhur konsumin e tepruar të pijeve me shurup misri me rritje të rrezikut për këto sëmundje. Por ekspertët nënvijëzojnë se problemi nuk është vetëm një përbërës i vetëm, por konsumi i përgjithshëm i sheqernave dhe mënyra e jetesës.

Fruktoza në shurup nuk është e njëjta me atë që gjendet në frutat natyrale, ku shoqërohet me fibra, antioksidantë dhe përbërës të tjerë që kufizojnë efektet negative. Fruktoza në shurupet e përpunuara ka tendencë të nxisë procese inflamatore që lidhen me sëmundje të ndryshme kronike dhe plakjen e parakohshme.

A është kallami i sheqerit më i shëndetshëm se shurupi i misrit, siç pretendon Trump?

Nga ana kalorike, ndryshimi është minimal. Kallami i sheqerit ka një raport më të balancuar të glukozës dhe fruktozës, ndërsa shurupi i misrit ka më shumë fruktozë, që në sasi të mëdha mund të ketë efekte negative metabolike. Por të dy janë sheqerna të thjeshtë që duhet konsumuar me moderim. Ndryshimi i përbërësve mund të përmirësojë pak profilin metabolik të pijes, por nuk e bën atë domosdoshmërisht më të shëndetshme.

A ka alternativa më të shëndetshme për ëmbëlsuesit?

Ekzistojnë ëmbëlsues natyralë dhe artificialë si eritritoli, maltitoli dhe stevia, të cilët konsiderohen të sigurt në doza të përshtatshme. Megjithatë, përdorimi i tepruar mund të ketë efekte të padëshiruara, siç ndodh me çdo lloj ushqimi apo shtese. Rëndësi ka balanca dhe moderimi.

Sa sheqer duhet të konsumojmë?

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që sheqeri të mos kalojë 10% të kalorive ditore, me një ideal prej 5%, që për një të rritur mesatar është rreth 25-50 gramë në ditë. Një kanaçe Cola përmban rreth 35-40 gramë sheqer, që është një sasi e madhe në një moment të vetëm.

Si e vlerësoni nismën e Trump?

Trump po përpiqet të kapë valën e lëvizjes “Make America Healthy Again” duke promovuar një imazh më “patriotik” të Coca-Cola-s dhe duke u përfshirë në debatet për produktet shumë të përpunuara. Por kjo është më shumë një strategji politike dhe marketingu, sesa një propozim serioz për edukim ushqimor. Në stilin tipik të tij, ai ka arritur të tërheqë vëmendje dhe të nxisë diskutime.

Etiketa: Coca-Coladonald trumppërbërësin kryesorTrump

Lajme të lidhura

BOTA

“Thikë me dy presa”/ Pse do dështojë plani i Trump për Iranin?

19:58 : 16/07/2026
BOTA

Administrata Trump shtrëngon rregullat e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj

17:47 : 16/07/2026
BOTA

Trump heq dorë nga taksa për transportin detar: Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç Iranit

17:37 : 14/07/2026
BOTA

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026
BOTA

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026
BOTA

Nga Donald Trump te Giorgia Meloni, publikohet “lista e hakmarrjes” në Iran

21:06 : 12/07/2026
Para

WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus

TË GJITHA

Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore/ Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?

21:15 : 16/07/2026

‘Diploma pa të ardhme’, studentët hedhin kapelet në shesh në shenjë proteste

21:08 : 16/07/2026

Masakër mjedisore në Sevran të Skraparit, firma rrafshon pyllin pa damkosur pemët

20:57 : 16/07/2026

I riu në protestën e 47-të me orë simbolike kundër premtimeve të pambajtura

20:43 : 16/07/2026

“Kreu i një organizate kriminale”/ Aktivistja thirrje SPAK dhe GJKKO: Hetoni Ramën!

20:35 : 16/07/2026

Pamjet e sherrit në Poliklinikën e Shkodrës, 18-vjeçari nxjerr thikën dhe plagos 32-vjeçarin

20:27 : 16/07/2026

“Smart City”/ Hita: Filozofi e re për Policinë e Shtetit!

20:12 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetBetsmovejojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş