• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Si ka mundësi që në të gjithë këtë fushatë abuzive nuk u ngrit qoftë edhe një zyrtar i vetëm, që të thoshte se nuk pranonte urdhrin dhe se nuk e jepte dorëheqjen? Si ulën që të gjithë kokat si hajdutë apo të paaftë dhe pranuan të largohen me bisht në shalë?

14:34 : 16/07/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Kundërshtimi i një zyrtari që askush nuk ia kishte dëgjuar më parë emrin, deri ditën që u bë lajm kombëtar sepse kishte kundërshtuar kryeministrin, është një indicie domëthënëse për të shpjeguar fortunën që ka përfshirë pushtetin lokal.

Mediat e raportuan me një kuriozitet të madh dhe habi të pafshehur faktin se kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, nuk do ti bindej direktivës së Edi Ramës për të shkarkuar të gjithë vartësit dhe drejtorët e vet. “Fraza e tij e thjeshtë: “I kam të rinj nuk mund ti heq”, u raportua me peshën dhe solemnitetin e një sakrilegji.

Pse kemi arritur deri në këtë pikë, ku edhe një qëndrim i thjeshtë e normal fiton me shpejtësi përmasat e një evenimeti mbarëkombëtar?

Lexo edhe:

“Nëse të kafshon qeni, a kthehesh ta kafshosh?”/ Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës: E di hallin që ka!

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

Për ti’u përgjigjur kësaj pyetjeje duhet kuptuar më parë se ç’po ndodh me mësymjen e shefit të qeverisë kundrejt pushtetit lokal.

Njëra hipotezë është politike. Kuptohet që Edi Rama ka nevojë për një shock tronditës. Dalldia për të kapur çdo votë i dha atij në 11 maj një shumicë të cilësuar duke e rënduar edhe më peshën cfilistëse të një pushteti 12 vjeçar. Po ti shtosh kësaj dhe faktin se ai kontrollon mbi 90% të bashkive (56 nga 61 gjithsej), kjo e rrit shumë peshën e përgjegjësisë dhe akumulimin e zemërimit popullor në një pikë të vetme.

Çdo lider që jeton me makthin e një pushteti të gjatë e di mirë se e vetmja mënyrë për të fituar kohë dhe për të shfryrë tensionet, është kanalizimi i pakënaqësisë dhe lodhjes nga një gjendje që nuk ndryshon tek prodhmi i kokave të përhershme të turkut. Qytetari që sheh mbirjen e barit mbi varrezat e Elbasanit, mungesën e ujit në qytetet bregdetare apo tymin e djegjes së plehrave mbi gjirin e Vlorës, ndonëse e di se këto nuk do të zgjidhen me një shkop magjik, gjen një ngushëllim sado të vogël duke parë se ata që i kërkuan votën pak javë më parë gjithësesi po marrin një ndëshkim. Rama është i ndërgjegjshëm për këtë. Prandaj lideri që pretendon se hyri në politikë prpara tre dekadash për të rrëzuar diktaturën, tani, që po e rikthen Shqipërinë nën thundrën njëpartiake, ka nevojë të huazojë doktrinën e paraardhësve për qarkullimin e kuadrove dhe luftën kundër burokracisë. Kjo valë që fryu në Shqipërinë e viteve ’60-’70 si një importim nga revolucioni kulturor maoist, po ringjallet nën regjimin e ri. Jo më kot Timoneri i madh thoshte: “Kuadrot nuk duhet të ngulen si rrënjë në një vend, përndryshe kalben”.  Pikërisht kjo po ndodh me drejtorët, nënpunësit e bashkive dhe shefat e njësive administrative.

Hipoteza tjetër lidhet me aferat. Të gjithë e dinë se kjo valë spastrimesh nisi nga Vlora me stuhinë e papritur që shefi i madh ndërmori kundër kryebashkiakut Ermal Dredha. Por, pak kush i ka dëgjuar ato burime që pretendojnë se kjo valë zemërimi nuk kishte të bënte aspak me mbarëvajtjen e punëve të qytetit. Këta të fundit pretendojnë se mëkati i vetëm i Dredhës ishte se nuk kishte pranuar të hidhte firmën për një pazar që ai lart kishte mbyllur me një oligark në fushën e energjisë.

Ngaqë çështja kishte probleme dhe mund të përfundonte para drejtësisë, Dredhës iu propozua ta zgjidhte përmes një nisme të Këshillit Bashkiak, ngjashëm siç pati bërë Veliaj për inceneratorin e Tiranës. Por ky i fundit i bindur se shefi, pasi mbaron punë të shtet, madje të akuzon dhe për dardhat dhe kumbllat që ke ngrënë pas shpinës së tij, pati frikë ti hynte këtij deti në këmbë. Ai nguroi ta hidhte këtë hap. Dhe ky qe çmimi i linçimit të tij publik dhe degjenerimit që pësoi përpara vartësve të vet. Ndoshta ngaqë frika që e çoi kryebashkiakun e Vlorës drejt mosbindjes nuk duhej kthyer në precedent, Rama vendosi ti rezervojë të gjithë të ngjashmëve të tij, pak a shumë të njëjtin fat.

Natyrisht që hipotezat për arsyet e nisjes së një raprezaljeje të tillë mund të jenë shumë më të gjëra sesa këto të dyja që u përmendën më lart. Nëse askush nuk mund të japë një shpjegim logjik dhe koherent, se pse duhet larguar një administrator në Pukë për arsyen se nuk pastrohet plazhi në Ishëm; se pse duhet detyruar me dorëheqje një drejtor në Lezhë ngaqë janë zënë trotuaret në Durrës, apo pse duhet ta paguaj një nënpunës i Shkodrës, për barin mbi varret e Elbasanit, gjithkush është i lirë të mendojë çfarë të dojë. Ama një gjë është e qartë për të gjithë: Ky është një dënim kolektiv, një vendim arbitrar i një njeriu të vetëm që tregon shpërfilljen më të paskrupullt ndaj ndarjes së pushteteve dhe shtetit të së drejtës.

Këtu mbërrijmë tek një pikë tjetër e rëndësishme. Si ka mundësi që në të gjithë këtë fushatë abuzive nuk u ngrit qoftë edhe një zyrtar i vetëm, që të thoshte se nuk pranonte urdhrin dhe se nuk e jepte dorëheqjen? Në ç’pikë kemi mbërritur që të gjithë ulën kokat si hajdutë apo të paaftë dhe pranuan të largohen me bisht në shalë?

Cilat do të kenë qenë shtysat që e nxitën fshesën e Ramës një gjë është e pa kundërshtueshme, se kjo valë e re është një dëshmi më shumë për sistemin autokratik që është instaluar. Dhe këtu merr përgjigje edhe pyetja e ngrtitur në fillim se përse shkaktoi aq bujë një frazë e mefshtë e kryebashkiakut, deri dje anonim, të Konispolit./Lapsi.al

Etiketa: doreheqjetEdi Ramaqeveria Rama|Bashkite

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nëse të kafshon qeni, a kthehesh ta kafshosh?”/ Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës: E di hallin që ka!

15:04 : 24/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

13:00 : 24/06/2026
AKTUALITET

Shau protestuesit, PDE kritika Ramës: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë

12:39 : 24/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:33 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Shqipëria si pronë private e Edi Ramës”/ Zhupa: Beton, privilegje dhe territore të dhuruara

12:05 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026
Para

Kultivuan 137 bimë narkotike, arrestohen 2 vëllezërit në Tepelenë

TË GJITHA

Aksident në aksin Fier–Seman, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

15:15 : 24/06/2026

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

15:08 : 24/06/2026

“Nëse të kafshon qeni, a kthehesh ta kafshosh?”/ Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës: E di hallin që ka!

15:04 : 24/06/2026

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

14:46 : 24/06/2026

Rinis gjyqi për Ilir Metën, avokati: Kërkojmë që Rama, Balla dhe Ruçi të thirren si dëshmitarë

14:36 : 24/06/2026

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

14:22 : 24/06/2026

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş