• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E mbajti të fshehtë/ Zyrtares së KPP i vjedhin 200 mijë euro në banesë dhe i marrin peng vëllain

16:06 : 16/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Një ngjarje e bujshme e regjistruar rreth 4-5 vite më parë në fshatin Dorëz të Librazhdit është zbuluar rastësisht nga përgjimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Bëhet fjalë për vjedhjen e 200 mijë eurove në një banesë dhe marrjen peng të një personi nga autorët, me qëllim që familjarët e tij të mos njoftonin Policinë.

Kjo ngjarje është zbuluar gjatë përgjimeve të dosjes ku po hetohet kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, i cili është marrë i pandehur për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Pre e grabitjes ka rënë familja e zyrtares së KPP-së Lindita Skeja, e cila po ashtu është marrë e pandehur për çështjn e Myzyrit, si anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Gjatë përgjimeve, rezulton se Lindita Skeja bisedon me familjarët e saj për vjedhjen e 200 mijë eurove në banesën e tyre. Po ashtu, ajo shfaqet e shqetësuar edhe për pengmarrjen e vëllait të saj nga grabitësit e maskuar, të cilët u larguan së bashku me paratë dhe me familjarin në mënyrë që të mos njoftonin Policinë.

Lexo edhe:

Lista me emra/ Njeriu i Ulsi Manjës në krye të KPP, Balluku kap institucionin

Zjarr në një banesë në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Duket se kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë si nga ana e familjes Skeja, e cila ra pre e grabitjes, po ashtu edhe nga Policia.

Top Channel raporton se SPAK i është drejtuar me një shkresë Policisë lokale të Elbasanit dhe asaj të Librazhdit, ku i kërkon informacion nëse ka patur denoncim nga qytetarët për grabitjen në fjalë apo jo.

Organi i akuzës ka ngritur dyshimin mbi burimin e parave të grabitura, teksa në dëshminë e dhënë për SPAK, zyrtarja e KPP-së ka deklaruar se paratë ishin të dërguara nga të afërmit që jetojnë në Greqi.

Burime për mediat thanë se hetimet për grabitjen e 200 mijë eurove janë ndarë në një procedim penaë më vete, teksa për dosjen e parë, e cila po hetohet nga prokurori Elvin Gokaj, janë marrë të pandehur 11 persona që dyshohen se shkelën barazinë në tendera.

DENONCIMI I BERISHËS

Pavarësisht se kjo ngjarje u zbulua nga SPAK, ajo është denoncuar 4 vite më parë edhe nga kreu i PD-së, Sali Berisha. Në një postim në rrjetet sociale më 30 Maj të vitit 2021, Berisha denonconte vjedhjen e miliona paundësh në familjen Skeja nga një bandë e armatosur me uniformë Policie.

Berisha e konsideronte familjen Skeja si miq të Taulant Ballës, teksa si autorë të grabitjes akuzonte të penduarin aktual të SPAK-ut, Nuredin Dumanin dhe kreun e një prej bandave të Elbasanit, Suel Çelën.

“Breaking News!

Supergrabitje dhe pengmarrje ne Librazhd!

Qytetari dixhital drnoncon:

Bande e armatosur dhe me untiforme policie e drejtuar nga Suel Çela grabit ne nje familje miliona paund.

Ajo merr peng nje anetar te familjes se grabitur.

Narkopolicia mban te fshehur ngjarjen.

Lexoni mesazhin e tij! sb

Pershendetje doktor! Mora nje informacion, te konfirmuar ne 2 burime. Ne Librazhd eshte bere nje supergrabitje e frikshme duke u gdhire e shtuna. Jane grabitur miliona pound tek miqte e Taulant Balles me mbiemer Skeja. Ajo qe e ben te frikshme grabitjen nuk eshte vetem shume jashtezakonisht e madhe e patëve te grabitura, por menyra e grabitjes. Banda grabitese jo vetem ka qene e armatosur, por ka qene e veshur me uniforme policie dhe ka perdorur pajisje policie. Sipas informacioneve shume te besueshme grabitja eshte kryer nga banda e Rinasit ne bashkepunim me mikun tjeter te Taulant Balles, kreun e bandes se Elbasanit, Suel Çela. Ne krye te operacionit per grabitjen e miliona pounds ishte krimineli gjoja ne kerkim Nuredin Dumani. Ajo qe e ben edhe me te rende gjendjen eshte se policia nen urdhrat e Suel Çeles e ka fshehur kete ngjarje, ku per te kryer grabitjen me uniforme policie, banda ka rrembyer nje person te familjes Skeja. Me te tille logjistike dhe mbeshtetje nga shteti, banda eshte cenim per sigurine kombetare, pasi me veshjen dhe pajisjet e policise, ata mund te rrembejne kedo dhe kurdo.” – shkruante Berisha në atë kohë.

Etiketa: 200 mije eurobaneseGrabitjekppLindita Skejapengvellainzyrtare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lista me emra/ Njeriu i Ulsi Manjës në krye të KPP, Balluku kap institucionin

16:44 : 11/07/2026
AKTUALITET

Zjarr në një banesë në Korçë, ndërron jetë i moshuari

16:15 : 11/07/2026
AKTUALITET

SPAK indicie për përfshirjen e anëtarëve të KPP/ Meksi: Përgjimet kanë kapur pazarin

15:50 : 09/07/2026
AKTUALITET

3 zyrtarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në Qafë-Thanë, nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri

18:29 : 08/07/2026
BOTA

Grabitje në Francë/ Vidhen bizhuteri me vlerë deri në 4 milionë euro nga Muzeu Lalique

09:32 : 06/07/2026
AKTUALITET

Grabitën një çift të huaj nën kërcënimin e armës, arrestohet 16-vjeçari! Në kërkim bashkëpunëtori

14:28 : 03/07/2026
Para

U "shpartallua" në turin e parë të Champions, Egnatia sonte mëson rivalin e Ligës së Konferencës

TË GJITHA

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026

“Retorikë e papranueshme”, BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

14:18 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş