• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kina: Agjentët e inteligjencës së huaj po na vjedhin mineralet e rralla

16:03 : 18/07/2025
në BOTA

Ministria e Sigurisë së Kinës ka hedhur alarmin për përpjekjet e agjencive të huaja të inteligjencës, të cilat sipas saj po përpiqen të bashkëpunojnë me kriminelë vendas për të vjedhur produkte të lidhura me mineralet e tokave të rralla kineze.

Në një postim në kanalin zyrtar WeChat, ministria shkruan se këto veprime përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare.

“Disa vende, që nuk kanë kapacitet për prodhimin dhe rafinimin e metaleve të rralla, prej kohësh kanë grumbulluar këto burime nëpërmjet kanaleve dhe mjeteve të ndryshme për të siguruar furnizimin e brendshëm,” thuhet në postim.

Ministria jep disa shembuj të tentativave të supozuara për vjedhje, duke përmendur praktika si etiketimi i gabuar i metaleve të rralla për t’i prezantuar si jo kineze para eksportimit të tyre, falsifikimin e emrave të produkteve, dërgimin e ngarkesave të vogla me shërbime ekspres dhe ndryshimin e rrugëve të transportit.

Sipas ministrisë, agjentët e huaj kanë tentuar të fshehin materialet edhe brenda manekinëve plastikë ose shisheve të ujit. Ndërkohë sipas autoriteteve janë ndërmarrë veprime ligjore për të bllokuar këto rrjedha të paligjshme.

Lexo edhe:

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

Mineralet e tokave të rralla kanë qenë një pikë kyçe në negociatat për tarifat doganore mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, pasi SHBA-ja është e varur nga furnizimet kineze për një gamë të gjerë produktesh.

Kina kontrollon rreth 90% të prodhimit botëror të magnetëve nga tokat e rralla, të cilat janë thelbësore për sektorë si ai automobilistik, aeronautik, semikonduktorët dhe pajisjet ushtarake.

Në prill, qeveria kineze vendosi të rrisë kontrollet mbi eksportet në përgjigje të tarifave të vendosura nga administrata Trump ndaj produkteve kineze.

Pas disa raundeve të bisedimeve me amerikanët në Gjenevë dhe Londër, Kina “ka përshpejtuar procesin e rishikimit të kërkesave për licenca eksporti për produktet që lidhen me tokat e rralla,” sipas Ministrisë së Tregtisë kineze.

Eksportet kanë rifilluar dhe të dhënat doganore tregojnë një rritje prej 80% në eksportet e këtyre produkteve krahasuar me nivelet më të ulëta të pesë viteve të fundit, të regjistruara në maj.

Çështja e tokave të rralla ka tensionuar gjithashtu marrëdhëniet e Kinës me Bashkimin Evropian, i cili gjithashtu varet nga eksportet kineze për këtë kategori produktesh. Ky temë do të jetë kryesore në takimin që pritet të zhvillohet më 24 dhe 25 korrik në Pekin midis përfaqësuesve të Kinës dhe Bashkimit Evropian.

Etiketa: kinamineralespiune

Lajme të lidhura

BOTA

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025
BOTA

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025
BOTA

Reuters: Kina pezullon blerjen e naftës ruse pas sanksioneve amerikane

16:43 : 23/10/2025
BOTA

Sanksionet ndaj Rusisë/ Kina kritikon BE-në: Dialogu, mënyra e vetme për të dalë nga lufta në Ukrainë

10:17 : 23/10/2025
BOTA

Kina kalon SHBA-në si partneri kryesor tregtar i Gjermanisë

14:31 : 22/10/2025
BOTA

Ekonomia e Kinës ngadalësohet në nivelin më të ulët të vitit

14:51 : 20/10/2025
Para

Rama: Do krijojmë Ministri për Inteligjncën Artificiale! Kryeministri me IA do punojë, ne bëjmë muhabet

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com